Legalizimet në pallatet Hawai/ Rama: T'i gëzoni shtëpitë pas 15 vitesh

9 Korrik 2014, 19:27Ekonomia TEMA

Kryeministri Edi Rama shpërndau çertifikatat e pronësisë për banorët e pallateve Hawai në zonën e Don Boskos në Tiranë, pak ditë pas miratimit të vendimit në mbledhjen e Qeverisë. Çertifikatat e pronësisë disa qindra familje kishin 15 vite që i prisnin, ndërsa dokumenti u shoqërua me togëfjalëshin “t’i gëzoni i shtëpitë tuaja”.

Një premtim i realizuar në më pak se 300 ditë qeverisje, ndërkohë që sipas kryeministrit në këto ditë janë legalizuar më shumë seç ka bërë ish-Qeveria Berisha në 8 vjet edhe pse, i kishin të gjitha mundësitë për t’iu dhënë titullin e pronësisë, por nuk e bënë.

“Një plagë e vjetër, që juve ju kutjohet më mire. Përpara 3 vjetësh Kryetari i Bashkisë së Tiranës, atëherë kandidat, iu premtoi se do ta shëronte sapo të hynte në zyrë dhe në fakt akuzoi Bashkinë e mëparshme që e kishte lënë këtë plagë të hapur dhe që 1200 familje që janë në godinat e quajtura të Haëait, por bashkë me to mijëra familje të tjera në 210 pallate të Tiranës, nuk arrijnë dot të kenë titullin e pronësisë, nuk marrin dot dokumentin në hipotekë që provon se shtëpia është e tyre. Kishin gjithçka që duheshin për t’i dhënë në dorë dokumentin e pronësisë familjeve të gjithë këtyre godinave duke i kthyer nga familje që kanë blerë shtëpitë po s’ia njeh kush në pronarë, dhe nuk e bënë. Dhe ne kemi ardhur sot sepse e bëmë në më pak se 300 ditë. Në më pak se 300 ditë realizuam më shumë legalizme seç kanë bërë ata në 8 vjet. Llogariteni se çfarë kanë bërë ata. Këto janë pallate pa leje ndërtimi, jo për fajin tuaj, janë pallate që janë shitur pa dokumente dhe janë pallate për të cilat ndërtuesi, investitori nuk ka shlyer asnjë detyrim ndaj shtetit”, tha Rama para banorëve të pallateve Hawai.

Rama ftoi banorët t’i drejtohen ALUZINI-it për të përmbyllur këtë proces brenda dy muajve, proces i cili nuk do tu kushtojë atyre asnjë lekë.

 “Do ju jap dokumentin e legalizimit dhe ju nuk do paguani asnjë kokërr leku. Ju keni dy muaj kohë për të bërë gjithë procedurat që janë të nevojshme për të cilat do t’iu asistojnë ALUIZN-i, ata që nuk i kanë bërë, se ka që i kanë bërë. Për ata që janë në emigrim, për ata që s’kanë asnjë letër, presim që çdo familje të interesohet pranë ALUIZN-it.  Do vijë ALUIZN-i pranë jush për të ndihmuar në plotësimin e të gjithë dokumenteve, s’do ketë përsëritje të historisë së shëmtuar që: ço dokument e humb dokumente, paguaj për të futur dokumente e paguaj për të nxjerrë e në fund fare të gjithë me gisht në gojë”, u shpreh Rama.

Dhënia e titullit të pronësisë këtyre banorëve, sipas Ramës, është dhe një mesazh për ata të cilët kanë votuar për Partinë Demokratike të nxitur nga ato që Rama i cilësoi si “dokrra”: “Mos i jepnin votën atyre se do ju kthejnë andej nga keni ardhur. “Ndërkohë ata ju lanë më keq se andej nga keni ardhur dhe ne ju dhamë pronësinë. Jemi në fillim të punës sonë duke iu bërë realitet atë ëndërr që prej vitesh e shikonit me sy hapur dhe s’u realizua kurrë. Ti gëzoni shtëpitë tuaja”, theksoi ai.

10 komente në “Legalizimet në pallatet Hawai/ Rama: T’i gëzoni shtëpitë pas 15 vitesh”

  1. anonim says:

    me shume ka kushtuar organizimi i kesaj ceremonie shperndarje sesa vete procesi i legalizimit. Por gjithshka per per propaganden apo jo?!

  2. Bashkia e pjerdhur says:

    Kur i morem ato shtepi ne vitin 2000,me kontrate noterie te rregullt dhe ne nje firm ndertimi te njohur nga pushteti,nuk na shkonte mendja se do mbeteshim 13-14 vjet pa tapi.Mos harro Rama se ishe ti kryetar bashkie qe i bllokove pallatet e firmes Hawwai.Ndersa Sala beri legalizime vetem per ata qe vodhen token dhe bene ndertime te paligjshme.Te gjithe qena jeni dhe ne hale do te veni.Rrace e mallkuar,mos pret te thome faleminderit se na mohuat te drejten per mbi 12 vjet?

  3. Tigri says:

    Po ne qe kemi tokat tona den baba den o shoku Kryeminister ,
    qe na iku jeta ne emigracion ,kur ke ndermend te flasesh dicka konkrete jo t’na i japesh ,sepse nuk duam gje nga ty ,sepse ti shoku berishkurves je ,por te pakten te flasesh njiher si kryminstri cdo vendi flet .
    Qe kta zaptusit 15-23 vjecar marrin pronesit ,token e dikujt tjeter dhe per pronaret e vertet ,te mos kujtohesh njiher zotrote ,kjo eshte hipokrizia e radhes. Ne do i marrim tokat tona o shkerdhata politikan ,
    me avokate europiane ,por perse duhet qe te paguajme shuma aq te medha o degjenrata ,qe i kemi fituar me gjake ktej nga jemi .Ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu mortja e shqiptareve jane politikanet shqiptare ,te gjithe jane kunder interesave te verteta te shqiptareve ,duke i sherbyer interesave te huaja .Plehra te ndyra

  4. Zambi says:

    Cfare te gezojne?
    Ta gezosh I thuhet kur I jep tapine ne dore Jo kur I thua ik e apliko te aluzini.
    Propagande idiote.

  5. Po pse mor Zambabie mos do qe ta japi pa bere aplikim mor trap,si thu ti qe une kam nje shtepi dhe ai tma japi ne vend tapin pa asnje njoji dokumenti ,por ti dhe ai me lart,Tigri prej letre keshtu ju ka mesuar baba Sali qe te shkruani e te shkruani se cfare nuk ka rendesi vetem ti bebi qejfin kriminelit Berishe

    1. zambi says:

      Kryeministri nuk del per cdo shkrese apo dokument qe miratohet ne shtet. Sipas kesaj teorise idiote tuaj, Kryeministri/Kryeministria i bie te dale ne media:

      -kur te miratohet VKM-Vendimi i Keshillit te Ministrave, sic doli njoftimi per media kur u miratua
      -Kur te publikohet VKM, tani qe Kryeministri takoi banoret
      -Kur te aplikohet te ALUZINI
      -Kur te merret ne shqyrtim aplikimi te ALUZINI
      -Kur te miratohet te ALUZINI
      -Kur te aplikohet te Hipoteka
      -Kur te dale Hipoteka

      Apo u mbaruan punet e s’kane me cfare te merren. Deri tani ishit te lodhur se Berisha priste shirita kur filonin punimet, aty nga mesi dhe ne fund- po te pakten dilte per rruge. Ky na del sa here miratohen VKM.

      Prederoj te jem idiot me mire se te jem i zgjuar sipas modelit tuaj.

  6. TARRASI says:

    Rroft Enveri .
    Shikoni te bijt si i shkojne pas.

  7. Luku says:

    TI PELIVAN KRYEMINISTER KE MARRE METODEN E SALIUT ME DUKET. BEN ZHURME P[ER NJE KALLI MISRI KUR DEPOT VIDHEN NGA ANA TJETER.
    MUND TI SPJEGOSH PAK POPULLIT SHQIPTAR PERSE BANKERS NUK DERDH NRE ARKEN E SHTETIT DETYRIMET (RENTEN) QE KA ME LIGJ DHE E SHKRUAJTUR NE KONTRATE. KETU ESHTE PASURIA E SHQIPERISE DHE TI MBLLACIT TRANA.TI NUK JE PERGJEGJES KOMUNALE. DREJTIMI SHTETIT ESHTE EKONOMI DHE NE RADHE TE PARE TI DUHET TE MBROSH PASURITE E SHQIPTAREVE. KE BYTHE TE NA BESH NDONJE TRANSPARENCE APO DO VAZHDOSH ME KETE STIL. NE SE TA KANE KAPUR KOKEN ME DERE KETU ME SIGURI KY ESHTE ILIR META ME MINISTRIN E TIJ BEDEL TE DREJTESISE. EDHE NJE HERE TE PYES A KE TAKAT TE NA DALESH NE TOP STORY DHE TE NA TREGOSH HISTORINE E BANKERSIT QE VENDBURIM KA VETEM PATOS MARINZEN DHE ZYRAT I KA NE CALGARY. MOS NA DERDELLIT ME PER LULISHTE SEPSE POPULLI NUK HA VETEM MENA. TI NUK JE NDONJE PERSONALITET I SHQUAR PER TE DREJTUAR SHTETIN DHE EKONOMINE. E VETMJA VLERE QE POPULLI BESON SE KE ESHTE NDERSHMERIA PER TE NDRYSHUAR GJERA VERTET THEMELORE PER PERPARIMIN E VENDIT. NE SE DO TE MENDOSH SE NE KRAHASIM ME BERISHEN TI VJEDH ME PAK DHE MENDON SE JE LARG ZJARRIT DIJE SE ZJARRI DO TE VIJE NGA POSHTE DHE DO TE PAGUASH DHE GJYNAHET E TE TJEREVE. PRA DIL PARA POPULLIT DHE FOL CILAT JANE PIKAT KRYESORE QE DO TE NDALESH KORRUPSIONIN DHE VJEDHJET PA FATURE QE I BEHEN KESAJ TOKE.

  8. khfjfijgbjhhiufsgurjifr anticensurë says:

    sali berisha se bëri në 8 vite,luli e premtoi në fushatë e se bëri!
    i bie që dhe ti si puna e lulit nuk e ke bërë në 12 vitet e kryetarllëkut!
    sot meqë e bëre nuk mund të ishe modest dhe tua jepje këtyre njerzve pa këtë ceremoni paraelektorale??meqë duhej bërë kjo ceremoni nuk mund tua jepje dhe të ms flishje për “rregjimin e urryer të zogut”apo “për krimet e komunizmit”,apo për atë që fole!për krimet e saliut!!
    kur do të filloni e të bëni diçka pa kujtuar/theksuar gabimet fajet e paraardhësit tuaj!thjesht bëni punë dhe vazhdoni përpara!!fillo e krijo kulturën e hecjes përpara me shikim përpara dhe jo hec përpara me kokën pas!!
    krijo kulturën e mosmburrjes për atë që ke bërë!!nuk është meritë tëndja,e ke për detyrë,për atë të kemi zgjedhur!!për atë paguhesh,për të punuar dhe jo për tu vetngarkuar me merita!!
    në atë post që ke nuk duhet të flasësh për merita,por për detyra të realizuara,për detyrime që ke marrë përsipër ti realizosh!!
    or pallosh “artist dhe intelektual”pa pikën e zgjuarsisë dhe modestisë!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje