Ulja e normës së interesit për lekun nga Banka Qendore ka bërë që të depozitohen më pak para, por kjo nuk i ka ndalur bankat qe të ulin serish fitimin e individëve të cilët kursejnë.
Në një raport të publikuar këtë të diele nga Banka e Shqipërisë nënvizohet se edhe gjatë muajit maj rënia e interesave për një depozitë 1-vjeçare nuk është ndalur, duke shkuar në 1.8%, raporton Vizion Plus.
Por, ndryshe nga depozitat gjatë majit, ka njohur një rigjallërim kredia, edhe pse këtu ka ndodhur fenomeni i kundërt: paraja që merret hua nga bizneset dhe individët është bërë më e shtrenjtë.
Pavarësisht se bankat kanë rritur sasinë e parave që japin kredi, zëri që ka dhënë këtu kontributin më të madh është ai i overdrafteve, çka do të thotë që bizneset po orientohen drejt borxheve me procedura të shkurtuara dhe miratim më të shpejtë.
Me gjithë vendimmarrjen e Bankës së Shqipërisë për të stimuluar dhënien e kredisë, sektori bankar sërish nuk po jep kontribut në ekonomi.
Kjo, edhe pas rritjes së huave me probleme.
Deri tani kreditë e këqija kanë arritur në 24% të totalit të portofolit të huave, ku kreditë të cilat konsiderohen të humbura dhe pa shpresa për tu kthyer arritën një rekord të ri prej 12% të kësaj vlere.
Gjallerim I economise apo jo? Rilindje,prisni dhe pak e do ta shihni katastrofen!
Ulja e normes se interesit, zakonisht shoqerohet me ulje te depozitave bankare dhe ulje te riskut nga ana e sistemit bankar, qe do te thote bisnesi tregon interes per rritje te kreditimit, qe do te materializohet me rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe shtimin e numrit te sipermarrjeve.Ky eshte rregulli qe mbizoteron ne kete faze te ciklit ekonomik, pritshmeria juaj nuk ka vend.Politikat fiskale te qeverise dhe ajo monetare e BK ne kete periudhe kane qene optimale.Ekonomia shqiptare do te vijoi trendin ne rritje qe ka ekonomia europiane, dhe ekonomite me te cilat ka shkembimin me te madh tregtar kane tendenca per rritje. Me optimist i nderuar annalist.
Po po ju tellallet e PD rrini e prisni katastrofen tani. Se kane lene aq pas ata tuajet sa tani e marrin per te mireqene qe nuk e ndryshon dot kjo qeveri. Po qeveria eshte duke bere nje pune te mire deri tani dhe ekonomia po ngrihet ne kembe.
Desha te thosha se :
– Ne muajin qershor 2014 Banka qendrore Europjane e Uli normen e interesit ne vleren 0,15 % dhe kjo me qellim qe :
a.- Te nxise ekonomine
b.- Te rrise inflacjonin, gje qe nuk eshte gje e mire per njerezit qe kane kursime neper bankat e nivelit te dyte por qe eshte mire per qeverine sepse keshtu ulet borxhi publik ne te ardhmen.
c.- Ul vleren e lekut gje qe eshte mire per eksportet shqiptare.
d.- Eshte nje politike jo e drejte per brezat e ardheshem.
e.- Ne treg do te kemi shume leke te lire gje qe mund te stimuloje krijimin e flluskave te imobiljeve sic ndodhi ne Amerika ne vitet 2005-2008.
– Mendoj se artikullshkruesi quhet te jete me serjoz me shifrat se media ka me shume se nje vit qe jep te njejten perqindje per keredite e semura prej 24 % m.gj.s qeveria ka filluar tashme te paguaje borxhet qe qeveria e vjeter i kishte bisnesit per punimet e bera.
A me shpjegoni ju zoteri e njihni mire kontabilitetin, n.q.s,une kame ta zeme 100.000 €, dhe ti çoj ne nje banke ne shqiperi, sa eshte fitimi vjetor per mua? ME SHPJEGONI JU LUTEM SE UNE JAME TOTALISHT INJORANT PER NGA NJOHURIT E KONTABILITETIT.
Emigranti Bruksel,
Fitimi vjetor varet nga fakti se ne cilen banke ne Shqiperi do ti fusesh leket. Ne se p.sh. i fut me nje interes vjetor prej 1% ne fund te vitit do te marresh si Fitim vetem 1mije Euro minus 10% te fitimit qe ti merr shteti. Pra del se do marresh afersisht nje Fitim prej 900 Euro.
Me sa di une gjithmone duhet te kihet parasysh kriteri qe : Sa me i madh fitimi aq me i madh edhe rreziku i humbjes per ndonje aresye APO nje tjeter.
Une di me siguri se ketu ne Zvicer kam futur Euro dhe norma e interesit vjetor ( fitimi ) eshte vetem 0,25% ne vit. Pra fitimi shume i vogel por ama nuk kam rezik qe te humb dicka.
Kujdes !
Tani aktlualisht shkalla e inflacjonit ne Shqiperi eshte 1,5%,pra i del se ti, ne se i fut leket ne banke per 1% interes do te dalesh me humbje prej 0,5% ( afersisht pese Qind Euro ) sepse inflacjoni eshte me i madh se interesi i fitimit.
Pershendetje