Qeveria ka dërguar në Parlament një draft, i cili krijon bazën ligjore për të dhënë me koncesion te privatët mirëmbajtjen e autostradave dhe rrugëve më të rëndësishme kombëtare përmes pagesës.
Në relacionin shoqërues, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, si nismëtare e projekligjit, sqaron se një masë e tillë është emergjente për shkak të gjendjes së papërshtatshme, në të cilën ndodhen akset më kryesore të vendit.
Bëhet fjalë kryesisht për autostradat, të cilat janë amortizuar ose nuk kanë përfunduar plotësisht, dhe kanë nevojë për punime shtesë që, së bashku me mirëmbajtjen, kanë kosto jo të vogla për buxhetin.
Duke vlerësuar rreziqet e trafikut – sqaron relacioni – është e domosdoshme të ndërhyhet me procedura të menjëhershme, ku të parashikohet jo vetëm dhënia me koncesion e këtyre akseve, por edhe futja e shërbimeve të reja që i shërbejnë buxhetit, si vendosja e instalimeve për mbledhjen e tarifave nga automjetet.
Qëllimi i ligjit, siç shpjegohet në relacion, është që privatët të mos kenë vetëm mirëmbajtjen e rrugës, por edhe përmirësimin e tyre, duke i zgjeruar apo duke ndërtuar vepra shtesë si urat, në rastet kur kjo është e nevojshme.
Një nga akset e para, i cili mendohet se do të kalojë me koncesion te privatët, është rruga Durrës-Kukës. Vepra, e cila ka kushtuar mbi 1 miliard euro, përveç se e papërfunduar plotësisht, ka dhe kosto të larta mirëmbajtjeje që, sipas Ministrisë së Financave, shkojnë në rreth 10 milionë dollarë në vit.
Qeveria kërkon që këtë shërbim t’ia kalojë privatit, ndërkohë që një tjetër aks, që mund të bëhet me pagesë, është edhe ai Tiranë-Elbasan./TCH
Zgjidhje e mire si gjithe bota
Shume mire e beni se rruget e saliut jane cope cope..
Jo mor zotni se u bête te padurueshem, enthuziasmoheni per çdo marrezi te te ri -lindurve.
Me koncesion I jepen rruget atij qe I nderton qe te nxjerri parate e harxhuara jo dikujt tjeter, Po vazhdoni rrugen e Saliut sepse e kuptoni qe ai nuk ju kundershton dot. Do sajoni nje firme me nje te huaj(3% per te)dhe do na rrjepni ne.Plus qe duhet te kete rruge alternative me te njejten cilesi.
Gjithe bota e korruptuar, se kush i ka mendte ne koke, si Gjermania psh, i ka pa pagese autostradat!
Autostradat jane ndertuar me paret tona dhe nuk mund ti jepen dikujt qe te perfitoj nga kjo. Ai qe do te marr autostrade me koncesion duhet ta ndertoj vet jo ta marri nga ne. Dmth sipas qeverise ne kemi paguar me taksat tona rruget, paguajme borxhin e lene nga rruget dhe tani duhet te paguajme dhe taks per te ecur ne to??? Normalisht cdo autostrade ka nje garanci minimalisht 10 vjecare, ta riparojne me paret e xhepit te vet ata qe e kane bere keq heren e pare
u Pjerdheshit mu ne Autostrate qe kemi. as NenKalime as MbiKalime as Vizime dhe shenja Dalluse thjesht 1 rruge me asfalt si ne kohen Romake
Me nje fjale ndertimi stacioneve “tall post”, nje veper kjo e denje per nje parti ekstreme te djathte. As Berisha qe e mbante veten te djathte nuk e kish aplikuar nje gje te tille. A thuase taksa qe mblidhet nga makinat,cfare destinacioni ka? Ky model eshte kopja me e shemtuar e sistemit te fqinjeve greqise, ku, ndonse rruget ndertohen me parane e popullit, fitimet i kalojne disa kompanive private (me mbeshtetje politike).
Rilindje e zhvatesve te ketij vendi.
Ja mo kshu shkohet ne europe pago 50 lloj taksash per te njejtin sherbim sic i thon tamam autostrada per ne BE palo qeveri. Po rrisni njer ekonomin e popullit te thjesht mor ju dhj….sha ne kok pastaj te haj biznesi i madhe o politikan te flliqur.
Kjo eshte e pa drejte. E para ato rruge jane ndertuar me parate publike (te popullit). Koncesioni jepet kur ndertohenn me parate e vete koncesionarit dhe detyrimisht kur ka dhe rruge te tjera pa pagese per te njejtin destinacion.
Fatos Nano donte ta ndertonte rrugen e kombit me koncension dhe atehere do qe e drejte qe te paguaje per te kaluar dhe nuk do kishimm harxhuar 1,2 miliarde euro.
Shume mire ta bejne. Te mendohen mire maloket para se te zbresin ne Tirane.
O pis shtet po si do ti japesh veprat e ndertuara me fonde publike privatit qe gjoja do ti mirembaje. Po kur kane treguar shqiptaret se jane aq te zellshem ne permbushjen e detyrime kontraktore ne keto 24 vjet shkardhatokraci?? Nuk behet ai vend ndonjehere jo, tani jo vetem qe do te shtrenjtohet rruga per ne veri po edhe ata privatet qe do te kene shansin te kafshojne kete torte te re alla shqiptarshe do te bejne vetem zbukurime ne siperfaqe dhe jo punime te mirefillta mirembajtje. Dmth perfundimisht askush nuk do te arrestohet per koston e kesaj palo autostrade, hajde rilindje hajde, welcome to Albanistan.
shume dakort, por me ke flet!!! Me Haxhinasen!!!
Korrigjim: flet me Ahmetajn, qe ka model Greqine!
Rruget e vendit tone jane pergjithesisht jo te perfunduara, me hyrje dalje ne autostrade jo te pershtateshme,pa mbikalime e nenkalime,pa sinjalistike etj.etj.jane rruge qe duane fonde shtese per ti prure pak a shume ne parametra normal,sepse korrupsioni ka bere punen e tij, ato duan asistence nderkombetare per ti bere funksionale dhe eshte me mire qe te behen qofte edhe me pagese por te jene rruge te sigurta. Nje police rrugor psh. qe vjene nga fshatrat e nuk e ka haberine se si i ka bota rruget i duken rruget e shqiperise si rruge Europiane, ndersa nje tjeter qe vjene nga Europa i duken rruge qe praktikisht nuk duhen te vihen ne qarkullim,ose kush i ka vene ne qarkullim duhet te pergjigjet ligjerisht, sepse jane me rrezik. Rruget jane nje pasuri kombetare,ato duhet te perfundojne me te gjithe parametrat e nevojshem dhe te mirembahen, duke kaluar nga rruge elektorale ne rruge me standarte te plota te BE, boll kemi bere rruge sa per tu dukur e per te bredhur neper shqiperi me gershere ne dore si adoleshent per te bere inagurimin e tyre,bile disa here per te njejten rruge, pa asnje lloje standarti,por vetem per show.Ne duhet te bejme aq rruge sa na lejojne mundesit ekonomike,por rruge me standarte te plota, e me pergjegjesi ligjore per ata qe i ndertojne dhe ata qe japin lejen per shfrytezimin e tyre,dhe me sinjalistike te standartit Europian.
Na cate trapin me asistencen nderkombetare, deficenta!!!
Nuk mund te quhet lajm i mire ky. Kesaj i thone sipas popullit: “te nxjeresh dhjam nga pleshti”.. po shumica e popullsise ketu jeton nen nivelin mesatar si ka mundesi qe u vikerkan keto taksa ???? Ketu tek ne ka rruge nacionale …. Ende nuk jemi kompletuar me rruge nacionale, tangentciale dhe autostrada qe sipas shtresave social-ekonomike te perdoren dhe pa dyshim te kene taksa. …… mjere ky vend…. nuk u bekemi dot shtet ne o jo… nuk dime, nuk duam .. me hap breshke akoma…!
Jane te rinj ne pushtet rilindasit dhe duhen mbushur xhepat shpejte se ai djall Salush maloku ia prish mendjen shqipove dhe e kthejne ne pushtet pas 4 vitesh.Mire na e bejne, se jemi popull langaraqesh qe bejme tifozllek per partite.Une jam me PD .Une jam me PS.U shofshin e mos mbetete asnje.
Ky eshte budallalleku me i madh qe mund te behet. Privatit i intereson fitimi, jo investimet e renda.
Ne cdo vend ku autostradat jane private, populli e paguan. Ndersa shembulli me i mire kunder kesaj eshte sistemi Gjerman ku autostradat jane publike, dhe ne gjendje te mire.
Ok, sikur te jete vetem per kamionet e tonazhit te rende.
Edhe ne Europe te gjitha autostradat jane te ndertuara me fonde publike dhe te dhena me koncesion,por shteti garanton rruge relative pa pagese per te gjthe ata qe nuk duan te marrin autostraden.Pastaj kush do te kontrolloje zbatimin e kontrates tek ne,nga eksperiencat e 24 viteve e kemi pare si jane zatuar kontratat.
Po o Edi Rama shtoi hallkat e hajnis se pak keni vjedh e u bot milionera Turp nuk keni,e po ja shtoni peshen gomarit te ngordhur !Cfar gjith bota o ti fejzi pareliu kush te thot qe gjith bota ve “gjoba”neper ruget kombtare qe kan edhe kilometra dy trefish Shqiperie !Me siguri flet per grek hajdutin qe spo ju le as breket grekve se te nisesh per Kakavij nga Athina me shum pagu gjoba se benxin e ne kur na vje ne dor hajnia thyjm rekorde Nuk po ti them te gjith ato vende qe skan por Serbia ,Rumania Kroacia,Bosnja (po te permend vetem kto komshijt e spo shkoj Gjermani,Suedi etjetj! Ku qendron llogjika qe te paguash gjith jeten per rug qe mundet ti kesh ndertuar shum koh perpara !Si mundet ti lesh privatit te mjel pare e ti bej m…..detyrimeve sepse mos harojm qe cfar vjedhjesh spektakolare jan ber per ndertim e jo me per mirmbajtje! Vazhdo vlla vazhdo rripe kte milet te shkret qe ti shtosh te ardhurat “hajdutit te shpis” e ti shtosh hajdutet shqiptareve!”Prit prit se skeni pa gjo akoma” !!!!!
rruga e kombit u be shume e shtrenjte dhe u vodh nga Lul basha ,Lul Bashen e votojne maloket keshtu qe maloket le te paguajne.