INSTAT: Inflacioni në qershor, 1.5 %

8 Korrik 2014, 13:50Ekonomia TEMA

Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin qershor 2014, arriti 116,5 %. Në muajin qershor 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,5 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,3 %.

Krahasuar me muajin qershor 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 8,2 %, pasuar nga grupi “pije alkoolike dhe duhan” me 6,9 %, “hotele, kafene dhe restorante” me 2,4 %,“ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,1 %, etj. Ndërsa ulja me e madhe e çmimeve vërehet në grupin “shëndeti” me 6,3 % pasuar nga grupi “veshje dhe këpucë” me 2,0 %, “komunikimi” me 1,3 %, etj.

Rritja vjetore në muajin qershor është ndikuar kryesisht nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,84 pikë përqindje. Në këtë grup çmimet e nëngrupit “fruta” janë rritur me 14,6 % dhe nëngrupit “zarzavate” me 12,4 %. Çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 6,2 %, pasuar nga nëngrupi “sheqer e ëmbëlsira” me 4,5 %, “kafe, çaj e kakao” me 3,1 %, “peshk” me 2,3 %, etj. Çmimet e grupit “mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me 0,4 pikë përqindje. Rritja e çmimeve të grupit “pije alkoolike dhe duhan” ka kontribuar me 0,25 pikë përqindje në ndryshimin vjetor. Krahasuar me një vit më parë çmimi i duhanit u rrit me 12,0 %. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me – 0,22 pikë përqind në ndryshimin vjetor. Grupi “veshje dhe këpucë” ka kontribuar me – 0,1 pikë përqindje.

Në muajin qershor 2014 ndryshimi mujor i indeksit është – 0,7 %. Ulja e çmimeve është ndikuar kryesisht nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike me – 0,52 pikë përqindje. Çmimet e zarzavateve u ulën me 8,6 % ndërsa çmimet e frutave u rriten me 1,7 %. Çmimet e grupit “shëndeti” ndikuan me – 0,04 pikë përqindje në ndryshimin mujor. Në këtë grup çmimet e medikamenteve u ulën me 1,7 %.

Çmimet e grupit ”qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë ndikuar me – 0,03 pikë përqindje në ndryshimin mujor. Çmimet e lëndës djegëse janë ulur me 0,6 % krahasuar me një muaj më parë.

4 komente në “INSTAT: Inflacioni në qershor, 1.5 %”

  1. herta says:

    Shyqyr u kthye dhe INSTAT ne institucion serioz e jo ne masakrim manipulimi shfrash sipas deshires se qeverise, te marrim vesh ca eshte realiteti.

    1. lini says:

      Ky instat i ka munguar prej kohesh shqiperis. Ishte kthyer ne nje palo intitucion qe smerrej vesh ca behej i conin shifrat me sms e rezultatet e studimeve kshuqe shyqyr qe ndryshuan e kemi nje institut statistikash si gjith te tjeret.

  2. plaku says:

    Me sa di une, nuk jam ekonomist, ulja e inflacjonit esthe nje gje shume e mire por nga ana tjeter ka problemin se nje ulje e inflacjonit do te thote se njerezit kane patur me pake leke ne xhep dhe kuptohet se nuk eshte gje e mire se ul kerkesen ne treg gje qe ul edhe oferten dhe pra ul edhe vendet e punes.
    Nuk pretendoj se ne per aresyetimin e mesiperm kam ploteisht te drejte m.q.s, siç thashe edhe me siper, nuk jam ekonomist.

    1. ed says:

      Mos u merakos, eshte tamam renie e fuqise blerese! 1,5% eshte baraz me asnje qarkullim leku ne treg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje