Marrëveshja e huasë me BERZH, debate në Komisionin e Ekonomisë/ Cani: Kemi nevojë për asistencë

7 Korrik 2014, 12:19Ekonomia TEMA

Deputetët e pozitës dhe opozitës  debatuan në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave lidhur me p/ligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për huanë e parë të politikës së zhvillimit për financat publike.  I pranishëm në Komision Ministri i Financave Shkëlqim Cani tha se Shqipëria ka nevojë për asistencë dhe paratë e marra hua shkojnë në buxhet.

“Paratë e marra hua shkojnë në buxhet. Shqipëria ka nevojë për asistencë”, deklaroi Cani para deputetëve të komisionit.

Por deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu akuzoi ministrin Cani se po prish balancat e borxhit.

“Po prishni balancën e borxhi, pasi po merren hua për asistenca teknike dhe jo për investime. Keni shkatërruar Ministrinë e Financave”, iu drejtua  Shehu ministrit të Financave.  Deputeti demokrat në vijim shtoi se  gjithashtu Cani ka kaluar sigurimet tek Ministria e Mirëqënies Sociale, gjë që do të rrisë ndjeshëm defiçitin.

Qëllimi i akordimit të kësaj huaje është mbështetja e reformave për përmirësimin e qëndrueshmërisë fiskale të Shqipërisë nëpërmjet fuqizimit të menaxhimit të financave publike në trajtimin e detyrimeve të prapambetura, si dhe me anë të reformave në sektorin e taksave, pensioneve dhe energjisë me qëllim mbështetjen e stabilitetit makrofiskal. Politikat e mbështetura nga kjo hua pritet të kenë një ndikim pozitiv mbi rritjen ekonomike në periudhë afatmesme dhe afatgjatë. Në përgjithësi, reformat e mbështetura nëpërmjet saj do të kontribuojnë në arritjen e qëllimeve të reduktimit të varfërisë dhe të mirëqenies së përbashkët, duke siguruar një bazë për stabilitet makroekonomik dhe fiskal, i cili është një kusht i domosdoshëm për një model të qëndrueshëm të rritjes dhe, për

pasojë, për zvogëlimin e varfërisë, dhe mirëqenies së përbashkët. Po ashtu duke përmirësuar qëndrueshmërinë fiskale në mënyrë që përfitimet në uljen e varfërisë dhe arritjet në rritjen e mirëqenies së përbashkët të mbështeten në të ardhmen dhe të mos rëndojnë në mirëqenien e gjeneratave të ardhshme.

Reformat e propozuara pritet të përmirësojnë parashikueshmërinë e politikës fiskale, që kufizon rregullime fiskale ad hoc në kurriz të politikave dhe programeve sociale dhe zgjeron hapësirën fiskale për të fuqizuar programet sociale për të varfërit, të tilla si ndihma ekonomike.Shuma e huasë së akorduar nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim është 87,000,000 euro;

3 komente në “Marrëveshja e huasë me BERZH, debate në Komisionin e Ekonomisë/ Cani: Kemi nevojë për asistencë”

  1. zambi says:

    Per ata qe nuk e dine leket qe jepen per asistence teknike, jane leke te cilat faturohen si borxh i shtetit, por perdoren per te paguar punonjes te huaj te cilet na japin mend. Keta ekperte ne mase te madhe nxjerrin ndonje raport ku thuhet qe “kjo pune nuk shkon dhe duhet rregulluar” dmth na tregojne “qe rakia behet nga rrushi”.

    Dhe ne fakt puna gjithmone eshte bere nga specialistet shqiptare te administrates shteterore por leket i marrin keta expertet e huaj. Kjo dihet nga politikanet, por meqe jemi popull idiot, ju duhet per te argumentuar qe “kjo eshte nje pune e madhe dhe eshte bere nga expertet e huaj”.

    Turp qe akoma tallen me leket tona.

  2. Cen Cibuku says:

    Cfar eshte kjo. Merren borxh 87 milion euro per…..asistence teknike ??? A e dini se parate e ketyre “asistencave teknike” ne pjesen derrmuese shkojne ne xhepat e atyre qe i japin dhe te OJF-ve prone e Ministrave, Deputeteve dhe lloj lloj vemjesh te tjera qe krijojne mireqenien e tyre ekonomike me para donatoresh apo borxhe te shtetit qe merren si asistence teknike??

    Te pakten Saliu merrte borxhe per te ndertuar rruge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje