Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri zhvilloi një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksander Arvizu.
Ambasadori Arvizu dhe Gjiknuri diskutuan për gjetjen e formave të duhura për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve në sektorin e energjisë.
Ambasadori dhe Ministri ndanë bashkë qëndrimin, se Shqipëria ofron potenciale të mëdha për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe ka projekte ku mund të punohet së bashku në të ardhmen.
Në takim u fol për investimet në sektorin e naftës dhe gazit, projekti i gazsjellësit Transadriatik (TAP) dhe sektori i hidrokarbureve në tërësi. Ambasadori Arvizu konfirmoi interesimin e kompanive amerikane për garat që pritet të zhvillohen në fushën e hidrokarbureve.
Ministri Gjiknuri gjeti rastin të inkurajojë investitorët amerikanë, që të mund të shfrytëzojnë potencialet e Shqipërisë për të kryer investime të cilat mund të çojnë përpara edhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Në takim u fol edhe për ndihmën e USAID-it në reformimin e sektorit të shpërndarjes së energjisë elektrike dhe rritjen e performancës së kompanisë pas shtetëzimit të plotë të saj.
Po per Fazlliçin a u diskutua?
Ky Arvizu me se merret tani.
Ah sikur te na jepnin vizat te iknim me ndonje burse ne USA, po leri investitoret…http://pollsdb.com/Study-in-London
Ky Gjiknuri kusuri i bukes,i kane dhene nje barre te rende qe nuk e mban dot,eshte idiot dhe i korruptuar
Po si nuk u diskutuar per fazlicin:va sollem ne amerikanet kete fazlic,qe te bleue lire gjithe cka eshte me vlere n’albanistan,se po te dallim ne Wesley Clark ,Rumsfeld,Cheney,Albright apo dell duket sikur ne ,ne shqiperi punojme per xhepin tone…
Netakohemi me zojen e fazlicit pastaj ne Aspen,apo ne greci edhe regullojme punet me Fazlicin e familjen Berisha,te cilen e mbajten me cdo kusht ne pushtetderisa edhe albanistaneze ma debil u çuan ne kemb kunder tij…na u desht patjeter me lane kete Burr shteti,qe aq shume na sherbeu!
Po tash kemi ne dore ilirmeten e ramen,edhe mbasi kemi blé cdo gje ne toke,synojme cdo gje ne déti per miqeshen tone Nuland,e cila aq shume na ndihmoje dikur..