Komisioni i Prokurimit Publik ka reaguar dje lidhur me artikullin e gazetës Dita “Hije skandali në Bashkinë e Durrësit” duke konfirmuar se pranë këtij institucioni kanë mbërritur ankesat e para nga pjesëmarrësit në tenderat për të cilat flitet në këtë artikull.
Në linjë telefonike, kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Denar Biba tha për Dita se Curri Shpk është një nga firmat që ka depozituar ankesë.
Redaksia komunikoi dje edhe me disa nga firmat e tjera që kanë marrë pjesë në dy tenderat e fundit të Bashkisë së Durrësit dhe së paku katër prej tyre konfirmojnë gjithashtu se po depozitojnë ankesa zyrtare duke i konsideruar të gabuara dhe favorizuese procedurat e ndjekura.
Dy tenderat
Renditja në objektin e parë “Realizim i korsive të biçikletave, gjelbërimit, etj”, me fond limit rreth 170 milion lekë, kanë qenë pjesëmarrës 11 kompani, ku vlera më e ulët ofertuese ka qenë 109.218.450 dhe vlera më e lartë e ofertuar ka qenë 167.903.035 lek. Firma e shpallur fituese është firma e renditur në vendin e 11 me vlerë 167.903.035, me një diferencë prej rreth 58 milion lekësh nga oferta e parë, e cila përbën humbje dhe kosto për buxhetin e shtetit.
Renditja në objektin e dytë “Ndërtim i rrugës paralel me portin”, me fond limit rreth 272 milion Lek, kanë qenë pjesëmarrës 15 kompani, ku vlera më e ulët ofertuese ka qenë 144.339.590 lek dhe vlera më e lartë e ofertuar ka qenë 261.993.321 lek.
Firma e shpallur fituese “Fusha” sh.p.k është firma e renditur në vendin e 5 me vlerë 199.989.920 lek, me një diference prej rreth 55 milion lekësh nga oferta e parë, e cila përbën humbje dhe kosto për buxhetin e shtetit. Të dy këto raste përbëjnë raste flagrante ku institucionet abuzojnë hapur dhe sjellin një dëm ekonomik buxhetit të shtetit në vlerën e konsiderueshme prej 113 milion lekësh./Dita
Bravo Rilindja
Nuk ka te majte e te djathte po u be fjale per korrupsionin
Meruni icik edhe me koncesionet e sherbimit urban me autobusa se se morem vesh as kur e moren as si e moren as kur u hap tenderi per koncesion as kur u mbyll. Meruni icik edhe me plazhin e durresit sepse u tha qe do te kete 20% hapsire publike po ne plazhin e madh kjo hapsire eshte 0% sepse ligji thote qe 20% e vijes bregdetare qe varet nga bashkia apo komuna kshu qe vangjo e ka shfrytezu ligjin shume mire sepse nuk ka lene 20% te vijes qe varet nga bashkia po ka lene 60% kuptohet aty ku nuk ka rere dhe nuk shkon njeri ne plazh.
Kjo firma Fusha ka bere shume leka djathtas, edhe majtas po gllaberojne keta?
cpun ke ti
Ku ka tym ka zjarr