Hotelet dhe restorantet në zonat turistike të vendit do të duhet të pasqyrojnë listën e çmimeve të tyre, listë e cila do të çertifikohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Agjensia Kombëtare e Turizmit. Kjo është bërë e ditur nga Drejtoria e Tatimeve, e cila ka nisur kontrollin në këto subjekte.
“Në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Turizmit, po punohet për çertifikimin e listës së çmimeve në të gjitha subjektet tregtare të hotelerisë dhe restoranteve, ku listat e çertifikuara do kenë logon e dy institucioneve”, thuhet në një deklaratë për mediat.
Po ashtu, Tatimet kanë ushtruar kontroll në zonën e Durrësit, ku vetëm brenda një jave kanë konfiskuar 20.000 mije shishe birrë pa faturat përkatëse, 3 600 shishe me pije të aksizës si whisky, verë si dhe asete te luajtshme, të cilat në tërësi kapin një vlerë rreth 10.500.000 lekë.
Po ashtu, ka konstatuar shkelje të rënda në subjektet tregtare, që ishin pa licensa, që kishin punëtorë të palegalizuar etj. U penalizuan 404 subjekte si dhe u arrit të licensohen 159 subjekte në QKR, çfarë do të thotë rritje e ndjeshme e numrit të punonjësve të përfshirë në skemën e sigurimeve shoqërore.
Drejtoria e Tatimeve i ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë cdo rast abuziv në numrin pa pagesë 08001414 ose në www.tatime.gov.al.
Drejtoria e Tatimeve te kontrrolloje njehere c’behet te Abissnet dhe si shfrytezohen punonjesit aty.Po ashtu tek te gjitha firmat e ndertimit pa perjashtim,te te gjitha fabrikat fasone pa perjashtim,tek te gjithe noteret e avokatet qe s’paguajne asnje leke per asistentet e tyre paperjashtim,pa folur per TVSH…Eh sa pune kane per te bere,nqs do deshirojne keta tatimoret…
kollaj te besh te fortin e pronaret kosovare te hoteleve e lokaleve. Shkoni njehere andej nga jugu! Ne fatk cudi qe ato nuk i paskan regjistruar se kane kulturen e shtetit e pageses se taksave shume here me te mire se tonen.
VITIN QE KALOI QENDROVA PER DY DITE NE SPLIT TE KROACIS DHE KAM PAGUAR PER 4 PERSONA TE RRITUR 5O EURO NE NATE NE NJE APARAMENT ME DY DHOMA GJUMI GUZHINE DHOME NGRENJE,BANJO, DUSH TE GJITHA TE PAISURA. ISHA EDHE NE SARANDE KAM PAGUAR 3O EURO PER PERSON,KRAHASONI SPLITIN NJE PERLE TE HISTORIS NJERZORE NE BRIGJET E ADRIATIKUT,ME SARANDEN E KETYRE VITEVE KU NDERTESAT TE MARRIN FRYMEN.TURIZMI BEHET ME KONKURENCE SHERBIMI DHE JO ME KONKURENCE CMIMI.SHQIPTARET MENDOJNE SE SHQIPERIA ESHTE VENDI ME I BUKUR NE BOTE,KESHTU DO TE DESHIROJA EDHE UNE,POR FAKTET FLASIN NDRYSHE, TURIZEM DINE TE BEJNE TUNIZIANET, NE BRIGJET JUGORE TE MESDHEUT KU ME VLERA TE VOGLA KALON PUSHIMET SHKELQYER,DHE JANE TE TEJMBUSHURA PER GJATE GJITHE SEZONIT E ME TEJ.
Hyrja ne Be do bej qe te ngrihet standarti jeteses
Ne sarande rastisa nje hotel 70 euro nata ku asnje kupon tatimor s kishte dhe as si hotel nuk ishte i deklaruar, emeri hotel dream hotel saranda