Ministria e Financave nxjer udhëzimin e ligjit për faljen e dënimeve administrative në formën e gjobave, të vëna në bazë të kontrolleve dhe verifikimeve tatimore të kryera për periudhën 1 mars deri më 31 gusht 2013.
Udhëzimi përcakton kompetencat konkrete të administratës tatimore për evidentimin e praktikave të tatimpaguesve që përfitojnë nga ky ligj, si dhe procedurat, dokumentacionin dhe rregullat për mënyrën e evidentimit të debitorëve që përfitojnë nga kjo falje dhe shuarjen e gjobave.
Ligji për faljen e gjobave është miratuar nga Parlamenti në muajin prill të këtij viti, por zbatimi i tij do te nis tani pas udhëzimit. Në total, sipas burimeve nga ministria e Financave, shifra e gjobave që falen është 3.3 miliardë, por falen edhe 500 milionë që janë paguar. Udhëzimi përcakton me detaje mënyrën se si do të procedohet me faljen e gjobave.
Falja e gjobave të vendosura gjatë periudhës zgjedhore ishte një angazhim elektoral i Partisë Socialiste, me argumentin se shumica e tyre kishin motiv politik dhe po përdoreshin si presion ndaj biznesit nga qeveria e kaluar. Qeveria e re, që erdhi në pushtet pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013 mori nismën për faljen e gjobave të vendosura nga administrata tatimore për periudhën nga 1 marsi 2013 deri më 31 gusht 2013, për të shmangur gjobat me karakter politik
bravo !
O TEMA….o zoti Mero. Jemi 40 e ca familje qe na u prishen shtepite qe i kishim me leje dhe tapi ,per te hapur hapsiren per Shetitoren e Vlores,qe te keneqen duke shetitur turistet dhe qytetaret.Bukur shume se progresi i pranon edhe keto. Eshte aprovuar edhe fondi nga kryeministria dhe prej tre muajsh dolen edhe emrat ne gazete me vleren e çdo shpronesimi.Shtepite iken ,ne ngelem jashte dhe leket nuk duken gjekundi. Po ju shkruaj se kam pare qe interesoheni aty ku ka padrejtesi ose ku ligjet nuk zbatohen si duhet.Na NDIHMONI. Se nuk duket normale qe po jepen leket e firmave qe jua kishte borxh Sala, po falen gjobat per ata qe kane LO STESO para. Kurse popullit te demtuar as e çan koken njeri. Edhe 1000 here….NA NDIHMONI.