Invalidët nisin të paguajnë për transportin urban, paralajmërohen protesta

1 Korrik 2014, 17:11Ekonomia TEMA

Duke filluar nga e marta, të gjithë invalidët e punës, që deri dje nuk paguanin për transportin urban, do paguajnë si gjithë qytetarët e tjerë biletën e autobusit.

Ky është vendimi i Shoqatës së Transportit, që ka hyrë në fuqi më 1 korrik.

Në lidhje me këtë vendim kanë reaguar invalidët, të cilët janë shprehur se kjo është shkelje e të drejtave të tyre, që ua ka paracaktuar ligji.

Ata shprehen se Bashkia e Tiranës duhet të ndërhyjë urgjent për ta zgjidhur këtë situatë.

Sipas dispozitave ligjore, e drejta e invalidëve të punës për udhëtimin falas në mjetet e komunikacionit qytetas privat është e përcaktuar me ligj edhe në dokumentacionin licencues dhe certifikues të shoqërive të transportit.

Invalidët nga ana e tyre kanë thënë se në rast mosndërhyrje nga ana e Bashkisë, do ngrihen ne protesta.

Nga ana tjetër MMSR, me anë të ministrit Erion Veliaj, më 27 maj të këtij viti iu drejtua kryebashkiakut Lulzim Basha me një letër ku mes të gjithash thuhej se: “Duhet të respektohen dispozitat ligjore dhe se MMSR do të vazhdojë monitorimin e kësaj çështjeje në vazhdimësi dhe do të procedojë me të gjitha mjetet ligjore në dispozicion, në rast se do të konstatohen shkelje të legjislacionit në fuqi, pjesë e fushës së saj të përgjegjësisë”. 

18 komente në “Invalidët nisin të paguajnë për transportin urban, paralajmërohen protesta”

  1. Urani says:

    Turp i BAshes.. Kurre s’qe per qytetaret..

    Bravo Veliaj, vepro tani ?

    1. Muca says:

      Kam besim tek MMSR se si ne cdo rast do veproje me se miri.

      Kjo eshte e papranueshme e Basha eshte duke u marre me asgje si ngahera.. Perfundimisht eshte i marre fund

      1. eleni says:

        Turpi BAshkise .. Uroj me zemer qe MMSR ta zgjidhi ashtu si rastet me Romet, sepse bashkia eshte e marre fund me gjithe BAshen

        1. Agroni says:

          Kjo eshet mizore.. Eshte e turpshme se si bashkia lejon te tilla gjera duke shkelur ligjin..

          Une kam besim tek MMSR qe do zbatoje ligjin e do e sjelli ne :”mend” bashen e shthurur

          1. Albi says:

            E shihni more se cfare Bashkie kemi? Ose me sakte a e shihni qe skemi fare kryetar bashkie?

            Ky eshte nje turp i PS-se dhe BAshes qe e tregojne hapur qe skane asnje interes per ti sherbyer qytetarit

            1. yllka says:

              Na mbetet vetem te besojme se Veliaj do beje dicka.. Sepse per bashen e dime cfare loloje eshte .. Ky eshte nje turp qe i behet popullit

              1. Aurora says:

                Nese Veliaj ka dale njehere per te thene qe sduhet te shkilet ligji, kam bindjen qe shume shpejt do dali ta denoje dhe ktheje mbrapsht kete menxyre

                1. tefta says:

                  Sa tuuuuuuuuuuuuuuuurp.. Edhe invalidet te paguajne.. Po ku eshte ajo e mallkuar bashki thuaj???????????

                  I lutemi Veliajt te Veproje

                  1. iliri says:

                    ASnje premtim ska mbajtur ky palaco as pesionistet as invalitet sduhet te paguajne.. MAskara kryetar bashkie

                    1. besi says:

                      i duhen lek se s’ka ku vjedh tani nuk i mjafton rroga.. Aq pis eshte sa me vjen ndot ti them emrin.. urojme ta zgjidhi veliaj situaten

  2. Franz Kafka says:

    bravo basha, tani duhet te paguajne dhe bebet

  3. Ladi says:

    Kjo bashki e drejtuar nga Basha eshte edhe me e turpshme se institucionet e drejtuara nga xhihadistet. Turp

  4. fatja says:

    “EDHE ME DHEMB,EDHE ME DJEG” kjo eshte llogjika e shqiptarit ne keto 23 vjet demokarci,duam te jemi si gjithe europa e bota,duam kapitalizmin,duam tregun e lire,duam,duam,duam,kerkojme,kerkojme,kerkojme,,,,,,,por as vete nuk dime c’kerkojme,,,kush jane invalidet? jane ata qe fundja bene punen e tyre,ashtu si une dhe ty,jane ata qe u paguan per ate pune si u pagova une dhe ti,jane ata qe fati (ose pagujdesia)e tyre i beri invalide….paguaj te te sherbejne,,,te gjithe ata mekanike,shofere,fatorino,duan te marrin rrogat,se kane edhe ata per te paguar …..sherbime falas vetem xhaxhi me ate komunizmin e tij te qelbur do na i bente,,,,,,keshtu ooo shqiptare mblidheni torovilen e harrojini invalited,heronjte e punes socialiste,veteranet e luftes,te gjithe keta bene punen dhe detyren e tyre ashtu si e beme ne te gjithe…PAGUAJ PER NJE JETE ME TE MIRE…KJO ESHTE EKONOMIA E TREGUT,KY ESHTE KAPITALIZMI!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  5. Gimi says:

    Me duket se ju qe shkruani keni harruar nje fakt qe politiken sociale e ben shtetl dhe smund tia faturoje ate te tjereve .ne rast se do te blesh nje buke normal qe do paguash dhe eshte ne deshiren e shtetit se cilat shtresa do te kompesoje.

  6. xheni says:

    Ne maj 2014 ka dale ligji per invalidet ku percaktohet se ata do te perfitojne udhetim falas duke marre parate nga institucionet pergjegjese, Ministria e punes duhet te paguaje Invalidet e punes,Min earsimit studentet etj.pra ne baze te ligjit Z.Velija duhet te paguaje ata te shkrete e jo te luaje ping pong duke perhapur mjegull duke thene Te zbatohet ligji.Sa per dijeni ky ligj eshte propozuar nga Min.e punes e zotit Velija.

  7. xheni says:

    komentuesve te mesiperm do te desha tu kujtoj se invalidet perfitojne falas edhe karrocat e tyre ,por si mendoni ju, ata shkojne ne dyqan dhe marrin karrocen qe u duhet?jo mor miq jo por shteti paguan karrocen e pastaj dergon invalidin qe ta terheqe.Zyrtaret e shtetit flasin falas me telefona celulare por paguan shteti se ndryshe kompania celulare i pret sinjalin.Qe te komentosh si shpetimtar te invalideve Z Velija do te thoja se je pak naiv ose nga mos njohja pranon te mireqene ,ate qe ai kerkon te fshehe duke ja hedhur fajin te tjereve.Eshte shume e thjeshte ,te miratoje V.K.M. dhe tu jape parate invalideve.Ka edhe me, sepse ka edhe nje kryetar te shoqates se invalideve qe shet kartonat 30.000 copa qe nuk do te kompesohen inv. por te njihen kartonat qe shet ai dhe qe ka shitur ketu e14 vjet.

  8. al says:

    EsJane disa kategori qe me ligj perfitojn transport falas te cilat kan kontribuar per kte shtet e shteti u detyrohet atyre. Prandaj shteti duhet te marr pergjegjsin qe i takon tu jape leket e transportit ketyre personave ose te kompesoj firmat e transportit. Nese se perballon faturen te ndryshoj ligjin e te mbaj ne kurriz koston morale e politike. Boll skena te papelqyeshme po shikojm ne autobuze. Po perplasen dy pale qe kane te drejte per faj te shtetit a bashkis kujt i takon.

  9. d says:

    Bravo Rilindjes, Vetem Rama i zgjidh punet e ketij mileti si duhet, te tjeret po tju jepej mundesia do jaa fusnin me shume keij populli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje