Fermerët e Poshnjës në Berat marrin kontratat e përfitimit nga skemat e mbështetjes në bujqësi. Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti u takuam me fermerë të kësaj zone të njohur bujqësore.
Kreu i Qeverisë theksoi se do të vijojnë përpjekjet e qeverisë për t’i ardhur në ndihmë fermerëve shqiptarë.
“Ajo që për ne është me rëndësi themelore është që qeveria të mos qëndrojë më në pozicionin pasiv, duke e thërrmuar fondin e mbështetjes për bujqësinë, për të garantuar thjesht një lëmoshë mbijetese, por të jetë një pozicion aktiv dhe në bashkëpunim me fermerët të investojë në projekte që sigurojnë rritje të punësimit, që sigurojnë rritje të prodhimit dhe që sigurojnë rritje të eksporteve. Në këtë mënyrë, nga njëra anë të shmangim një herë e përgjithmonë atë korrupsion të tmerrshëm që i karakterizoi skemat e subvencionimit të naftës dhe nga ana tjetër të bëjmë të mundur që çdo pikë naftë, për të cilën qeveria financon fermerin, të shkojë tek prodhimi dhe jo në kanalet e korrupsionit. Ne nuk mbështesim më mbijetesën, ne nuk shpërndajmë më lëmosha, ne nuk e çojmë më asnjë qindarkë të buxhetit të shtetit në drejtim të paditur, apo thjesht për të larë gojën me njerëzit që janë në fshat. Çdo qindarkë do të shkojë në drejtimin e duhur për të gjithë ata që në fshat, përmes punës krijojnë vende të reja pune, krijojnë rritje të prodhimit dhe zinxhir vlerash, që përfundon me rritje të eksportit, përveçse me përmbushje të nevojave të tregut të brendshëm”, tha Rama.
Duke iu referuar marrjes së statusit të vendit kandidat, kryeministri Rama tha se tashmë pritet të përfitohen më shumë fonde nga BE, duke i bërë pjesë të projekteve të duhura.
“Sot, duke qenë një vend kandidat kemi mundësi të përfitojmë më shumë fonde nga BE. Por për këtë ama duhet të jemi të vetëdijshëm për një gjë, BE nuk fal asgjë. Prandaj sëbashku ne duhet të përgatitemi. Së bashku ne duhet të arrijmë që fondet që mund të thithim nga BE, t’i thithim përmes projekteve të duhura. Jemi shumë të kënaqur që numri i kërkesave është rritur dhe që numri i fermerëve që kanë ndryshuar qasje, duke bërë projekte dhe duke aplikuar me projekte, është rritur. Kjo është një garanci që kemi hyrë në një rrugë të re, kemi hyrë në një rrugë të mbarë, kemi hyrë në një rrugë ku do të garantojmë atë transformim rrënjësor që është plotësisht i mundur”, u shpreh kryeministri.
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti garantoi për zgjerimin e mbështetjes ndaj fermerit, duke synuar uljen e kostos së prodhimit dhe rritjen e cilësisë së produkteve shqiptare. Ai lajmëroi edhe nisjen e dy projekteve të mëdha në bujqësi. Projekti i ullirit, prej disa milionë euro, në bashkëpunim me qeverinë italiane, të fokusuar, theksoi Ministri, jo tek mbjellja pa kriter, por tek cilësia dhe standardi. Projekti tjetër, ai i futjes në bujqësinë shqiptare të skemave të sigurimit të prodhimit, të cilin Ministri Panariti e quajti “një skemë pioniere” dhe që synon të mbrojë fermerin nga dëmtimi i prodhimeve për shkaqe të fatkeqësive natyrore.
“Ne kemi subvencionuar me 230 milionë lekë, vetëm naftën që janë përdorur për 23 hektarë sera me ngrohje në qarkun tuaj dhe kjo natyrisht është diçka që ndodh për herë të parë. Ne do vazhdojmë me vendosmëri për t’iu përmbajtur premtimeve për uljen e kostos së prodhimit dhe mbështetja me naftë të lirë është vetëm fillesa e kësaj sipërmarrjeje tonë shumë ambicioze. Ne do të fillojmë një projekt shumë ambicioz prej disa milionë eurosh, në mbështetje të ullirit, por kryesisht të fokusuar tek cilësia, standardet dhe teknologjia. Pra, nuk jemi shumë tek vetëm mbill pa kriter, por kryesorja është që ne jemi pragmatistë, jemi të orientuar drejt prodhimit, drejt përmirësimit të cilësisë dhe standardeve, në mënyrë që vaji i ullirit shqiptar, i cili është i papërsëritshëm, i pakrahasueshëm më vajrat e importit, të zërë gjithnjë e më tepër vendin e merituar në tregjet e vendit. Nga ana tjetër, një skemë pionere që ne përgatitemi të fusim dhe që i ka munguar bujqësisë shqiptare është skema e sigurimit të prodhimeve dhe ne do të fillojmë një projekt që këtë vit prej disa milionë euro, për të filluar në nivel pilot disa skema sigurimi”, tha ministri Panariti.
Ndërsa Drejtoresha e AZHBR tha se “Skemat e reja të mbështetjes financiare janë skema që mbështesin një filozofi tërësisht të re për vitin 2014, duke u ndarë njëherë emirë nga e shkuara. Skema të cilat fokus kryesor do të kenë pikërisht investimet në infrastrukturë bashkëkohore, linja standardizimi, ngritjen e pikave të grumbullimit, veçanërisht këtu në qarkun e Beratit, ku karakteristike është pikërisht prodhimi i frutave dhe perimeve. Ku pikat e grumbullimit do të jenë fokusi kryesor”.
ju pergezoj per punen e mire qe po beni ne sherbim te bujqesise
ka shume nevoje per shtetin bujqesia se seshte vene dore asnjehere.. po beni nje pune te mire me skemat qe po perdorni,. ju pergezoj
bujqesia do e ngreje ekonimine e vendit,..Nese vijoni me mbeshtetje ju lumte, do kete rezultate fantastike
ME ne fund po ve dore shteti ne kete drejtim.. Shyqyr.. Faleminderit Edi Rama
Vijoni mbeshtetjen se do ja shihni hajrin zoti kryeminister.. kemi potenciale te jashtezakonshme e me mbeshtetjen e shtetiit mund te arrijme shume
o edush:perpara se te na tregosh skemat ne bujqesi,mere ne dore ti 1 here
kazmen ose draperin e cekanin,se do te vijme pas te gjithe, mer bythpambuk
qe nuk ke punuar 1 dite ne jeten tende.nuk e ke te gjate as ti mer mashtrus
Mbeshtetja e bujqesise dhe blektorise eshte kapja pas rrenjeve jo pas degeve dhe aferave spekullative . Shume prodhime e produkte te bujqesise dhe blektorise , mundesojne punesimin masiv te njerezve dhe e kane te garantuar tregun e brendeshem dhe importin . Si Fruta perimet , Agrumet , rrushi , Ulliri e vaji i ullirit , Dritherat , fasulja , Duhani , foragjeret , Sikurese , Mishi , Qumeshi e produktet e tyre , + Peshkun . Te cilat jane dhe lende e pare per industrine e lehte dhe perpunuese . Te gjitha keto mundesojne shfrytezimin e tokes e resurset natyrore . Mirnjohje Rilindjes e qeverise per keto hapa ne drejtimin e duhur qe po ndermer .
O militante qe u eshte erresuar gjykimi.
Gjate qeverisjes te meparshme jane dhene me shume se 13 milion euro per mbjelljen e kulturave bujqesore pa llogaritur ketu subvencionin per naften e gjera te tjera. Kur fliste berisha per ullinj e arrore ju talleshit. Kerkoni pak ne internet dhe lexoni komentet tuaja ne shkrimet e temes per kujtese.
Kurse tani na dalka nje pune e mrekullueshme dhe meritoka nje bravo. Bravo per cfare? Sa leke ka dhene deri tani per mblelljen e ullinjve?
Qeveria duhet te kishte dhene me shume leke se qeveria e PD nqs do e kishte seriozisht. Nuk jep leke po u thote aplikoni per fonde te BE.
O ZAMBI “ZARRETA” BERISHA INVESTOI PER ARRORET POR MBI TE GJITHA AI INVESTOI PER PJESHKEN NE FSHATRAT E BERATIT,ATIJ I KISHTE PELQYER PJESHKA E BERATIT SHUME,BILE EDHETE ATIT , RAME BERISHES QE KUR ISHTE NE KUVAJT
Bujqesia ne qofte se do t’i kushtohet kujdesi i duhur do te mund ta nxjerri vendin nga kolapsi ekonomik dhe mund te behet nji motorr i fuqishem per zhvillimin e ekonomise se vendit.Ministri Panariti duket nji person i perkushtuar.Te shpresojme.