Qeveria shqiptare nënshkroi kontratën me Bankën Europiane të Investimeve, që siguron financimin për Bypass-in e Vlorës, një nyje lidhëse në korridorin Veri-Jug dhe ndër segment rrugore më të rëndësishëm për Vlorën, që përmes një rruge panoramike bën devijimin e lëvizjes nga qyteti përgjatë vijës bregdetare. Kontrata financiare me vlerë 18 milionë Euro u nënshkrua në Sallën e hartave në kryeministri, nga ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe zv.Presidenti i BEI, Dario Scannapieco. Në një ceremoni ku ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama dhe Ministrat e Transportit Edmond Haxhinasto, Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe i Energjetikës Damian Gjiknuri. Kontrata me BEI-n është pjesë e bashkëfinancimit të projektit, sëbashku me BERZH-in dhe BE-në përmes fondeve IPA, me vlerë totale financimi prej 53 milionë Euro. Projekti i Bypass-it synon të rrisë sigurinë e lëvizjes dhe të lehtësojë qarkullimin drejt bregut, veçanërisht në muajt e verës, kur numri i automjeteve shumëfishohet, duke e orientuar trafikun jashtë qytetit të Vlorës. Ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe zv.Presidenti i BEI Scannapieco dhanë detaje të projektit dhe të kontratës.
“Nënshkrimi i Marrëveshjes së financimit të Bypass-it të Vlorës është një besueshmëri tjetër në seriozitetin e projekteve publike të qeverisë shqiptare dhe në përpjekjet e saj për modernizimin e infrastrukturës kombëtare dhe integrimin rajonal. Bashkëpunimi me Bankën Europiane për Investime është një partneritet tashmë i konsoliduar dhe i padiskutueshëm në rrugën tonë drejt integrimit europian. Projekti i ndërtimit të Bypass-it të Vlorës është një ndër projektet prioritare të qeverisë, në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim. Objektivi i tij është rritja e shpejtësisë në lëvizje, çlirimi i trafikut, është rritja e komoditeti dhe e sigurisë në rrugë dhe në lëvizje, si dhe përmirësim i situatës ambientale në qytetin e Vlorës. Realizimi i këtij projekti si nyje lidhëse në korridorin veri-jug është tepër i rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë jugore, zhvillimin industrial, për turizmin dhe me impakt në bujqësi, për transportin e prodhimeve bujqësore. Fizibiliteti ekonomik i këtij projekti është i lartë në të gjithë skenarët e ekzaminuar. Kosto totale e parashikuar e projektit është afërsisht 53 milionë euro, pa përfshirë TVSH-në, studimin e fizibilitetit apo studimin e detajuar, si dhe supervizionin. Përveç Bankës Europiane për Investime bashkëfinancues janë edhe BERZH-i, gjithashtu është edhe BE me fonde falas nga IPA 2011, si edhe qeveria shqiptare. Termat e financimit të kredisë së ofruar nga Banka Europiane për Investim janë; Shuma është 18 milionë euro; koha e maturimit është 25 vjet, duke përfshirë edhe 6 vite pa pagesë principali; norma e interesit është e tregut, në momentin e disbursimit. Projekti parashikohet të përfundojë në mars të vitit 2017″.
Zëvendëspresidenti i BEI:
“Një kontratë që do të kontribuojë më tej, për zhvillimin e infrastrukturës rrugore dhe një kontratë që do ta çlirojë qytetin e Vlorës nga trafiku i rëndë, në veçanti në muajt e verës. Zoti ministër, ju na keni shpjeguar se çfarë është projekti, pra, që kemi të bëjmë me 29 kilometra rrugë të reja, të cilat në fakt do të japin një akses më të lehtë dhe më të sigurt në rrugën bregdetare të Jugut të Shqipërisë. Po ashtu, këto rrugë do ta kalojnë trafikun larg qytetit apo qendrës së Vlorës.
Por, përveç këtij projekti, më lejoni t’ju them se ndjehemi shumë të kënaqur, pas takimit që patëm përpara pak minutash, në të cilin ne vendosëm që të gjitha këto projekte, të cilat ne financojmë dhe kemi biseduar, t’i vëmë në një kuadër të qëndrueshëm. Dhe, po ashtu, në mënyrë që të fuqizojmë më tej bashkëpunimin mes Bankës Europiane të Investimeve dhe Qeverisë shqiptare. Ne besojmë se është thelbësore që ne të vazhdojmë të mbështesim rritjen ekonomike të Shqipërisë, në mënyrë që të njihet akoma më tej roli i saj jo vetëm në pjesën detare të Adriatikut dhe Jonit, por në të gjithë rajonin në përgjithësi dhe që vendi juaj të jetë epiqendra e këtyre projekteve që do të ndodhin në të gjithë rajonin.
Ky është një moment i rëndësishëm për të luftuar papunësisë, por edhe për të restauruar rritjen ekonomike. Në këtë moment, ne besojmë që duhet vazhduar që të punohet përsa i përket konkurrueshmërisë, por edhe investimeve jo vetëm në rajon, por natyrisht edhe në Shqipëri.
BEI natyrisht që është një bankë, por përveç kësaj është edhe një institucion i Bashkimit Europian, i cili është themeluar me Traktatin e Romës. Dhe kur na pyesin se çfarë është tamam BEI, është një bankë zhvillimore, unë them nuk është vetëm aq, është më shumë sesa aq, është një bankë që promovon integrimin. Unë mendoj se pikërisht kjo fjalë, fjala integrim është fjala duhur për Shqipërinë, në mënyrë që Shqipëria të përfshihet e të ketë rolin e saj shumë të rëndësishëm në këtë rajon makroekonomik”.
po mbaroni njehere bypassin e Fierit qe ka 20 vite qe flitet, eshte firmosur nja 20 here dhe nuk eshte hedh nje meter asfalt…
Parate e alukuara nga BE per bypassin e fierit i ka vjedhe PD keto te vlores duhet ti vjedhin keta tjeret duhet me hape per me vjedhe
bravo.. pune te mira
ç’PUNE TE MIRA O I URUAR….18 MILIONE JANE PER TE KRUAJTUR DHEMBET.KUR MENDON QE RRUGA E KOMBIT KUSHTOJ 1 MILIARD…..
Bravo !Shqiperia do te behet nje perle e vertete !!!
Turizmi eshte e vetmja shprese e burimet tona financiare .
Ore se mos fillon edhe ky tashi edhe mendon vetem per jugun dhe ne vecanti Vloren, duhet te shohe gjithe Shqiperine: http://goo.gl/q8sdVg
Bypassi pa tunelin qe kalon ne rreze te Llogarse dhe del ne Palase nuk ka vlere fare
Bypassi nuk eshte per Vloren aq i nevojeshem se sa eshte per njerezit qe kalojne nga Vlora dhe shkojne ne zonen e bregdetit deri ne Sarande ….
Mirpo nqs nuk behet tuneli ne Llogara ,bypassi nuk ndihmon fare
Ndersa nqs behet tyneli ne Llogara , atehere shkurtohet jashtezakonisht shume ruga per udhetaret qe shkojne ne gjithe zonen e bregdetit deri ne Sarande ….
Qeveria duhet te shikoje mundesine e financimit te nje Tuneli ne Llogara
se kjo do jete shpetim per gjithe zonen e Bregedtit dhe laberine dhe do ritet ne menyre te jashtezkonshme turizmi ne ate zone , por edhe qarkullimi i shpejte i njerezve dhe mallrave…..
Ndaj Bypassi pa Tunelin ne Llogara qe del ne Palase nuk ka asnje lloj vlere fare
Rajmond vlonjati,ke shume te drejte,jam me mendimin tend.
Edi Rama do bente mire te perfundonte rruget rreth e qark alpeve te Shqiperise,rrugen Shishtavec-Kukes rreth 50km,Lushnje-Berat-Corovode,tunelin ne Karaburun,Qukes-Qafplloce,Shengjin-Ulqin me ure mbi Bune e perfundimin e rrugeve te lena rrugeve.
Rruge te tjera te rendesishme jane edhe Elbasan-Kucove-Memaliaj-Kardhiq-Sarande,Memaliaj-Kelcyre-Permet-Tre Urat-Leskovik-Erseke-Korce.