FOTOT/ Posta Shqiptare emeton pullën postare me logon e Kampionatit Botëror “Brazil 2014”

9 Korrik 2014, 18:11Ekonomia TEMA
FOTOT/ Posta Shqiptare emeton pullën postare me logon e Kampionatit

Posta Shqiptare ka emetuar pullën postare për vitin 2014 me tematikë Kampionatin Botëror të Futbollit Brazil 2014.

Pulla është e përbërë nga disa elementë, në përshtatje me kërkesat e FIFA-s, dhe i ndërthurur edhe nga ana kompozicionale e figurave të përdorura në bacetin e pullave.

Emisioni përbëhet nga një seri me 3 pamje dhe një bllok.

Autori i kompozimit të pullës është piktori Bertrand Shijaku. Vlera e serisë është 10 lekë, 50 lekë dhe 100 lekë, ndërsa vlera e bllokut është 140 lekë.

Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Ardit Çela, deklaroi: “Posta Shqiptare ka eskluzivitetin e emetimit dhe prodhimit të pullës postare shqiptare. Nëpërmjet pullës postare shqiptare pasqyrohen ngjarje të rëndësishme historike, kulturore, sportive, etj, të vendit tonë dhe ato ndërkombëtare. Një tematikë e veçantë në emisionet e çdo viti ka qenë edhe tematika e sporteve, tematikë e cila është edhe mjaft interesante për koleksionuesit e pullave postare brenda dhe jashtë vendit. Për vetë rëndësinë e këtij aktiviteti botëror sportiv, për vitin 2014 në emisionet e pullave postare është dhe emisioni me tematikë “Kampionati Botëror i futbollit Brazil 2014”.”

“Nga informacioni i marrë nga sporteli i shitjeve filatelike në zyrën qendrore Tiranë, ky emision ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të filatelistëve të cilët koleksionojnë pullat postare, por dhe të mjaft të rinjve sportdashës. Shitjet vazhdojnë, por ndërkohë ky emetim i ri është publikuar edhe në uebin e Postës Shqiptare. Sigurisht, edhe për filatelistët e huaj do të ketë kërkesa për këtë emision, për t’i shtuar koleksionit të tyre edhe emisionin e Kampionatit Botëror të emëtuar nga Posta Shqiptare”. 

3 komente në “FOTOT/ Posta Shqiptare emeton pullën postare me logon e Kampionatit Botëror “Brazil 2014””

  1. Sportdashesi says:

    Duam 7-1 HISTORIK te Gjermanise te keto Pulla!

  2. turgofagos says:

    pse tashi qe po mbaron e emeton posta kete pulle ? http://bit.do/posta-shqiptare-emeton-pullen-postare

  3. Kaon says:

    Gjeni nje fjale shqip o te uruar, ose te pakten nje te sakte greke, emeton domethene vjell ne greqisht. Posta shqiptare volli pullen, hahaha milet kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje