Open Data Albania ka hulumtuar lidhur me funksionimin e Medias Televizive duke evidentuar numrin e licencave sipas kategorisë së medias televizive dhe subjektin tregtar që i zotëron këto ekrane.
Të dhënat në hulumtim janë marrë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Qendra Kombëtare e Regjistrimeve (QKR) dhe Qendra e Botimeve Zyrtare (QBZ).
Në Shqipëri televizionet kategorizohen sipas mënyrës së shpërndarjes së sinjalit e mbulimit përkatës të territorit. Kategoritë janë: televizione private kombëtare dhe si të tillë funksionojnë 2; televizione private vendore apo siç edhe njihen televizione lokale për të cilat AMA ka lëshuar 74 licenca transmetimi; televizione private satelitore për të cilat kemi 2 licenca, televizione private me përsëritës; platforma televizive numerike satelitore nga të cilat në vendin tonë janë të regjistruara 3 të tilla; televizione kabllore ku kemi 103 të regjistruara.
Televizionet private kombëtare që operojnë aktualisht janë Tv Klan dhe Top Channel.
Televizioni Klan përmes shoqërisë tregtare me të njëjtin emër ka nisur aktivitetin në vitin 1997. Kapitali i shoqërisë është rritur ndjeshëm duke shënuar një vlerë prej 980 000 000 lekë. Top Channel është regjistruar si shoqëri tregtare në vitin 2001 me një kapital fillestar 100 000 lekë. Sot kapitali i tij është 525 400 000 lekë.
Televizione private vendore janë të licencuara 74.
Shoqëria tregtare media televizive vendore me kapital aksionar më të lartë është Albanian Screen me 487 500 000 lekë (katërqind e tetëdhjetë e shtatë milion e pesëqind mijë).
Kjo shoqëri zotëron edhe licencën për transmetim satelitor.
Ndër shtatëdhjetë e katër televizionet vendore, shtatë janë persona fizikë, tre prej tyre iu është pezulluar aktiviteti, një është çregjistruar si subjekt, një shoqëri është në likuidim e sipër dhe për trembëdhjetë të tjerë nuk është bërë plotësimi i të dhënave (ekstraktit historik) pranë QKR.
Një tjetër kategori janë edhe televizionet private satelitore. Dy janë televizionet satelitore në Shqipëri, Vizion Plus satelitor dhe ALSAT satelitor. Transmetimi dhe në satelit i këtyre televizioneve ka bërë që programet të ndiqen edhe në ato zona ku nuk arrihet mbulimi me sinjal tokësore, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Platformat private numerike satelitore janë një tjetër teknologji në transmetimet dixhitale. Në Shqipëri tre janë platformat e tilla: Tring, Digitalb dhe Supersport. Platforma Digitalb ka nisur aktivitetin në vitin 2004, ndërsa dy platformat e tjera dy vite më vonë.
Televizionet kabllore janë sisteme të shpërndarjes së programeve televizive nëpërmjet frekuencave të radios. Në Shqipëri 42% e televizioneve private kabllore janë të regjistruar si Person Fizik pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.
Autoriteti ka të deklaruara njëqind e tre licenca, ndër të cilat një pjesë e mirë rezultojnë problematike me pezullim të veprimtarisë apo likuidim të subjektit tregtar që i zotëron.
Gjithashtu mbi emra të aksionerëve, si detaje më të spikatura listojmë:
Kapitali themeltar në total i subjekteve tregtare media televizive në 15 korrik 2014 shënon 4.5 miliardë lekë. Nga ku 65% janë kapital i tv vendore; 33% i tv kombëtare dhe 2% i televizioneve kabllore.
Në Median Televizive në Shqipëri në korrik 2014 regjistrohen 186 individë aksionerë. Ndër to njëzetë e tre (12.4%) janë të gjinisë femërore. Disa individë rezultojnë të jenë aksionerë në më shumë se një shoqëri tregtare që funksionon si televizion.
Individët me kapitalin më të madh janë Alba Gina dhe Aleksandër Frangaj, të “TV Klan” me një kapital prej 40% të kapitalit themeltar të shoqërisë përkatëse ose 392 milionë lekë secili. Ky kapital përbën 6% të totalit të kapitalit të gjithë televizioneve dhe 7% të kapitalit të zotëruar nga individët. Aksionarët Ridvana, Holta dhe Melina Dulaku pasojnë si aksionere pranë “TRING TV”. Ato kanë përkatësisht 340; 330 dhe 330 milionë lekë kapital secila.
Leku leter. Populli vazhdon ha bar dhe shef arritjet e qeverise ne keto televizione
Vizion Plus dhe Alsat jane me pagese dhe nuk mund te shikohen lirisht ne satelit.
Kushe munde te na shpjegoje ne euro keto shifra.
Televizioni Klan përmes shoqërisë tregtare me të njëjtin emër ka nisur aktivitetin në vitin 1997. Kapitali i shoqërisë është rritur ndjeshëm duke shënuar një vlerë prej 980 000 000 lekë. Top Channel është regjistruar si shoqëri tregtare në vitin 2001 me një kapital fillestar 100 000 lekë. Sot kapitali i tij është 525 400 000 lekë.
Klani vlen 98 milione dollare ndersa Topi 52 milion dollare.Te dy shfrytezojne injorantet qe s’dine gjuhe te huaja dhe nuk perdorin internetin per te zgjedhur vete cfare te shikojne…
Me fal se kam harruar presjet 9.8 milione dhe 5.2 milione
1 Euro = afersisht 1.4 Lek
Pjeseto cdo shifer qe lexon me 1.4 dhe del vlera e kapitalit ne Euro. Ose per me thjesht shko ne http://www.xe.com dhe konverto Albanian LEK ne EURO
korrigjim: 1.00 EUR = 139.456 ALL
===================================================
-Top-Channel televizioni me shikues dhe i besushem per
shqiptaret brenda dhe jashte vendit.
-Top-Channel televizion me programe te shkelqyera dhe njerez profesionalist dhe serioze.
————————————————————–
-TV-Klani eshte ngritur me para te vjedhura dhe te pista i nxitur nga krimineli Ali Bisha.
-Ky televizion 23 vjet ka ngrene dhe parat e popullit per propagande te kriminelit Ali bisha.
-TV-klani televizion verioresh hajdute, me programe te dobta, me njerez lapanjozer te oborrit familjes inkriminuar Ali Bisha.
===================================================
Nje euro eshte 140 Lek. Llogariteni me kete kurs