Rreth 200 familjarë të ish- të përndjekurve politikë morën të enjten këstin e parë të dëmshpërblimit për vitet e burgut të kryera në regjimin komunist.
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, shpërndau pagesat e këstit të parë për 79 dosje, të cilëve u kanë kaluar këtë javë në llogaritë e tyre bankare.
Duke u fokusuar tek diskutimet për projektligjin “Për dëmshpërblimin e ish- të përndjekurve politikë”, Veliaj tha se ligji po ndryshon pikërisht për të ecur me një ritëm më të shpejtë me ndarjen e kësteve.
“Arsyeja kryesore pse ndryshuam ligjin jeni ju, sepse kanë kaluar 23 vjet nga rënia e komunizmit dhe ende nuk jeni dëmshpërblyer. Kjo është e pamoralshme!”, nënvizoi ai.
Sipas ministrit Veliaj, nëse do të vazhdonim me këtë ritëm, kur gjatë këtyre viteve janë disbursuar vetëm 20% e pagesave për ish- të përndjekurit, atëherë për dëmshpërblimin e tyre do të duheshin 120 vjet.
“Me ndryshimet që kemi propozuar ne duam ta përshpejtojmë këtë proces dhe t’u japim prioritet atyre që janë gjallë dhe që kanë vuajtur vetë në burgjet e komunizmit”, shtoi ai.
Këto ndryshime në ligj do t’i jepnin mundësi Ministrisë që të automatizonte të gjitha pagesat dhe të shmangte vonesat për këstet e tjera.
Veliaj tha se MMSR është në diskutime me Ministrinë e Financave për të rritur fondin për vitin tjetër edhe me të paktën 2 milion dollarë.
“Me ish- të përndjekurit është abuzuar shumë politikisht. Një nga grevat e urisë që u bë instrument politik organizohej nga njerëz që nuk kishin bërë vetë asnjë ditë burg dhe që i kishin marrë dy këste”, u shpreh ai.
Drejtori i Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola, tha se skema e dëmshpërblimit e propozuar me projektligjin e ri është solidare dhe favorizon fillimisht ata që janë gjallë.
“Por, as trashëgimtarët nuk lihen mënjanë, por duke qenë se nevojat më imediate i kanë moshat e thyera dhe ky ligj përshkohet nga një fill solidariteti, gjykoj se moshat e thyera dhe gjinia duhet të shihen me përparësi”, deklaroi ai.
Fondi i dëmshpërblimit që u shpërnda për 79 dosje dhe 200 përfitues është 42.474.209 lekë.
Para 23 qershorit u premtua dhenia e plote jo e “kestit te pare”.
Kestin e pare e kane marre para 23 qershorit me shume 90% e te perndjekurve. Nje pjese e tyre filluan te marrin dhe kestin e dyte.Pjesa e ngelur ka pasur probleme me dokumentacionin prandaj nuk e kane marre.
Pse nuk jepni kestet e dytea per ate pjese qe ka dosjet e plotesuara po merreni me 200 vete qe kane per here te pare?
Zambi – Kestin e pare nuk e kane marre te gjithe. Vetem nje perqindje e vogel te cilet kan patur lidhje me ish-partin ne pushtet. KAne marre te gjitha kestet nderkohe te tjeret skane pa lek me sy.
Kane marre kestin e pare deri me 23 qershor 2013 me shume se 12000 persona. Nuk besoj se keta jane pak.
Ligji me se shumti duhet ndryshuar per te perfshire disa kategori qe nuk i lejon. Femijet te cilet jane deportuar ne kampe, dhe kane vuajtur e jane trajtuar si te perndjekur sot nuk kondsiderohen te tille nga ligji aktual. Ka dhe disa grupe qe nuk u njihet fare aplikimi.Ky eshte nje ndryshim ligjor qe duhet bere.
Sa per leket per te permbyllur procesin duhet te pakten 8 miliarde leke. Normalisht shteti nuk mund te paguaje nje shume te tille ne nje vit. Thjesht nuk duhet te kishin genjyer para 23 qershorit 2013.
@Zambi – Nuk eshte logjike qe ca te marrin te gjitha dhe ca asgje. Duhet te marrin me rralle. Marrin te gjithe kestin e pare, pastaj te gjithe kestin e dyte dhe me rralle.
Ne kohen e Sales merrte demshperblim vetem ai qe njihte dhe lepinte qeverin. Boll me. Barazi
Bravo – Nje shtese e persekutuar jo vetem ne komunizem por edhe keto 23 vjet demokraci. Veliaj po i trajton me dinjitet dhe barazi.
Bravo Veliaj. Ndoshta parate nuk e mbulojne vuajtjet e shkaktuara nga Regjimi i kaluar por te pakten te shikohen me prioritet nga tani e tutje.
Ish te perndjekurit po na e vene litarin ne fyt