Qeveria miratoi procedurat për legalizimin e ndërtimeve pa leje, shtesave anësore apo në lartësi, të realizuara nga Hawai Alb sh.p.k, të cilat kryhen në favor të poseduesve të apartamenteve dhe ambienteve me funksion social – ekonomik. Vendimi përcakton se ndërtimet pa leje, shtesat anësore apo ndërtimet në lartësi, u nënshtrohen procedurave të legalizimit edhe nëse për to nuk është kryer procedura e vetëdeklarimit apo nuk është paraqitur kërkesa për legalizim sipas afateve të parashikuara në ligj.
Po kështu vendimi përcakton afatin kohor 2 mujor nga hyrja në fuqi e vendimit për evidentimin, hartimi dhe publikimin e listës së këtyre objekteve.
Listat e hartuara publikohen në faqen zyrtare të ALUIZNI-t dhe afishohen në godinën qendrore dhe atë lokale të ALUIZNI-t, pranë njësive përkatëse të qeverisjes vendore, si dhe në ambientet e objekteve që do t’i nënshtrohen procesit të legalizimit. Poseduesit e këtyre ndërtimeve njoftohen në adresën ku ato banojnë për të kryer procedurat e legalizimit.
Procedurat e legalizimit të ndërtimeve pa leje, shtesave anësore apo në lartësi, në tejkalim të projektit të miratuar, kryhen në dy faza; legalizimi dhe regjistrimi pranë ZVRPP-së i objektit bazë, së bashku me shtesat eventuale anësore dhe/ose në lartësi të kryer nga Hawai Alb sh.p.k., si dhe legalizimi i shtesës anësore dhe/ose në lartësi si ndërtim i bashkëngjitur ndaj objektit bazë, të kryera nga vetë subjektet poseduese.
Kur për të njëjtin apartament apo ambient me funksion social – ekonomik ka pretendime për posedimin nga dy apo më shumë persona, mosmarrëveshja zgjidhet nga gjykata. Në rast se çështja është në proces gjyqësor, procedurat e legalizimit për apartamentin ose ambientin me funksion social – ekonomik pezullohen, me paraqitjen e vërtetimit gjyqësor nga pala e interesuar apo me vendim gjyqësor të lejimit të masës së sigurimit.
Sipas vendimit, procedurat e legalizimit të ndërtimeve pa leje, shtesave anësore apo në lartësi, në tejkalim të projektit të miratuar, do të kryhen në dy faza:
a) Legalizimi dhe regjistrimi pranë ZVRPP-së i objektit bazë, së bashku me shtesat eventuale anësore dhe/ose në lartësi të kryera nga vetë shoqëria “Hawai-Alb”, sh.p.k.
b) Legalizimi i shtesës anësore dhe/ose në lartësi si ndërtim i bashkëngjitur ndaj objektit bazë, të kryera nga vetë subjektet poseduese.
Në vendim përcaktohen se “Objekt bazë” konsiderohet pjesa e objektit e parashikuar në projektin e miratuar në lejen e ndërtimit, pa shtesat e realizuara në tejkalim të tij.
Detyrimet financiare të lidhura me tarifën e shërbimit shlyhen nga poseduesit e ambienteve me funksion social – ekonomik, sipas paragrafit të fundit, të nenit 27, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, të ndryshuar. Vlerësimi i qëndrueshmërisë konstruktive për ndërtimet pa leje, shtesat anësore apo në lartësi, të ndërtuara nga shoqëria “Hawai-Alb”, sh.p.k., bëhet nga Instituti i Ndërtimit, pa pagesë, dhe i bashkëngjitet praktikës dokumentare të legalizimit.
Regjistrimi në ZRPP i objekteve bazë të subjektit “Hawai-Alb”, sh.p.k., kryhet në emër dhe për llogari të ALUIZNI-it dhe përjashtohet nga taksat dhe tarifat e shërbimit. Regjistrimi i njësive individuale, apartamenteve dhe ambienteve me funksion social – ekonomik, si dhe i pjesës takuese të bashkëpronësisë do të kryhet nga poseduesit e tyre me anë të lejes së legalizimit.
Subjekti “Hawai-Alb”, sh.p.k., ka detyrimin e pagesës së penaliteteve të parashikuara nga neni 43, i ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, të ndryshuar, të cilat do t’i njoftohen personit të ngarkuar me zbatimin e procedurave të likuidimit të shoqërisë tregtare, përfaqësuesit të saj, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes së Falimentit.
Kujdes kthesat.Lealizuan ndertimet e krimineleve me leke te vjedhura popullit,leke droge e trafiqesh dhe do penojne neve te pa strehet; e pa mundur.Nese ndodh kjo revolucioni fillon
Ajo cfare mund te thuhet me sigguri eshte qe asnjhere legalizimet nuk do behne falas , ishte nje mashtrim total…http://goo.gl/ygJ4X5
Po si eshte me mire,te paguaj 1 mije lek per meter e te kem certifikate,apo ta mbaj pa letra.keta jane per tu vleresuar se me saliun ashtu do kishim ngelur gjithe kohes
Mire bejne qe i legalizojne. Firma Hawai e arabit te Berishes, ndertoi sipas qejfit, me nje cilesi teper te dobet dhe pa kushtet minimale per t’u quajtur pallat banimi. Por arabi vdiq, ktheu kembet perpjete dhe la mijera apartemente e dyqane pa dokumentet perkatese. Dhe mijera shqiptare qe kane apartamente, dyqane apo garazhe nga kjo firme, kane kaq vite qe nuk po i hipotekojne dot. Nqs firma Hawai vazhdon te ekzistoje, ajo duhet te paguaje edhe demshperblim per klientet.
O Moisi Golemi, pallatet u ndertuan ne kohen kur ishte Edi Rama ne pushtet me Fatos Nanon.
Jo cdo gje qe ju del perpara eshte Sali berisha.
C’ne legalizohen me vkm te vecante ndertimet e nje kompanie?
Paska mik te forte ky pronari i Hawai-alb.
ka vdekur
o LAME O ALUIZEM LESHI PO PSE BENI LEGALIZZIME SELEKTIVE LIGJI ESHTE NJE LLOJ PER TE GJITHE PO SHTESAT E TJERA MIRE DO LEGALIZOHEN ME MIJRA PA LEJE PO PSE JO TE GJITHA PSE I I NONES E NJI I BABES O T GJITHA O ASNJE CFAR LESH LIGJESH JANE KETO SAIPAS QEJFIT MIKUT LEKUT O T PRISHEN TE GJITHA GJE QE NUK NDODH KURRE DHE MIRE SE TANI U BEN KETO LEKET E SHQIPTARVE JANE HIQ NAI QE E KAP NDONJE PROJEKT RRUGOR HEKURUDHOR ETJ DHE PER MUA TE LEGALIZOHEN TE GJITHA DERI NE VITEN 2013 QE LEJOHEJ TE BEJE SHTESA SE VET SHTETI I LA NE FUND TE FUNDIT TANI PO BENI LIGJE QE ASKUSH TE MOS BEJ ASGJE DOT ME PA UBANISTIK PA PLANIMETRI LEJE ETJ KETE BENI DHE PIKE