Qeveria miraton dietat për ekipet e Formace të Armatosura që shërbejnë në Afganistan, Bosnje, Kosovë. Në bazë të vendimeve të miratuara dieta për ditët e qëndrimit të ekipit këshillues ushtarak të FA në operacionin ushtarak “ISAF” në Afganistan është 12 mijë lekë në ditë, përveç pagës mujore.
Ndërkohë për pjesëmarrësit në misionet ‘EUFOR’ në kuadër të operacionit ushtarak ‘ALTHEA’ në Bosnje Hercegovinë, dieta për ditët e qëndrimit do të jetë 6 mijë lekë në ditë, përveç pagës mujore.
Pjesëtarët e FA-ve të përfshira në ekipin operacional të Aleancës të Komandës së Bashkuar të Kundërzbulimit në operacionin ushtarak ‘KFOR’ në Kosovë kanë një dietë ditore prej 8 mijë lekë, ndërsa ushtarakët e përfshirë në operacionin ushtaral ISAF në Kandahar, Afganistan, kanë një dietë ditore 12 mijë lekë.
Ushtarakët e përfshirë në operacionin ndërkombëtar KFOR në Kosovë, sipas vendimit të Qeverisë, kanë një dietë ditore prej 4 mijë lekësh.
Ndërsa pjesëmarrësit në operacionet ushtarake në shtabe të ndryshme në Afganistan kanë një dietë ditore prej 9 mijë lekësh.
12 mije leket te reja? po mire e paskan ia vlen te ikesh nja 3 vjet andej http://goo.gl/zzh5op
kta e meritojne ne fakt se bojne pune te rrezikshme, kush e di sa i kane dietat ata te Anglise: http://goo.gl/r6L5v1
Po mire more, une nuk e kuptoj pse i diferencojne dhe u japin me shume ishsigurimsave ne Kosove me 8 mije leke kurse ne te ushtarakeve vetem 4 mije leke.
Me duhet te them se edhe kjo qeveri si ajo e meparshmja dhe te gjitha i kane rrenjet e thella ne sigurimin e shtetit dhe ne PPSH. Rrofte enveri
Tatimi per keta djem qe sakrifikojne jeten dhe familjen per te qene vendi yne dinjitoz ne aleancen e duhur, eshte 23%. Ministria Kodheli ne nje bashkebisedim me ata u tha se “Ju per para keni ardhur ketu”. Ky eshte perceptimi i pushtetarit shqiptar per ata qe sakrifikojne edhe jeten dhe ne mundohen te jene te barabarte moralisht ne nje aleance jetesore per kombin tone. Mendimi im eshte qe keta djem te mos tatohen. Parate qe marrin mbajne era gjak dhe kush me thote te kunderten le te shkoje e ta provoje sesi merren.
shum e vertete vella