Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, ka inspektuar punimet në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Zeza në Orikum.
“Kjo eshte një vepër shumë të rëndësishme,jo vetem për zonene Orikumit por per gjithë pjesën e bregut, siç është projekti i furnizimit me ujë, i kanalizimeve të ujrave të zeza dhe trajtimit të tyre. Ky projekt është bashkëfinancim i Bankën Islamike për Zhvillim dhe Qeverisë shqiptare në vlerën prej rreth 16 milionë USD”, tha Haxhinasto gjate inspektimit.
“Ёshtë një projekt shumë i rëndësishëm, me një impakt në zonë për shërbimet që i ofrohen zones se Orikumit dhe fshatrave përreth si Dukatit, Tragjasit dhe Radhimës. Gjithashtu projekti ka një impakt të jashtëzakonshëm për shërbimet ndaj industrisë turistike duke qënë se jemi në një nga zonat me potencialin më të lartë turistik që ka vendi”, shtoi ai
“Realizimi i këtyre veprave tashmë përbën një prioritet të shpallur të qeverisë në gjithë zonën bregdetare. Aktualisht, ndërsa flasim janë duke u realizuar projekte me vlerë mbi 150 milionë euro dhe kështu do të vazhdoj me këtë ritëm e intensitet me qëllim që të realizojmë objektivat tona për një shërbim sa më cilësor në furnizimin me ujë, por edhe ne trajtimin e ujrave te zeza fillimisht në zonën perëndimore turistike, duke u shtrire me pas ne gjithë pjesën tjetër të vendit”, tha Haxhinasto.
Duke iu përgjigjur pyetjes se 1.8 milion euro janë të investuar në impiantin e trajtimit të ujrave të zeza të qytetit të Vlorës, qw është inaguruar tre herë nga qeveria Berisha, por nuk është vënë akoma në funksion, Haxhinasto tha:
“Ne do të riparojmë një përqasje të gabuar për veprat, pasi për ne nuk është i rëndësishëm vetëm investimi në ndërtimin e impianteve, për ne është i rëndësishëm shërbimi, investim i kryer në momentin që ai fillon të realizojë shërbimin dhe shërbimi do të thotë që këtu të mos ketë më ujëra të zeza që derdhen në det, pasi ato duhet të shkojnë në impiant, ndersa impjanti duhet të funksionojë, të ketë qëndrueshmërinë e tij, që do të thotë të jetë shërbim cilësor që ofrohet për të gjithë sistemin e ujësjellës kanalizimeve”.
Nëse ka ndonjë plan konkret për ta vënë në efiçencë, Haxhinasto tha:
“Po, sigurisht që ka plan për këtë, është projekti prej 20 milion euro, edhe ky projekt këtu do të ketë një fazë tjetër të dytë, i cili ka të bëjë me sistemin mbledhës dhe atë të shpërndarjes, një projekt të cilin ne do ta realizojmë sa më shpejtë, menjëherë sapo të përfundojë ky projekt që po inspektojmë sot”.
me ne fund po behet pune dhe ne keto zona
O mafioze, mire mpianti i ujrave te zeza, por rruga qe do shkaterroje tokat bujqesore e kullotat e Tragjasit cileve hajdute u duhet, juve apo italianeve, se Tragjasit nuk i duhet fare, apo doni tia zhvasni tokat sic e kini zakon. I pagofshi hilete me kokat tuaja!