Beqaj: 20 % e pacientëve deklarojnë se paguajnë nën dorë/ Rama: Do e mbajmë zotimin për shëndetësi falas

22 Korrik 2014, 12:40Ekonomia TEMA

Kryeministri Edi Rama shprehu angazhimin dhe vullnetin e Qeverisë për të realizuar premtimin për shëndetësi falas, ndërsa cilësoi luftën ndaj korrupsionit të bluzave të bardha si prioritet. Në analizën e 300 ditëve të para të ecurisë së punës në sistemin shëndetësor, Kreu i Qeverisë theksoi se zotimi për shëndetësi falas nuk bëhet me magji sa hap e mbyll sytë, por është një revolucion që duhet ngritur nga themelet.

“Ky është një zotim që do ta mbajmë por sigurisht do ta mbajmë në kohën e nevojshme për ta kryer këtë revolucion. Mbulimi universal shëndetësor nuk është as një halucinacion ideologjik e elektoral dhe as një prirje e izoluar, por është një tendencë botërore sot, që siç nënvizon edhe vete presidenti i BB-së nuk është kërkesë për shëndetësi më të mirë por është kusht për barazi, jo përpara një malli që e blen kush ka lekë, por përpara një nevoje që një shtet i përgjegjshëm e plotëson për këdo në mënyrë të barabartë, ka apo s’ka lekë”, deklaroi Rama.

Kryeministri Rama theksoi se “viti i dytë i mandatit qeverisës do të karakterizohet nga një luftë e panjohur më parë kundër korrupsionit, një luftë e shtrirë në të gjitha nivelet dhe të gjitha planet”.

“Jemi përballë një sfide që do ta fitojmë pa parë askënd në sy, në kuptimin pa u tërhequr para askujt. Sfidën me një sistem që e ka korrupsionin patologji, sepse ende sot një numër i madh njërëzish në nevojë mbeten viktima të recetave qëllimisht më të shtrenjta dhe të adresave të imponuara të farmacive nga mjekë që janë sot përpara një zgjedhje shumë të qartë. Ose të heqin dore nga kjo praktike ose do të largohen nga shërbimi. Hetimi i brendshëm që ka filluar Ministria e Shëndetësisë do të kurorëzohet me emra konkretë mjekësh që qofshin kushdo qofshin do të largohen nga shërbimi publik si të pa denjë për tu mbajtur në këtë shërbim me taksat e qytetarëve dhe njëkohësisht si pjesë e atij problemi që ne duam të zgjidhim , e patologjisë së korrupsionit”, paralajmëroi Rama.

Gjithashtu Kreu i Qeverisë u shpreh se puna dhe përkushtimi i bluzave të bardha do të maten edhe me anketimet, të cilat do të plotësohen nga ato që marrin shërbimet.

“Nëse nga ankitimet rezulton se pacientët thonë se i ëshrë kërkuar para, atëherë për këtë nuk ka kurrfarë justifikimi dhe përgjegjësia do të nisë nga drejtuesit e qendrës”, u shpreh Rama.

Ndërsa inkurajoi drejtuesit e dikasterit të Ministrisë së Shëndetësisë që të vijojnë punën, kryeministri tha se “rilindja e shëndetësisë është një nga pjesët më të vështira të rilindjes për të cilën të gjithë së bashku gjendemi në të njëjtën vijë fronti.”

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj duke marrë fjalën në analizën e zhvilluar theksoi se shumë shpejt pritet të nis rikonstruksioni i Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme dhe Kirurgjisë pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”. Sipas tij, fal një granti të akorduar nga Qeveria zvicerane do të bëhet e mundur dhe ndërhyrja për rikonstruksion në këto spitale.

Ndërkohë, një fond i tillë është akorduar dhe nga Banka Botërore, të cilat do të përmirësojnë dukshëm kushtet në QSUT dhe jo vetëm. Duke u ndalur tek arritjet e Ministrisë së Shëndetësisë në këto 300 ditë, Beqaj theksoj se tashmë shqiptarët paguajnë më pak për të blerë ilaçet dhe se lista e barnave të rimbursueshme është shtuar.

“Në këto 300 ditë kemi arritur që Qeveria zvicerane të na mbështetë me grantet e saj. Banka Botërore na ka mbështetur me fonde, duke bërë të mundur ndërhyrjen nëpër spitale. Siç është ndërhyrja tek Spitali i Sëmundjeve të Brendshme dhe Kirurgjia. Nëse në 300 ditë arritëm që spitalet të funksionojnë, që qytetarët ti blejnë ilaçet më lirë, sigurisht kemi ende shumë punë.për të bërë”, tha Beqaj.

Në fjalën e tij, ministri i Shëndetësisë shprehu shqetësimin në lidhje me orientimet që i bëhen pacientëve nga mjekët drejt ilaçeve më të shtrenjta, duke paralëjmëruar në këtë kuadër edhe një kontroll ndaj bluzave të bardha.

Në vijim ai shtoi se rreth 20 për qind e popullsisë pohojnë se kanë paguar nën dorë për të marrë shërbimet e tyre mjekësore në spitalet shtetërore. Sipas Beqaj, sektori i shëndetësisë mbetet ende një sektor i paragjykuar, pasi përflitet për praninë e korrupsionit.

“Shëndetësia, një sektor që perceptohet nga shqiptarët si sektor i korruptuar. U përpoqëm që profesionistëve tu krijojmë kushtet, të kenë barna, pajisje ekzaminuese që funksionojnë, dhe për të hequr alibinë se nuk punojnë dot se skanë mjete. Tani është radha juaj që të tregoni se ky sektor nuk është i korruptuar, unë kam dilema, nëse këto 300 ditë kanë qenë të mira apo jo. Pasi 20 për qind e qytetarëve theksojnë se paguajnë nën dorë. Nëse ne e kemi rritur numrin e atyre që e prekin ryshfetin, atëherë kemi bërë një hap pas. Këtë gjë duhet ta dimë”, tha Beqaj.

Më tej ai shtoj se Ministria e Shëndetësisë ka ngritur një grup monitorimi, dhe do mbështeten ato spitale ku tregohet se ka rënie të ryshfetit.

22 komente në “Beqaj: 20 % e pacientëve deklarojnë se paguajnë nën dorë/ Rama: Do e mbajmë zotimin për shëndetësi falas”

  1. kumblla says:

    Vetem se ka nje problem, nuk eshte se mjeket e infermieret te kerkojne rryshfet.

    Ata thjesht nuk te prekin me dote dhe te lene te vdesesh. Kush nuk do te

    vdese e kupton vete mesimin dhe parapaguan.

    1. elio says:

      pse vetem 20% deklarojne…keto jane statistikat e gjergji filipit apo te beqjes

  2. skender says:

    Zoti Rama dhe Zoti Beqaj, 20% deklarojne se per te paguar paguajne 100%, paguajne dhe deputetet, politikanet dhe njerzit e thjeshte se po nuk pagove: nje dr ka thene ja leje klientit gersheret ne bark. Ju nuk e dini se si te trajtojne po nuk pagove te harrojne krejt jo vetem kaq por dhe te shajne dhe te pergojojne, te thone kur nuk e do veten ti si do te duam ne. Shkurt te gjithe paguajne per nje sherbim ne te gjithaa institucionet se e kemi kete zakon te mire si popull kam kum qe jemi.

  3. sherifi says:

    Kjo eshte nje semundje e keqe per te dyja palet per mendimin tim.mua me rastisi qe pata nje njeri ne spitalin ushtarak,realisht mjeket nuk kerkuan gje sinqerisht,mirepo te afermit e mij dhe te pacientit,nga meraku qe kishin per njeriun e tyre,dhe eshte krijuar pershtypja qe po nuk i dhe bakshish nuk do i behet sherbimi i duhur,u dhane mjekeve aq sa u dhane,por edhe mjeket nuk e kundershtuan,keshtu qe te dyja palet dalin me faj.
    jam i sigurt qe sherbimi do i behej njelloi te semurit,gjithnje flas per mendimin tim.

  4. ina says:

    Ilace falas thote beqaj….po mo po ne qe vijme nga rrethet dhe qe jemi larg tiranes, pervec shpenzimeve qe na duhen per rrugen duhet te leme dhe punen te japim dhe rryshfetin se duam te mbarojme shpejt se ne QSUT te mbajne tere diten…dhe ka kaq shume burokracira. Por se kuptoj pse ilacet nuk shperndahen ne rrethe ….kete duhet te na shpjegoje Beqja…

  5. Besi says:

    Me shendetesine falas deshtoi Obama, jo me Rama. Pa sigurime dhe paga qe vazhdojne te deklarohen ne minimun, eshte thjesht nje flluske

  6. dorjeta says:

    Ministri Beqaj ka marre persiper te ringreje nje sistem shendetesor nga rrenojat, ka marre persiper sektorin me te veshtire. Puna e 300 diteve na ben optimiste per rezultatet dhe urojme qe te arrihet qe ta bejme sistemin shendetesor si ne te gjithe Europen, duke qene se tashme jemi vend kandidat.

  7. greiss says:

    Ka shume pune per tu bere, s’do mend. Por rezultatet e para jane shume inkurajuese se do te behet edhe shendetesia ne Shqiperi.
    Urime Ministrit te Shendetesise per punen dhe urojme te vazhdoje me te njejtin ritem.

  8. Karakteri says:

    kush te beso ty mer truthare,ik paguaj per shendetin tend qe ska sherim….
    je bere gazi i botes shqiptare mer mjeran.

  9. arjoni says:

    Deri me sot, nuk ka pasur asnje minister ne shendetesi qe te kete punuar dhe arritur rezultate kaq te mira dhe sidomos vetem ne 300 dite qeverisje.
    Urime ministrit Ilir Beqaj dhe presim vitin antikorrupsion qe te marrin te gjithe sherbimin shendetesor sipas nevojes pa paguar.

    1. arsen says:

      Perse moj xhan?
      Duhet te pres shtatorin une qe te sherohem?
      Po sikur te vdes ne gusht?!!! Ska vende as ne varreza!?? E di ti?
      Beqja duhet te merret me Kryeinfermjeret! Jane ata manaxheret e klinikave. Doktoret pergjigjen per diagnostikimin dhe mjekimin…Rregullin dhe kurimin e ndjekin infermieret dhe sanitaret.
      ASKUSH NUK DUHET LEJUAR TE HYJE NE KLINIKE PER TE VIZITUAR TE SEMURIN!
      Spitali duhet kthyer ne Institucion i Rendesise se Vecante. Pa parkingje e seksere! Mos them qe te kete dhe Zyra Avokatie, qe te kontrollojne sherbimin sipas Ligjit dhe Paketes se percaktuar te mjekimit!
      Late name duke lavderuar!
      Kerkoni! Protestoni! Mos korruptoni!

  10. kozi says:

    Thone qe shpresa vdes e fundit .Me keto premtime rilindja do ti shtyje
    Mandatet

  11. joela says:

    Sektori shendetesise ka pesuar nje ndryshim te madh kjo fale vemendjes dhe rendesise qe qeveria i ka kushtuar.

  12. doloreza says:

    Sektori i shendetesise ka pesuar nje ndryshim te madhe fale vemendjes dhe kujdesit nga ana e qeverise.

  13. fjolla says:

    Rezultatet rreth reformes ne sektorin e shendetesise kerkojn nje kohe te caktuar, transformimi i ketij sektori do jete nje nga sukseset e qeverise.

    1. fahtri says:

      Shendetesise i duhet nje ndryshim rrenjesor dhe per kete qeveria po punon dukshem

  14. Kendveshtrim tjeter says:

    Mjafton te bllokosh komisionet mjeko-ligjore,qe leshojne raporte per PAK,te cilat nuk lene fonde per mjeksine “falas” !
    Leket per mjeksine,gjenden kur te perjashtoni te gjithe te “semuret” fiktive me aftesi te kufisuar,ku shuma kalon milardo dollar !
    Po bere kete,ke bere me shume se gjysmen e punes.

  15. Turi says:

    O Ram, kur flet qe ne vjeshte do fillosh luften per mjeket e korruptuar, a do e luftosh miken tende dhe te Beqes, Arjana S. dhe bashk me te dhe Nestorit qe kane ber monopol mbi shume ilace dhe po notojn ne bollek te papar.

  16. Entela says:

    Mbajini mire mjeket e infermieret, rrisni pagat e do te permiresohet patjeter korrupsioni. Kuptoni se personeli I shendetesise eshte shume I lodhur e mbi te gjitha I paragjykuar e I neperkembur.

  17. kampaçurreta says:

    NJE MIKU IM PARA 5 DITESH MU LUT QE TI SILLJA CA ILACE NGA ITALIA PASI NE GJITHESE I SHTRUAR NE SPITAL KUSHTOJNE SHTRENJET

  18. qaniu says:

    po ata te paret qe vodhen apo u haruan.

  19. arsen says:

    Vendet e Botes se 3 jane me te korruptuarat…perse? Sepse jane injorante
    Kujt ja mban bytha te te kerkoje leke?
    Injorante!
    Fajin e ka shteti, sepse merret vetem me ate qe i merr leket (doktorin), po ai kaqoli qe i jep leket, nuk ka faj???
    Ligji i denon qe te dy njesoj. Kete te beje Rama dhe Prokuroria!
    As 20% e as 2 % nuk duhet te ekzistoje, por injorantet duhet e mesohen te kerkojne te drejtat qe u jep Ligji!
    Lereni te semurin tek recepsioni! Jepni Nr e tel.! Prisni tju lajmerojne qe te shkoni e ta merrni kur te dale nga spitali!
    Kaq mjafton qe doktori te beje punen! Ndryshe paguan nga xhepi i tij te gjitha shpenzimet dhe demshperblimet ne rast nevoje dhe gabimi!!!!
    Injorante! Hapni syte dhe mos jepni leke!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje