Rekord historik/ Bankat private pesëfishojnë fitimet

4 Korrik 2014, 18:54Ekonomia TEMA

Bankat private fituan rreth 50 milionë dollarë në 5 muajt e parë të vitit, mesatarisht 10 milionë dollarë në çdo muaj. Të dhënat e fundit zyrtare nga shoqata shqiptare e bankave tregojnë se krahasuar me një vit më parë, fitimet e sistemit bankar janë rritur me mbi 5 herë duke shënuar një rekord historik.

Shifrat tregojnë përmirësim të fortë në të gjithë treguesit që masin përfitueshmërinë e sistemit. Kthimi nga kapital, i cili mat fitimin e bankave në raport me paratë e investuara nga aksionerët e tyre, arriti 11.2 për qind në fund të pesëmujorit.

Kjo do të thotë se për çdo 100 lekë kapital të investuar në bankë aksionerët kanë marrë mbrapsht 11.2 lekë fitim për pesë muajt e parë. Një vit më parë shifra ishte 2.2 për qind.

Përmirësimi i fortë i treguesve vjen në një kohë kur aktiviteti kryesor që kryejnë bankat, ai i ndërmjetësimit financiar, është në tkurrje krahasuar me një vit më parë.

Prej disa muajsh depozitat në sistem kanë ngrirë, ndërsa kredia në fund të pesëmujorit ishte 1.7 për qind më e ulët se një vit më parë.

Ekspertët e Bankës së Shqipërisë thonë se pjesa kryesore e rritjes së fitimeve të gjeneruara nga bankat lidhet me rënien e fondeve që ato duhet të lënë mënjanë për të mbuluar kreditë e këqija.

Këto të fundit, prej disa muajsh kanë ndalur rritjen dhe janë stabilizuar në nivelin 24 për qind. Kjo i ka çliruar bankat nga detyrimi për të ngrirë fonde të reja shtesë në formën e provigjoneve për mbulimin e humbjeve që vijnë nga kreditë me probleme.

Por përtej kësaj, të dhënat tregojnë se 2014, vit i cili për ekonominë dhe qytetarët parashikohet sërish një vit i vështirë, duket se nuk do të jetë i tillë për sistemin financiar.

9 komente në “Rekord historik/ Bankat private pesëfishojnë fitimet”

    1. Artan says:

      Kjo tregon qe bankat po rrjepin shqiptaret. Kjo nuk eshte gje e mire. Shqiptaret e varfer jane kapur nga mafiozet qe u japin para me perqindje te larte interesi.

  1. sokol zadrima says:

    Sukses per te festuar nga te gjithe. Ekonomia ne krize dhe fitimet pesefishohen.

  2. Leket nuk jane si domatet , e u bene shume sivjete.
    Ato leke qe ka fituar banka i ka humbur , populli shqiptare . neper mjete interesave qe perdore banka
    RRuge tjeter nuk ka .

  3. Nje shqiptar says:

    Shkaku kryesor i krizave ekonomike periodike qe po trondisin sistemin e sotem kapitalist eshte ndarja e sistemit financiar bankar nga ekonomia reale. Neqoftese ekonomia nuk jep fitime te medha bankat nuk e kreditojne ate por mbyllin aktivitetin e tyre brenda tyre. Sistemi bankar i rrite fitimet ne çdo situate, pasi ka krijuar brenda tij ka nje “ekonomi fiktive boterore” ku qarkullon parate siç jane bursa, diferencat e vlerave ndermjet valutave, opcionet dhe bastet financiare. Parate e shqiptareve dalin vetem jashte dhe investohen nga bankat meme ne sistemin fiktiv financiar boteror. Nuk mund te presim qe keto banka te kreditojne ekonomine e vogel dhe me pak fitime shqiptare kur mund te fitojne shume me teper duke investuar ne prodhimet financiare. Ne kushtet e nje sistemi bankar te nivelit te dyte plotesisht te privatizuar, siç eshte krijuar tashme ne vendin tone, shtohen edhe fitimet nga diferenca qe ekziston, detyrimisht, ndermjet kreditimit nga banka qendrore dhe investimit ne bonot e thesarit. Me fjale te tjera bankat e nivelit te dyte marrin leke borxh nga banka qendrore e Shqiperise dhe po keto leke ia japin borxh Qeverise shqiptare , por me nje interes me te larte, permes blerjes se bonove te thesarit.

  4. elinor says:

    24% kredite e keqija dhe kthimi ne investim del 11.2%?!!

  5. DANI says:

    HAHAHA….PRALLA E RRADHES ……..BANKAT JANE NE KRIZE SI EDHE EKONOMIA !!

  6. plaku says:

    Bankat e nivelit te dyte po bejne ate qe po bejne te gjitha bankat ne bote. Ato ne vend qe te kreditojne ekonomine reale ato kreditojne shtetet perkatese. Kreditimi i ekonomise reale nuk behet si duhet sepse bankat nuk jane te sigurte per marrjen ne kohe te kesteve te kredive nga bisnesmenet dhe njerezit private, pra rritjen e kredive te keqia.
    Per keto aresye bankat e nivelit te dyte kreditojne qeverine duke blere bonot e thesarit te saja me norma interesi jo te keqia. Kjo dhe vetem kjo eshte baza e rritjes se fitimeve te bankave ne Shqiperi. Bankat blejne bono thesari sepse ato jane te sigurta ( sepse ka shume pak mundesi qe shteti qe emeton bonot e thesarit (ministria e financave ) te falimentoje).
    Ne fakt neve te gjithe si qytetare do te paguajme me taksat tona normat e interesit te ketyre bonove te thesarit qe blejne bankat. Pra, si gjithmone, taksapaguesit paguajne, shteti merr kredi dhe bankat fitojne.C’est la vie.

  7. VL. HAS says:

    Problemi me emergjent mendoj une qe ne duhet te dime se nga ky pesefishim i fitimeve te bankave private pjesa e madhe e popullsise qe eshte dhe votuesja me e madhe per RILINDJEN cfar ka fituar nga kjo ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje