Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto ka vizituar Qendrën Profesionale të Trajnimit të Detarëve ne qytetin e Durrësit.
“Kjo qendër profesionale e trajnimit të detarëve është ngritur sipas të gjitha kërkesave të Konventave Ndërkombëtare të Detit dhe eshte e paisur me të gjitha metodat e certifikuara ndërkombëtarisht për të përgatitur detarët e rinj,” tha ministri Haxhinasto gjatë vizitës.
Qendra ka shërbyer edhe për të krijuar një mundësi reale për kursantët, për detarët e rinj për t’u punësuar.
Deri më sot janë punësuar rreth 200 detarë pranë operatorëve të ndryshëm ndërkombëtarë dhe kërkesa për ta vazhdon të jetë në rritje.
“Me drejtuesit e kësaj qendre kemi folur për punësimin e 1000 vetëve brenda këtij viti,” tha ai.
“Sigurisht kjo qendër ka një rrugë të gjatë për të bërë pasi vetë tregu i shërbimeve detare në Shqipëri duhet të rritet dhe të zgjerohet sipas të gjithë cilësive dhe standardeve që kërkon sot tregu i shërbimeve detare,” shtoi ministri.
“Jam i bindur që kjo qendër do të shërbejë për përgatitjen e detarëve me të gjithë kualifikimet e nevojshme dhe për industrinë e re që po ngrihet në Shqipëri që është industria e detit, e cila e përsëris ka një rrugë të gjatë për të bërë. Shpreh vlerësimin maksimal për gjithçka që është realizuar këtu, për cilësinë e lartë të instruktorëve, të pajisjeve të cilat nuk kanë asnjë gjë më pak se sa ato të partnerëve të tjerë si në Itali, apo në Francë etj. Kjo qendër do të vazhdojë të kontribuojë në ngritjen e industrisë shqiptare të detit, por edhe të trajnojë detarë, të cilët dëshirojnë të punojnë pranë kompanive apo shërbimeve detare të vendeve europiane apo në vende të tjera të botës,” përfundoi Haxhinasto.
Qendra ben trainime, nuk ka lidhje me punesimet. Propagande idiote.
O Edmond gomari per detaret ishte akademia e detarise. Po si koqe gomari qe je nuk di te thuash gje tjeter me te mire.
Zambi,
Lezoje me vemendje lajmin dhe do ta kuptosh se, te trajnuarit nga kjo qender kane mundesi per tu punesuar ne tregun e kesaj industrie.