Haxhinasto: Segmente të hekurudhës mund të jepen me koncesion

21 Qershor 2014, 15:54Ekonomia TEMA

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto inspekton bazën e shërbimit të mjeteve të lëvizshme në sektorin e hekurudhës shqiptare pranë plazhit në Durrës. Sipas tij, problemet e hasura janë të shumta, por po punohet për rigjenerimin e hekurudhës, ndërsa ka shtuar se po shihet mundësia që disa segmente hekurudhore të jepen me koncesion.
 
Haxhinasto tha se prioritet për zhvillimin e hekurudhës janë rikonstruksioni dhe ndërtimi i segmentit Tiranë-Rinas-Durrës, rivitalizimi i segmentit Durrës-Pogradec dhe Durrës-Bajzë me qëllim lidhjen me hekurudhën e Maqedonisë dhe Malit të Zi.
 
Ndërkohë ende nuk ka një datë të saktë se kur kryeqyteti do të ketë stacionin e tij hekurudhor. Vitin e kaluar Bashkia e Tiranës së bashku me qeverinë e mëparshme vendosën prishjen e stacionit hekurudhor të kryeqytetit me synim zgjerimin e bulevardit.
 
Pas inspektimit të bazës mekanike, ministri Haxhinasto ka vizituar edhe mjediset e shkollës së navigimit detar, e cila gjendet në hyrje të shëtitores “Taulantia” në qytetin e Durrësit. 

9 komente në “Haxhinasto: Segmente të hekurudhës mund të jepen me koncesion”

  1. mirel says:

    Pse nuk e jepni gjithe Shqiperine me koncesion o Haxhi Nasto

  2. Korcavizion says:

    z.Haxhinasto,ju mire beni qe doni te rindertoni hekurudhen por ajo eshte me e domosdoshme dhe me efikase ne zonat malore te Shqiperise, Korca,Pogradeci,Kukesi Peshkopia etj .
    Ne zonat fushore,segmentet rrugore per momentin jane te mjaftueshme.

    Gjithssi dhe komenti i sipershkruesit duket goxha interesant.Shiheni njehere si mundesi.:P

  3. thegreatness says:

    shume mire vetem dhenia me koncesion mund ta shpetoje Shqiperine nga kjo krize ku eshte futur: http://goo.gl/9VuUYr

  4. www says:

    Qe mos te kete Shqiperia nje hekurudhe te re gjate
    gjithe ketyre viteve ,eshte teper e pajustifikuar,
    Turp turp turp per mafiozet e ish qeverise.

  5. A says:

    Po i them ministrit te transportit dhe te infrastruktures, EDMOND HAXHINASTO, ne rradhe te pare ne kryeqytetin e shtetit dhe kombit shqiptar, TIRANE, duhet ndertuar urgjentisht afer njeri tjetrit, sa me afer qendres kryesore te ketij qyteti, sheshit “Skenderbej”, 2(dy) stacione, qe faktikisht TIRANA nuk i ka. Ne te gjithe evropen stacionet e udhetareve jane afer qendrave te banuara.E para, stacioni i trenit te udhetareve qe ishte dhe u prish nga debili dhe injoranti LULEZIM BASHA, qe nga shtatori i vitit 2013 nuk ekziston, duhet ndertuar urgjentisht me i bukur dhe me i rehatshem per te gjithe. Gjithashtu afer ketij stacioni treni duhet ndertuar edhe STACIONI QENDROR i AUTOBUZAVE ku te nisen automjetet e udhetareve per ne cdo cep te Shqiperise dhe per qytetet jashte shtetit.
    Duhet anulluar dhe mos te kete asnje ekuivok ne lidhje me linjen e e tramvajt, sepse nuk e lejon sistemi urbanistik i TIRANES. Por duhet rinovuar linjat e shpejtesise se larte te trenave te linjave:
    1) Tirane – Aeroporti i Rinasit – Durres.
    2) Tirane – Aeroporti i Rinasit – Shkoder – Hani i Hotit.
    3) Tirane – Aeroporti i Rinasit – Milot – Prizren.
    5) Durres – Rrogozhine – Lin – Pogradec.
    6) Degezim Lin per ne Struge te Maqedonise.
    7) Durres – Rrogozhine – Fier – Vlore.
    Per fazene pare te rindertohet Stacionet e Trenit dhe te Autobuzave te Tiranes dhe treni i shpejtesise se larte Tirane – Aeroporti i Rinasit – Durres, ku eshte grumbulluar edhe shumica e popullsise e Shqiperise.
    Te tjerat jane brockulla.
    Mos bini pre e injorancave dhe sabotimeve te tipave si SALI BERISH SHPELLARI dhe LULEVENITJE BASHA QESHARAKU.Tung.

  6. aqif kopertoni says:

    Per komentuesin A.
    Per disa argumenta ke te drejte ndersa per disa te tjera jo.

    1) Trami nuk i duhet as Tiranes e as Shqiperise sepse eshte shume i shtrenjte dhe i vjeter si sistem.
    2) Per stacinin e trenit u be shume mire qe u prish, por nje mafioz si Basha qe e ka vendin ne burg, nuk mund te lejohet te luaj me Tiranen si i do qefi.
    3)Per 7 linjat e qe permend jam dakord qe te nderohen me shpejtesi te larte.
    4) Problemi eshte qe futja ne Tirane e trenit duhet te behet e nendheshme (tunel) dhe te vazhdoj pergjate bulevardit deri te korpusi qendror i UT ndoshta edhe me tej.
    5) Cdo 1 ose 2 km te behet stacion sepse keshtu u mundesohet njerezve te perdorin trenin.
    6) Treni ne Rinas duhet te jete i nendheshem. Pra zbret nga treni dhe hyn direct ne Terminal te Aeroportit.
    Ato para qe mendohet te perdoren per Tram 130 million USD, duke shtuar edhe te tjera, te perdoren per kete qellim.

    Vetem keshtu Tirana do te behet qytet funksional dhe do ti hiqet statusi i nje fshati te madh si nga Afganistani.

    1. Adriana Thano Rama says:

      @ a dhe aqif kopertonin

      Te ndertosh nje linje te Trenit te Shpejtesise se Larte do te thote te shpenzosh rreth 20 milion euro per çdo km linje (shpejtesia max. 300 km/hh).
      Kur beni hamendje te tilla mos fluturoni me presh ne vend te bishtit, se enderrat shpesh jane te bukura vetem kur flini.
      Kjo eshte afersisht kostua e linjave te T.SH.L. te ndertuara ne Itali.
      Ne France kushtojne me pak sepse jane me te thjeshtuara si sisteme.
      Edhe Algjeria po nderton rreth 1000 km linja te T.SH.L. (shpejtesia max. 180km/hh) dhe kostua arrin mbi 7 milion euro per km.
      A kemi kete luks ne situaten qe gjendemi te ndermarrim nje aventure te tille ?

  7. Rodrigo says:

    Bota nuk ka trena nen kalim ,por jane te tipit tramvaje
    te shpejte dhe qe pershkron qytetin ,por jane teper
    te kushtueshem ,per shqioerine nuk behet fjale fare.
    Treni per ne va bene .

  8. DRTN74 says:

    MOS E SHANI KOT HAXHINASTON .E KA DERGUAR MONIKA PER TE KONTROLLUAR SA SKRAP MUND TE NXIRRET NGA HEKURUDHAT.RRACE E NDYRE HAJDUTESH.NUK U DOLI FLORIRI QE VODHEN KUR ISHTE ILIRI KRYEMINISTER.JO FLORIRI I KRRABES.AI I USHTRISE QE ISHTE I PA REGJISTRUAR DHE DO PERDOREJ NE KOHE LUFTE NGA SHTABI I PERGJITHSHEM.BAZA E SHTABIT NE BOGOVE-COROVODE-SKRAPAR.I JATI ILIRIT OFICER..KOICIDENCE???!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje