Foreign Policy/ Shqipëria në vend të 53 për thithjen e investimeve të huaja

25 Qershor 2014, 17:29Ekonomia TEMA

Revista e njohur amerikane Foreign Policy ka publikuar për të dytin vit radhazi Indeksin Bazë të Rentabilitetit, “Ku të investosh në botë”, Edicioni 2014. Në këtë publikim të “Foreign Policy” për mundësitë e tërheqjes së investimeve të huaja  Shqipëria është ngjitur me 18 vende, duke u renditur në vendin e 53-të për vitin 2014, nga vendi i 71-te që ishte në vitin 2013.

Raporti i Foreign Policy bazohet në tetë faktorë, për të parashikuar atë se çfarë investitorët e huaj presin në vendet ku duan të investojnë. Këto faktorë janë rritja ekonomike, stabiliteti financiar, siguria fizike, korrupsioni, varësia nga qeveria, bashkëpunimi mes partnerëve lokalë, kontrolli mbi kapitalin dhe kursi i këmbimit.

Sipas rankimit të Foreign Policy, Shqipëria zë vendin e 53-të në botë, nga 112 vende në total. Në këtë renditje vihet re se Shqipëria qëndron përpara Serbisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Kroacisë.

Në raport theksohet se, “edhe njëherë Indeksi Bazë i Rentabilitetit sugjeron se jo çdo vend me rritje të shpejtë ekonomike është një vend i synuar për investimet e huaja, pasi shumë faktorë të tjerë përcaktojnë se sa shumë kjo rritje do të transformohet në kthimin e parave mbrapsht në vend, faktorë që nuk janë përfshirë të gjithë në Indeks. “Por ai ende përmban shumë më tepër informacion se një parashikim i thjeshtë i rritjes Ekonomike”, thuhet në raportin e Foreign Policy.

3 komente në “Foreign Policy/ Shqipëria në vend të 53 për thithjen e investimeve të huaja”

  1. Spiridoni says:

    Shans nuk ka para kroacis me siguri i kan falsifikue te dhenat edhe keta si sali berisha.

    Kroacia vetem ne turizem gjdo vite thithe disa miliarda euro pa permende industrine e fuqishme qe ka kroacia.

    1. or Taj says:

      Lali, lexoje dhe kuptoje ate qe lexon. Mos lexo dhe komento per gjera qe skane lidhje me ate qe lexon.
      Renditja behet per Indeksin per investimet e huaja.
      Me nje fjale ku ta leverdis te investosh ne bote. Me nje fjal ku eshte me mire me e hedh dollarin po te jesh investitor.
      po qe se lexon dot anglisht shikoje artikulln ne kete link:

      http://www.foreignpolicy.com/articles/2014/05/29/where_to_invest_around_the_world_2014_edition_bpi

  2. faleminderit BE says:

    shume mire sa me shume investime te huaja aq me shume njerez futen ne pune…http://goo.gl/FSmqqS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje