Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, priti përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtare Shqiptare të Luginës se Preshevës, të kryesuar nga Galip Beqiri.
Në takim u diskutuan për mundesitë e bashkëpunimit në fushën e Transportit me qëllim nxitjen e zhvillimit ekonomik të këtij rajoni.
Gjatë takimit, ministrit Haxhinasto iu prezantuan disa problematika që hasin bizneset e shqiptarëve në Luginen e Preshevës në transportin e mallrave të eksportit nga Shqipëria.
Haxhinasto garantoi angazhimin e Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës për kapërcimin e pengesave jofizike të shfaqura gjatë transportit të mallrave mes dy vendeve dhe lehtësimin e mëtejshëm të shkëmbimeve tregtare dhe sociale mes dy vendeve, si dhe premtoi zgjidhje të shpejtë të problematikës.
Mund te na thote ndonje nga LUGINA se cfar u be me Premtimin e Kryeministrit E.RAMA dhe te kesaj Qeverie per nderimin e MATERNITETIT ne Lugine. flm
po ca materniteti mer,ramat me kompani po numerojne ditet me vjedh nai gjo