Open Data Albania: Ja si është fryrë skema e invalidëve më 2013!

21 Korrik 2014, 20:12Ekonomia TEMA
Open Data Albania: Ja si është fryrë skema e invalidëve

Open Data Albania po përditëson të dhënat lidhur me numrin e përfituesve të pensionit të invaliditetit për vitin 2013. Pensioni i invaliditetit në Republikën e Shqipërisë është një e ardhur e përfitueshme nga ata persona që bëhen të paaftë për çdo veprimtari ekonomike dhe kanë gjymtime të forta e dëmtime fizike përfshirë dhe verbimin. Gjatë këtij viti kanë përfituar pensione invaliditeti 36 307 persona të gjinisë mashkullore dhe 22 934 të gjinisë femërore. Gjithsej përfituesit nga skema e sigurimeve shoqërore për pensionet e invaliditetit kanë qenë 59 241 persona.

Në periudhën 1998-2013 numrin më të madh të përfituesve të këtyre pensioneve e ka pasur viti 2013 me përkatësisht 59 241 persona. Në këtë vit janë 2.32 herë më shumë persona se në vitin 1998 që përfitojnë pensione invaliditeti sipas skemës së sigurimeve shoqërore. Gjatë viteve 1998-2004 ky numër ka qenë thuajse konstant në një interval 25-28 mijë persona, ndërsa në vitet 2004-2013 ky numër ka ardhur duke u rritur në mënyrë konstante. Në vitin 2004 ishin 27 809 përfitues nga kjo skemë për t’u bërë 59 241 në vitin 2013.

Në gjithë harkun kohor prej 15 vitesh janë meshkujt ata që janë më të shumtë në numër sa i takon përfitimit të pensionit të invaliditetit në Republikën e Shqipërisë. Në vitet 1998-2000 dhe 2004-2013 diferenca meshkuj/femra përfitues të pensioneve të invaliditetit nuk ka ndryshuar në vlera të mëdha. Ky raport ka pësuar ndryshime në vitet 2001-2003 për shkak të zvogëlimit të numrit të femrave që e kanë përfituar këtë pension. Në këto vite ishin 2-3 herë më shumë meshkuj sesa femra përfitues.

Në vitin 2013 meshkujt dhe femrat që përfitonin pensione invaliditeti qëndronin në raportin 61% meshkuj dhe 39% femra.

 

14 komente në “Open Data Albania: Ja si është fryrë skema e invalidëve më 2013!”

  1. Baba i vertete i Dardanit says:

    Mjekeve qe kane fallcifiku raportet tu behen publike emrat.

    1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

      Popull 4 miljon me gati 60 mij invalit!!!!!!!!!!.
      pra i bjen qi nji nder 67 shqiptar te jet i paaft.
      Kukuja e modhe prandaj e kemi dhe Presidentin Handikapak.
      Na rroft Odeta qi e mban gati-tu Garden e Presidences se sa per Jarin do kishin fillu gardistat me marre arratin ene me shku ke Zholefina e Pashukut.
      E morro xhoma dhe racen shqiptare me duket.
      Ose boj vet kodoshat si te smun qi tu rrije palla ngref.
      Filloni e punoni mre trima,se puna te nxjerr ne selamet dhe jo paret qi merrni badjave dhe i boni raki e birr me qofte.

  2. TR says:

    Jam invalid kam thyer gishtin e vogel ?

  3. tourkofagos mounopano says:

    Cdo sakat para komisionit dhe njehere per verifikim. Inklusiv Nishanlliun

    1. tourkofagos mounopano says:

      Ps. Dhe tourkofagosi me mounopanot e tjere allvanoeline jane invalide. E kane rondelen e bothes te shqyer.

  4. DODA says:

    Shikoni se nuk jane vetem invalidet qe kane fallsifikuar dokumentat por jane edhe pensionistet. Njoh nje Nuri Garip Shehu nga Kukesi qe ka rritur moshen 10 vjete dhe merr pension pleqerie si ushtarak 380 000 leke ne muaj. Dhe jo vetem kaq por vazhdon edhe te punoje me policine private tek EURO GJICI, prefekti Kukesit Safet Gjici. Keto te zbuloje z. Velia dhe jo tu marrin parate por edhe ti fusi ne burge per fallsifikim.

  5. arben says:

    Shteti shqiptar I pas viteve 1990 ka qene gjithmone me breket neper kembe.Asnje statistike apo informacion qofte institucional apo privat nuk ishte I sakte por imanipuluar per qellime perfitimi.Mer rastin e te dhenave ne gjendjet civile qe me ryshfet e para ne dore nga shqiptar beheshe grek, nga mysliman beheshe ortodoks etj dhe askush nuk dha llogari.Sot me te drejte qeveria po perpiqet te vendose rregull por prape eshte e pamundur kur shikon se persona qe ne Shqiperi paguhen per vite te tera si invalide ne vendet e huaja ku jetojne jane te punesuar dhe te siguruar per pune te renda gje qe hedh poshte invaliditetin e tyre.Ose edhe ata qe jetojne ne Shqiperi nga nje ana paguhen si invalide ndersa nga ana tjeter perballojne pune te veshtira ne sektorin privat, Eshte e nevojshme ndertimi I besushmerise per vertetesine dhe saktesine e cdo gjeje qe ka lidhje me institucionet e shtetit por kjo nuk behet me ish militantet e partive politike te punesuar ne keto institucione apo me njerez te koruptuar .Duhet ngritur nga e para nje sistem I besushem dhe me efektivitet.

  6. iliria shqiptare says:

    Jemi bere si ne napoli per faqe te zeze.DHe te gjitha keto para duhet t’i paguajne taksapaguesit.Te denohen mjeket qe i leshojne keto certifikata.

  7. DANI says:

    EDHE NGELEN PA VJEDH NE SHQIPERI QORAT DHE SAKATET………….??????!!

  8. labi 2 says:

    Z.Velia!Merr ne dore situaten dhe monitoro te gjithe invalidet,pasi ka nga ata qe marrin para dhe tere diten pine birra ose raki,nderroi te gjithe mjeket e KEMP-se ndryshe je i deshtuar ;o sot o kurre

  9. labi 2 says:

    Bile ka nga ata qe u takon te marrin statusin e te paaftit dhe keta mjeke te korruptuar nuk ja u japin se duhet te paguajne shuma te majme,kurajo Z.Minister

  10. Kendveshtrim tjeter says:

    Afishoni emrat e personave me aftesi te kufizuara,per cdo bashki,per te kontribuar te gjithe ne percaktimet fiktive,kjo do te ndihmoj ne pastrimin e listave.

  11. Teta says:

    Po eshte e vertete , per te marre paaftesine kur analizat i ke ne rregull te duhet nje 5.000 lekesh per mjeken qe te ploteson fleten per kemp.Njoh nje grua qe merr kemp(pension invaliditeti), punon ne tre shtepi dhe mbasdite punon shitese.Dhe te mendosh qe ministria e Erionit ka zyre ne cdo njesi bashkiake,Perse nuk dalin ne teren dhe te bejne verifikimet per peersonat qe perfitojne invaliditet.Mire thosh dikush me lart jemi bere si ne Napoli qe qorrat bredhin me makine dhe ata ne “karroca” hypin e zbresin me kembe shkalle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje