Cani: Referencat nuk hiqen plotësisht, edhe bizneset janë kundër

23 Qershor 2014, 18:02Ekonomia TEMA

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani deklaroi se çmimet e referencës në dogana nuk mund të hiqen plotësisht, pasi edhe vetë bizneset më korrekte janë kundër një mase të tillë.

“Ka biznese që iu takojnë juve, që duan të hiqen, por ka biznese të tjera që nuk duan t’i heqin”, sqaroi Cani.

Por duke iu përgjigjur interesit të deputetëve në Komisionin e Ekonomisë, kreu i Financave tha se përdorimi i tyre do të ulet ndjeshëm me kodin e ri doganor.

“Do të harxhojmë 5 metoda, që fillojnë me atë që është fatura dhe në fund me çmimin e referencës. Duke qenë kështu, pesha në praktikë do të jetë në ulje, madje edhe drastike, por në kohën e vetë. Do të vijë në mënyrë graduale baza e vlerësimit në çmimet e referencës në doganat shqiptare”, deklaroi Cani.

“Unë mendoj se ka shumë punë për të bërë për çmimet e referencës pasi është një shqetësim konkret për biznesin dhe një nga premtimet më të bujshme që kemi bërë në fushatë. Biznesi për çmimin e referencës paguan TVSH në doganë dhe tarifa të tjera, që rrisin çmimin”, deklaroi deputeti i PS, Ervin Koçi.

Kodi i ri doganor lehtëson qarkullimin e mallrave dhe proçedurat doganore të biznesit. Sipas ministrit të Financave, drafti do të hyjë në fuqi në një janar të vitit të ardhshëm dhe është mirëpritur nga sipërmarrësit./TCH

3 komente në “Cani: Referencat nuk hiqen plotësisht, edhe bizneset janë kundër”

  1. zambi says:

    Cmimet reference duhen pasi ne kine nuk eshte problem te marresh fatura me vlera fiktive. Problemi eshte se, ne varesi te biznesmenit, per te njejtin mall perdoren cmime reference te ndryshme.
    Kjo duhet te rregullohet

  2. rebeli pro rus says:

    ajo cfare ju duhet te beni eshte te hiqni informalitetin , pastaj tjerat rreguhllohen…http://goo.gl/5020Xz

  3. Gimi says:

    O shoku Shkelqim, po ti je per ekonomine e Enver Hoxhes nuk je per ekonomine e tregut. Apo ke ate shokun Spiro, sekserin qe t’i gadit punet?!
    Ju jeni turpi i rilindjes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje