Ahmetaj: Sfida e qeverinë, zhvillimi i zonave industriale. Hausmann: Vlerësoni të gjitha burimet

25 Korrik 2014, 10:50Ekonomia TEMA

Sfidë për Qeverinë në 300 ditët e ardhshme do jetë implementimi i një projekti pilot me zonat industriale, të cilat do i japin mundësi industrisë prodhuese për eksportin. Kështu u shpreh ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj gjatë fjalës së mbajtur në konferencën “Rritja ekonomike në Shqipëri”.

Sipas Ahmetaj, ndonëse në Shqipëri ka 12 zona industriale, asnjë prej tyre nuk është funksionale. Ndaj, sipas Ahmetaj, sfida e radhës është që këto zona të vihen në punë.

“Kemi një qasje të re në zhvillimin ekonomik. Kemi një qasje të strukturuar në këto 6 muaj, duke marrë parasysh shifrat e eksporteve, shifra që vinë nga burime të pavarura, siç është Banka e Shqipërisë, INSTAT, etj. Para disa muajsh prezantuam paketën fasone, e cila është e para në këtë lloj”, tha Ahmetaj, ndërsa e cilësoi këtë paketë si arritjen e 300 ditëve për Qeverinë.

Në vijim ministri i Ekonomisë theksoi se vetëm në 260 biznese të përpunimin aktiv ka 3500 vende pune të reja dhe vetëm volumi i kontratave është rritur 30 për qind.

“Jemi duke para me të njëjtën filozofi projektin e dytë, atë të zonave industriale.  Ne kemi 12 zona industriale, por asnjëherë prej tyre nuk funksion. Ne po punojmë dhe evidentojmë elementet që do japin mundësi që këto qendra industriale të funksionojnë. Shumë shpejt, gjatë 300 ditëve të dyta do kemi gati zonën industriale pilote, e cila do jetë ndihmesë e madhe për biznesin vendas dhe për krijimin e një industrie prodhuese për eksportin”, u shpreh ai.

Sipas Ahmetaj, Shqipëria është akoma një vend me pamundësi financiare.

“Sa i takon sektorit të ekonomisë, qeveria po ndërmerr një model ekonomik ku nuk bazohet tek retorika por tek burimi i suksesit. Ne po fokusohemi në mënyrë pragmatike duke dhënë zgjedhje korrekte e konkrete”, u shpreh Ahmetaj.

Ricardo Hausmann, Drejtor i Qendrës Kërkimore për Zhvillim në “Kennedy School of Government, Harvard University” i pranishëm theksoi se sektori ekonomik i Shqipërisë nuk duhet të mbështetet vetëm tek eksportet, pasi ka dhe fusha të tjera. Sipas tij, në fokus duhet të jenë bujqësia, apo dhe manifaktura.

“Pikësynimi ynë ka qenë bujqësia, ashtu siç kanë qenë dhe sektorët e tjerë. Më e rëndësishmja është kapaciteti për ta zgjidhur problemin dhe mundësitë që na jepen për të vepruar. Këtë proces duhet ta risimin, në shërbim të rritjes ekonomike. Është e qartë për të gjithë se kjo procedurë nuk do ishte më e mira për të ardhmes, pra mos të mbështetemi vetëm tek eksporti. Ne kemi parë të gjitha mundësitë, manifakturat, bujqësia, turizmin, duke rishikuar të gjitha mundësitë e mundshme. Bujqësia është një fjalë e madhe në të vërtetë dhe ka elemente”, u shpreh Hausmann.

Më tej ai theksoi se Shqipëria po shkon drejt integrimit në Bashkimin Europian.

“Duhet të vlerësohen të gjitha burimet që Shqipëria ka, pasi ajo është një vend që po shkon drejt Bashkimi Evropian. Ne kemi parë dhe mundësinë e Kosovës në BE. Duhet parë dhe integrimi i Shqipërisë në BE, çështje e cila do të diskutohet më tej vendi do jetë edhe më mirë nëse vazhdon zhvillimi i kësaj mënyre. Ka një gjë që mungon në këtë pjesë, në infrastrukturë, pra është axhenda. Ne kemi një ëndërr, ashtu sikurse Shqipëria e do ta bëjë realitet”, tha Hausmann.

Një ndër synimet e qeverisë shqiptare është rritja e investimeve të huaja në sektorët strategjik në vendin tonë. Kështu theksoi gjatë fjalës së tij Zëvendëskryeministri Niko Peleshi.

“Duam të ndryshojmë filozofinë e ndërtimit të vendit, ky është motivi jonë serioz. Do bëjmë një skanim të sektorëve, ku më pas do të investojmë. Investimet e huaja direkte në sektorët strategjik kanë përbërë rreth 1-2 për qind, ku pjesa më e madhe kanë shkuar në telekomunikacione, etj. Do tentojmë që këto investime të huaja të shkojnë tek sektorët strategjik”, tha Peleshi.

Duke qëndruar tek arritjet e qeverisë shqiptare në këto 300 ditë qeverisje, Peleshi përmendi marrjen e statusit të vendit kandidat, një nga ëndrrat e shqiptarëve.

“Ne kemi një ëndërr dhe jo thjesht një plan për rilindjen e Shqipërisë. Sot Qeveria shqiptare ka një ekip, i cili beson në ëndrrën e vetë, duke e kthyer atë në realitet. Brenda 300 ditëve kemi fituar besimin e BE dhe morëm statusin. ME BB dhe FMN arritëm të nënshkruanim një marrëveshje e cila në shpëtoi të binim poshtë. Kjo ishte një arritje e qeverisë shqiptare dhe BB e FMN-së.  Reformat kanë kostot e tyre, ndaj shumë vende synojnë ti shmangin ato. Ndaj shpesh herë qeveritë i dorëzohen nevojës dhe shmangin reformat. Sot mbyllet faza e një programi interesant, me profesor Hausmann, me të cilin kryeministri ka punuar prej vitesh. Ky program na ka bërë të kuptojmë se sa të mëdha janë sfidat që ngelen para. Problemi themelor është dështimi për të ndryshuar modelin ekonomik. 15 për qind e produktit të brendshëm bruto kanë qenë reminitancat e emigrantëve, të cilat tashmë kanë rënë”, theksoi Peleshi.

Sipas tij, Bashkimi Evropian sjell me vetë mundësitë, por dhe sfida.

“Anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të thotë më shumë mundësi. BE sjell me vetë mundësitë, por dhe sfidat. Tashmë objekti për një rritje me 2 për qind duket i arritshëm në këto 300 ditët që lamë. Paketa fason ishte një nga shembujt pozitiv, se si në bashkëpunim me biznesin, del një produkt që kënaq interesat e qeverisë dhe biznesit. Ekonomia shqiptare ka dhënë shenja ringjallje në konsum, në volumin e shkëmbimeve tregtare”, tha Peleshi.

3 komente në “Ahmetaj: Sfida e qeverinë, zhvillimi i zonave industriale. Hausmann: Vlerësoni të gjitha burimet”

  1. turkofagos says:

    ik more andej se u bene 300 dite qe ke ardh ne pushtet edhe nje M… te madh ke bere http://bit.do/sfida-e-qeverine-zhvillimi-i-zonave-industriale

    1. lini says:

      Si mo idiot nje mut, e di me ca merret ministria e ekonomise a jo??? Ato fonde qe tu akorduan, banka botrore etj etj apo vijne vet ato.

      1. bledi says:

        Brravo zoti minister, nje nga ministrit me te suksesshme e kesaj qeverie eshte ajo e juaja, eshte me pak e ndjeshme per popullin ne menyre te drejtperdrejt po qe po ashtu ngelet shume e rendesishme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje