Rumbold: Reformim sistemit doganor

16 Korrik 2014, 12:24Ekonomia TEMA

“Zbatimi i ligjit dhe realizimi i një mënyrë të mirë menaxhuese synon të bëjë më efikas ofrimin e shërbimit në dogana”, u shpreh përfaqësuesi i Bashkimit Europian në vendin tonë Clive Rumbold gjatë konferencë përmbyllëse për bashkëpunimin në dogana.

Rumbold  theksoi se reformimi i sistemit doganor në vendin tonë është i rëndësishëm për të luftuar krimin dhe korrupsionin.
 
“Mbështetim doganat e Shqipërisë në një projekt të tillë. Shërbimi doganor për vite me radhë i kemi ofruar mbështetjen tonë. Reformimi sistemit doganor në Shqipëri është i rëndësishëm për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Ky projekt synon të ofrojë kodin doganor të Shqipërisë me legjislacionin e BE. Modernizimi doganor është i rëndësishëm. Zbatimi i ligjit dhe i një mënyrë të mirë menaxhuese synon të bëjë më efikas ofrimin e shërbimit në dogana”, tha përfaqësuesi i BE, Clive Rumbold.
 
Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali tha se tashmë po përgatitet manuali i auditit për doganat. Duke u ndalur tek projektet dhe tek Kodi i ri Doganor, Spiropali tha se bashkangjitur masave për administratën doganore, parashikohen edhe masa për pronësinë intelektuale. 

“Doganat shqiptare duhet të ngrihen në nivelin e një dogane europiane për të qënë pjesë e gjithë asaj lëvizjeje të qeverisë për të ndërtuar Shqipërinë europiane në vendin tonë e brenda nesh, jo për t’a parë si një grumbull standardesh për t’u mbërritur në letër, por duhet t’i mbërrijmë realisht duke transformuar administratën tonë”, deklaroi Spiropali.

Sipas Spiropalit impakti i projektit sa i përket pronësisë intelektuale ka qënë evident. Drejtoresha Spiropali theksoi po ashtu se niveli i kontrollit në dogana është ulur, pasi janë përmirësuar kapacitetet e analizës së menaxhimit të riskut.

5 komente në “Rumbold: Reformim sistemit doganor”

  1. zambi says:

    Kaq vite i keni mbeshtetur po nje vrime ne uje keni bere. Deri tani te gjitha reformat e bera jane bere me sugjerimin e BE, me konsulencen e BE dhe me leket e BE.
    Nqs jane te deshtuara edhe ju keni deshtuar.
    hajduta te babezitur.

    1. miri says:

      kam pershtypjen do te jemi deshmitar ndryshimesh historike per shqiperine! marrja e statusit nga qeveria do te imponoj nje sere rregullash qe do te sjellin nje ndryshim!

    2. tekanjoz says:

      kemi nevoje per nje ndryshim radikal qe po ndodh, dhe fakti qe vendi mori statusin dhe be po kerkon nga shqiperia te sjelli nje fryme tjeter ne administrate qe po duket qartesisht ne shifrat e fundit te doganes.

  2. Plaku i mocem says:

    Vete zj.Spiropali eshte nje fryme e re ne doganat tona,nga pjesa me e ndergjegjshme e administrates se larte.Ka bere shume pune por me mbeshtetjen e institucioneve te Europes edhe me mire do te shkojne doganat.Doganat nuk jane me “gogol” i njeriut por “gogol” i shtetit.

  3. Analist Komentatoro Politolog-Llafollog Qim Nurellar says:

    20 vjet kete muhabet degjojme nga ju o specialiste evropiane, po nje m. keni bere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje