Raporti për 300 ditët e qeverisjes/ Veliaj: Prioritet modernizimi i skemës së mbrojtjes sociale dhe reforma e pensioneve

17 Korrik 2014, 17:25Ekonomia TEMA

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë prezantoi sot arritjet në 300 ditët e para të qeverisjes. Në ceremoninë ku ishin të pranishëm Kryeministri z. Edi Rama dhe Ministri i MSR-së, Erion Veliaj, drejtuesit institucioneve në varësi të MMSR-së bënë një përmbledhje të të gjitha arritjeve në 300 ditë, duke e vënë theksin tek prioritetet e secilit prej tyre.

Ministri Veliaj shfrytëzoi këtë ceremoni për të falenderuar të gjithë stafin e MMSR-së dhe institucioneve në varësi për punën e bërë në këto 300 ditë, duke theksuar se shumë prej krizave që gjetëm shtatorin e kaluar, tashmë kanë marrë një zgjidhje.

“Po punojmë të gjithë së bashku, për të patur një shoqëri me shanse të barabarta dhe solidare. Prandaj, na duhet të bëjmë edhe një milje më shumë për të arritur atje ku duam të jemi”, tha Veliaj gjatë fjalës së tij.

Ai vuri në dukje se me Shërbimin Social Shtetëror kemi përpara sfidën e modernizimit të të gjithë skemës së mbrojtjes sociale, ndërkohë që për 300 ditë nga skema e ndihmës ekonomike janë larguar 20.000 abuzues që e përfitonin me pa të drejtë atë.

“Po punojmë për të ringritur sistemin tonë të përkujdesjes ndaj personave me aftësi të kufizuar, sipas qasjeve moderne të cilat kanë në qender qytetarin me nevoja të veçanta dhe jo monopole të përfaqësimit”, shtoi ministri Veliaj.

Duke u fokusuar tek një nga reformat më të rëndësishme të MMSR-së, ai tha se reforma e pensioneve që u hartua Brenda 300 ditëve, nga viti tjetër do të sjellë pensione më të larta për të gjithë, si dhe do të stabilizojë skemën financiarisht. Mandej, vlerësoi punën e Institutit të Sigurimeve Shoqërore në shërbimin që u jep mbi gjysëm milioni pensionistëve në vend.

Në fjalën e tij, Veliaj shtoi se Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka bërë shumë për zyrat e punës, të cilat më parë askush nuk e dinte se ku ishin dhe ku qytetarët shkonin jo për të gjetur punë, por për të marrë vërtetimin e papunësisë. Në 300 ditë u hapën 8 zyra moderne pune, duke u shndërruar në një institucion të vërtetë të ndërmjetësimit në tregun e punës dhe nxitjes së punësimit.

Sipas Veliaj, po aq shumë është bërë edhe nga Inspektoriati Shtetëror i Punës, i cili nga një institucion që shihej si tmerri i biznesit në Tiranë, është kthyer në një instrument kyç i mbrojtjes dhe sigurisë në punë dhe respektimit të të drejtave të punonjësve.

Veliaj vlerësoi edhe punën e Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë për të ndryshuar ligjin e dëmshpërblimit që i’u jep përparësi atyre që janë gjallë; Agjencinë e Arsimit dhe Formimit Profesional për reformën e nisur për rigjallërimin e shkollave tona profesionale, si dhe Agjencinë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, e cila brenda pak kohësh është kthyer në një institucion dinamik dhe aktivist në mbrojte të të drejtave të tyre.

19 komente në “Raporti për 300 ditët e qeverisjes/ Veliaj: Prioritet modernizimi i skemës së mbrojtjes sociale dhe reforma e pensioneve”

  1. Urani says:

    Ju lumte.. Puna duket dhe per kete vetem injorantet sjane ne dijeni, pra saliu me nul mokat e Halimerat

    1. Aurora says:

      Puna me e mire e bere ne keto 24 vjet ne shqiperi ne skemen ndihmes ekonomike dhe me shtresat ne nevoje, te perndjekurit etj etj..

      Pergezime te sinqerta nga Suedia

      1. Eltoni says:

        Ju ndoqa me vemendje sot dhe vertete pashe qe puna e bere eshte galopante.. ne punesim dhe ne pjesen e sherbimit social eshte bere nje pune e jashtezakonshme.. ju lumte

        1. tefta says:

          Me vjen vertete mire qe esht eministri i duhur sot ne kete ministri.. Me ne fund ka sherbime ndaj qytetareve

          1. eleni says:

            Jam vertete e lumtur qe degjova sot gjithe ate pune te bere nga njerez me vizion zhvillimor.. I madh Veliaj

            1. Olsiana says:

              Pune fantastike. Pune e mire nga njerez qe u duken te rinj por jane verette per tu pershendetur e falenderuar

              1. Nona says:

                Nonnaaaaaaa ? Pafund pune te mira per nje shqiperi vertete solidare.. Me erdhi mire sot qe doli ne pah pune qe preket cdo dite

        2. alvi says:

          I JASHTEZAKONSHEM!

          E MERITON PLOTESISHT TE JESH KRYETARI I ARDSHEM I BASHKISE SE TIRANES!

          BRAVO ERI!

          1. lila says:

            Ndricon ministrine me nurin qe rrezaton, edhe Rama e adhuron. Bravo Eri!

  2. Ferdi says:

    Ky eshte i papapare. Kishim gjithe keto vite pa nje politikan qe te ngjallte shprese.

  3. Yllka says:

    Bravo erion, keshtu punon,vendin ndryshon,te gjithe i gezon

  4. Bekja Tropoj says:

    Minister gojemjalte e zemerbardhe

  5. Bertina Vlore says:

    Pergezime per punen e bere dhe ju falenderojm

  6. Genti Fier says:

    urimet me te sinqerta per ministrine me domethenese dhe qe u fal njerezve buzeqeshjen.

  7. Ariani says:

    Arritja me e madhe eshte Rritja e pensioneve me 2 per qind qe fillon ne gusht 2014 ! Dhe Kjo arritje vjen pas atyre shifrave spektakulare te realizuara mbledhjen e te ardhurave ne buxhetin e Qeverise se Rilindjes gjate 300 diteve duke luftuar korrupsionin dhe informalitetin !

  8. Ariani says:

    Arritja me e madhe eshte Rritja e pensioneve me 2 per qind qe fillon ne gusht 2014 ! Dhe Kjo arritje vjen pas atyre shifrave spektakulare te realizuara mbledhjen e te ardhurave.

  9. AlfaDE says:

    Z. Veliaj , ne vendosjen e pensioneve ne vitin 1992 , Sali ‘Fasllic’ Berisha zhvilloi nje lufte klasash
    100 here me te eger se sa luften e klasave qe zhvilloi Enver Hoxha !? Intelektuale me diplloma , bile
    pati edhe nga ata qe ishin pergatitur ne Perendim u luftuan nga ky fashist ne menyren me mizore !?
    Edhe Lenin qe vendosi bolshevizmin i pari ne BS . nuk i trajtoi kaq mizorisht intelektualet e regjimit
    carist por i ftoi te kontribonin er regjimin e ri bolshevik ?! Kujtoni shitesin e ”shkrepesve Lljapcin ”,
    ndersa ky leninist-stalinist i ri, me emrin e lartpermendur u be me”katolik se Papa ” ,na hodhi ne rru-
    gen e madhe te mjerimit, na degdisi ne rruget e botes si muhaxhir me nje torbe buke ne krah , me
    femijet eraskapitur ne trotuaret e Europes e Amerikes … Femrat shqiptareu shndrruan ne prostituta ne
    moshen e njome te rinise per te shuar epshet animaleske te grekerve,italianeve, e me gjere !
    Per te gjitha fatkeqesite qe i ka shkaktuar popullit shqiptar ,”drakula e Vicidolit” nje dite duhet te jape
    llogari para popullit shqiptar per rreth 100 krimeve qe ka kryer pergjate 24 vjeteve dhe akoma vazhdon
    rrugen e tij te pakthyeshme kriminale , mafioze, bajraktare,diktatoriale ,tribaliste,kanunore,primitive . ..!!!

  10. AlfaDE says:

    Shenim : per punen e bere nga zoti Veliaj : NJE BRAVO KOZMIKE !

  11. Illo says:

    Tip te shkathet dhe social si E. Veliaj nuk kam hasur ne 78 vitet e jetes time . Eshte dhurate per shtresat ne nevoje . I.Foto

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje