Të ardhurat nga kalimi i së drejtës së pronësisë së truallit ndahen 80 për qind të vlerës në Buxhetin e Shtetit për fondin e kompensimit financiar të parashikuar nga ligji nr. 9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, për Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe 20 për qind të vlerës për llogari të ALUIZNI-t.
Kjo përcaktohet në ligjin “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin”, të ndryshuar.
Ky ligj zbatohet për kalimin e së drejtës së pronësisë subjekteve të interesuara apo personave të stimuluar mbi njësitë e ndërtuara dhe truallin brenda zonës së stimuluar, si dhe për veprimtaritë joturistike në zonë me përparësi turizmin.” Në ndryshimet e draftit përcaktohet se procedurat e këtij ligji do të zbatohen edhe për personat që ushtrojnë “veprimtari joturistike në zonë me përparësi turizmin”.
Procedura e kalimit të pronësisë mbi truallin
Në ligj përcaktohen procedurat e kalimit të pronësisë mbi truallin. Në këtë mënyrë nëse marrëveshja e qirasë ose e zhvillimit është e lidhur me personin e stimuluar në truall shtetëror, përpara datës së kthimit dhe kompensimit fizik nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ALUIZNI kalon pronësinë e truallit në favor të subjektit të interesuar apo personit të stimuluar. Personat, të cilët preken nga zbatimi i pikës 1, të këtij neni, kompensohen në përputhje me procedurat e parashikuara në legjislacionin në fuqi për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”. Ligji parashikon që subjekti i interesuar ose personi i stimuluar ka të drejtë të kërkojë blerjen e truallit në funksion të njësisë së ndërtuar, të ndodhur brenda kufirit të parcelës ndërtimore, të përcaktuar në planin e rilevimit, në përputhje me procedurat e parashikuara.
Pronësia dhe bashkëpronësia mbi truallin e lirë
Në përfundim të procesit të përcaktuar në nenin 9, trualli që mbetet i lirë brenda kufijve të zonës së stimuluar, të përcaktuar nga plani i rilevimit, kalon në bashkëpronësi të detyrueshme dhe të patjetërsueshme në favor të subjekteve të interesuara dhe personit të stimuluar. Afatet dhe procedurat e kalimit të bashkëpronësisë së detyrueshme mbi truallin e lirë përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Mënyra administrimit dhe e rregullimit të bashkëpronësisë mbi këtë truall kryhet në përputhje me ligjin për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij. Në rast se subjektet e interesuara dhe personi i stimuluar nuk kërkojnë kalimin në bashkëpronësi të detyrueshme të truallit të lirë, sipas përcaktimeve të bëra në pikën 1, të këtij neni, ky truall mbetet me titull pronësie shtet. Përjashtimisht nga pikat 1 dhe 2 të këtij neni, personi i stimuluar, i cili ka përfunduar ndërtimin e njësive, deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, dhe nuk e ka ndryshuar destinacionin e tyre për veprimtari të stimuluar, ka të drejtë të kërkojë blerjen e të gjithë truallit të lirë brenda zonës së stimuluar, bazuar në planin e rilevimit. Në çdo rast, trualli i lirë brenda kufijve të zonës së stimuluar, pavarësisht nëse ka kaluar ose jo në pronësi, sipas përcaktimeve të bëra në këtë nen, konsiderohet “zone e rëndësisë kombëtare në planifikimin e territorit”, në përputhje me ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.”.
Cmimi i truallit
Çmimi i truallit brenda zonës së stimuluar përcaktohet në bazë të hartës së vlerës së tokës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. ALUIZINI lidh kontratën e shitjes për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi truallin, sipas modelit tip, si dhe njofton me shkrim subjektin e interesuar ose personin e stimuluar që plotëson kushtet e parashikuara në këtë ligj dhe për masën e çmimit. Modeli tip i kontratës së shitjes miratohet me urdhër nga ministri përgjegjës brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.”.
Çmimi i truallit reduktohet në masën 10 për qind, nëse paguhet brenda 1 muaji nga njoftimi me shkrim, sipas pikës 3, të nenit 10, të këtij ligji.”.
Mospagimi i çmimit nga subjekti i interesuar ose personi i stimuluar, brenda 6 muajve nga njoftimi me shkrim, sjell penalitete në masën 10 për qind të çmimit total të truallit për çdo muaj vonesë, me kusht që masa e penalitetit të mos kalojë çmimin total të truallit”. Nëse personi i stimuluar ka kryer shtesa mbi lejen e ndërtimit, zbatohen penalitetet e parashikuara në ligjin nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar”.
Ndryshimet e plota
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 186, DATË 5.11.2009, “PËR RREGULLIMIN E PRONËSISË MBI TRUALLIN SHTETËROR NË ZONAT ME PËRPARËSI TURIZMIN”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 186, datë 5.11.2009, “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 2, pika 1, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
1. Shkronjat “c”, “d” dhe “ë” ndryshohen si më poshtë:
“c) “Person i stimuluar” është personi fizik apo juridik, i cili ka përfituar titullin e personit të stimuluar, në përputhje me ligjin nr. 7665, datë 21.1.1993, “Për zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin”, të shfuqizuar.
d) “Njësi e ndërtuar” është objekti ose tërësia e objekteve apo e apartamenteve, të ndërtuara brenda kufirit të zonës, për të cilën personi ka fituar titullin person i stimuluar.
ë) “Truall” është e gjithë sipërfaqja e tokës brenda zonës së stimuluar, sipas kufirit të lejes së miratuar të sheshit të ndërtimit.”.
2. Shkronja “f” shfuqizohet.
3. Pas shkronjës “g” shtohen shkronjat “gj”, “h”, “i” dhe “j” me këtë përmbajtje:
“gj) “Truall i lirë” është sipërfaqja e tokës, brenda zonës së simuluar, e përcaktuar nga plani i rilevimit, brenda kufirit të lejes së miratuar të sheshit të ndërtimit, i tillë si sheshe, troje funksionale, pishina, sipërfaqe të gjelbëruara, rrugë apo truall tjetër me destinacion dhe funksion të ngjashëm.”.
h) “Plan rilevimi” quhet plani i përgatitur nga ALUIZNI pas përditësimit në terren, ku paraqitet gjendja faktike e zonës së stimuluar, sipas kufijve të miratuar në lejen e sheshit.
i) “Objekt i ndërtuar” është objekti, për të cilin është përfunduar konstruksioni dhe mbulesa.
j) “Veprimtari joturistike në zonë me përparësi turizmin” janë ato veprimtari të dhëna në përputhje me shkronjën “b”, të nenit 4, të ligjit nr. 7665, datë 21.1.1993, “Për zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin”, të shfuqizuar.”.
Neni 2
Në nenin 3 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. Ky ligj zbatohet për kalimin e së drejtës së pronësisë subjekteve të interesuara apo personave të stimuluar mbi njësitë e ndërtuara dhe truallin brenda zonës së stimuluar, si dhe për veprimtaritë joturistike në zonë me përparësi turizmin.”.
2. Pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:
“3. Procedurat e këtij ligji do të zbatohen edhe për personat që ushtrojnë “veprimtari joturistike në zonë me përparësi turizmin.”.
Neni 3
Në nenin 4, pika 1, shkronja “b” ndryshohet si më poshtë:
“b) dokumentacionin që provon veprimin juridik ndërmjet personit të stimuluar dhe subjektit të interesuar për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi njësinë e ndërtuar.”.
Neni 4
Në nenin 5 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Shkronjat “b”, “c”, “ç” dhe “e”, të pikës 1, ndryshohen si më poshtë:
“b) marrëveshjen e qirasë apo të zhvillimit, të lidhur ndërmjet personit të stimuluar dhe qiradhënësit, nëse është lidhur një marrëveshje e tillë;
c) lejen e ndërtimit dhe/ose lejen e sheshit të ndërtimit;
ç) projektin arkitektonik të miratuar;
e) vërtetim nga Agjencia Kombëtare e Turizmit për detyrimet e marrëveshjes së qirasë, të llogaritura deri në momentin e zgjidhjes së marrëveshjeve.”.
2. Pas shkronjës “e” shtohet shkronja “f” me këtë përmbajtje:
“f) vendimin e organeve kompetente për dhënien e titullit person i stimuluar.”.
3. Pas pikës 1 shtohet pika 2 me këtë përmbajtje:
“2. Pika 1 e këtij neni, do të zbatohet edhe për subjektet, të cilat kanë zhvilluar një veprimtari joturistike në zonë të stimuluar.”.
Neni 5
Pas nenit 7 shtohet neni 7/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 7/1
Procedura e kalimit të pronësisë mbi truallin
1. Nëse marrëveshja e qirasë ose e zhvillimit është e lidhur me personin e stimuluar në truall shtetëror, përpara datës së kthimit dhe kompensimit fizik nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ALUIZNI kalon pronësinë e truallit në favor të subjektit të interesuar apo personit të stimuluar.
2. Personat, të cilët preken nga zbatimi i pikës 1, të këtij neni, kompensohen në përputhje me procedurat e parashikuara në legjislacionin në fuqi për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje.”.
Neni 6
Në nenin 8, pika 2 shfuqizohet.
Neni 7
Në nenin 9 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. Subjekti i interesuar ose personi i stimuluar ka të drejtë të kërkojë blerjen e truallit në funksion të njësisë së ndërtuar, të ndodhur brenda kufirit të parcelës ndërtimore, të përcaktuar në planin e rilevimit, në përputhje me procedurat e parashikuara në këtë kre.”.
Neni 8
Pas nenit 9 shtohet neni 9/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 9/1
Pronësia dhe bashkëpronësia mbi truallin e lirë
1. Në përfundim të procesit të përcaktuar në nenin 9, trualli që mbetet i lirë brenda kufijve të zonës së stimuluar, të përcaktuar nga plani i rilevimit, kalon në bashkëpronësi të detyrueshme dhe të patjetërsueshme në favor të subjekteve të interesuara dhe personit të stimuluar.
Afatet dhe procedurat e kalimit të bashkëpronësisë së detyrueshme mbi truallin e lirë përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Mënyra administrimit dhe e rregullimit të bashkëpronësisë mbi këtë truall kryhet në përputhje me ligjin për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij.
2. Në rast se subjektet e interesuara dhe personi i stimuluar nuk kërkojnë kalimin në bashkëpronësi të detyrueshme të truallit të lirë, sipas përcaktimeve të bëra në pikën 1, të këtij neni, ky truall mbetet me titull pronësie shtet.
3. Përjashtimisht nga pikat 1 dhe 2 të këtij neni, personi i stimuluar, i cili ka përfunduar ndërtimin e njësive, deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, dhe nuk e ka ndryshuar destinacionin e tyre për veprimtari të stimuluar, ka të drejtë të kërkojë blerjen e të gjithë truallit të lirë brenda zonës së stimuluar, bazuar në planin e rilevimit.
4. Në çdo rast, trualli i lirë brenda kufijve të zonës së stimuluar, pavarësisht nëse ka kaluar ose jo në pronësi, sipas përcaktimeve të bëra në këtë nen, konsiderohet “zone e rëndësisë kombëtare në planifikimin e territorit”, në përputhje me ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.”.
Neni 9
Në nenin 10, pikat 1 dhe 3 ndryshohen si më poshtë: “1. Çmimi i truallit brenda zonës së stimuluar përcaktohet në bazë të hartës së vlerës së tokës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
3. ALUIZINI lidh kontratën e shitjes për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi truallin, sipas modelit tip, si dhe njofton me shkrim subjektin e interesuar ose personin e stimuluar që plotëson kushtet e parashikuara në këtë ligj dhe për masën e çmimit. Modeli tip i kontratës së shitjes miratohet me urdhër nga ministri përgjegjës brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.”.
Neni 10
Në nenin 11, pika 3, shkronja “a” shfuqizohet.
Neni 11
Në nenin 14 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. Çmimi i truallit reduktohet në masën 10 për qind, nëse paguhet brenda 1 muaji nga njoftimi me shkrim, sipas pikës 3, të nenit 10, të këtij ligji.”.
2. Pika 2 shfuqizohet.
3. Pika 3 ndryshohet si më poshtë:
“3. Të ardhurat nga kalimi i së drejtës së pronësisë së truallit ndahen si më poshtë:
a) 80 për qind të vlerës në Buxhetin e Shtetit për fondin e kompensimit financiar të parashikuar nga ligji nr. 9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, për Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave;
b) 20 për qind të vlerës për llogari të ALUIZNI-t.
Të ardhurat e realizuara nga tarifat dhe tatimet administrohen sipas neneve 13 dhe 15 të këtij ligji.”.
Neni 12
Në nenin 15/1, fjalia e fundit ndryshohet si më poshtë:
“Detyrimet e prapambetura llogariten nga Agjencia Kombëtare e Turizmit deri në momentin e zgjidhjes së marrëveshjes.”.
Neni 13
Në nenin 16 bëhen ndryshimet dhe shtesa e mëposhtme:
1. Pika 1 shfuqizohet.
2. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:
“2. Mospagimi i çmimit nga subjekti i interesuar ose personi i stimuluar, brenda 6 muajve nga njoftimi me shkrim, sipas pikës 3, të nenit 10, të këtij ligji, sjell penalitete në masën 10 për qind të çmimit total të truallit për çdo muaj vonesë, me kusht që masa e penalitetit të mos kalojë çmimin total të truallit.”.
3. Pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:
“3. Nëse personi i stimuluar ka kryer shtesa mbi lejen e ndërtimit, zbatohen penalitetet e parashikuara në ligjin nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar”.
hajdutet dhe grabitesit e ”stimuluar” ligjerohen nga shteti….!!
nje bourdhelo/shtet qe nuk e shikon ne asnje vend te botes[vec atyre zulu]………….
na cat T..in me kete histori kaq te gjate…
a ka njeri nerva te lexoj gjithe kete bullshit.
per cfare flet kjo ?
a perfitojme gje apo si perhere babucin
Zoti gazetar me thjesht duhej ta kishe shpjeguar, nuk kerret vesh gje
Filluan perseri lojen Shesh-Besh, nastradinat e radhes .
Ne boten e pronesise njifet vetem nji princip ne gjithe Boten .
Ata te cilet kane dekumentacionin e rregullt bazuar ne ligjet e shtetit ,pra dal si dekument nga gjyqi ne baze te Tapi-ve te kohes se Zogut ,
duhet ti kthehet menjiher prona ,ose ti demshperblehet .
Ktu s’ka nevoj per recitime nenesh e ligjesh ,apo hedhje zarash te reja ne loje .
Megjithate e gjithe kjo loje qe behet kuptohet qarte se asnji qeverri nuk deshiron te zbatoje ligjein mbi pronarin e vertete .Ligjerohen vetem pushtusit e tokave ,sepse i shkojn interesit te votes ,politikes dhe pronat e pronareve vazhdojn te bejne xhiron e pandaluar ne koroselin e politikes me te ndyre te Botes.
Edhe sikur kjo qeverri te cilen e votuam dhe e perkrahem ne cdo aspekt ,te mendoj seriozisht nji dite per pronaret ,un personalishte familja ime tashme ka vene ne levizje Avokaturen dhe kte fund viti shpresoj qe ti plase surratit ktij shteti Karten e Strassburgut mbi te drejten e pronesise . Ke shteti me i korruptuar i Globit ,ne kemi humbur cdo shpres …sepse qellimishte e bllokojn pronen shqiptareve ,ndaj ne tashme e kemi gjetur zgjidhjen .Strasburg .
Kjo është e gjitha mashtrim qeveria të mashtrojë krimet e Salih Berisha, Ilir Meta, Fatos Nano, Artan Lame. Këta banditë talebanë, por shkatërruar nga të mëdhenjtë e drogës tokës, shitur dhe shumë ministra dhe deputetë janë të përfshirë. Jo konrom me ligjin Evropian
Megjithe mend s’merret vesh gje fare. A thua se kane qellim me te ngaterru. Sqaroni si veprohet me token para apartamentit te blere nga personi qe i ka ndertuar si “person i stmuluar”. a mund te sqaroje kush per kete gje?
Po per tokat qe kane mbivendosje zoti Kryeminister Kush do te njihet pronare:
1- Argita &Co?
2- Pronaret e vertete qe kane tapite e para ?
3- Pronaret e 1990?
4- Invesitoret e huaj qe kane zaptuar Shqiparine ne emer te te ashtuquajtureve kontraktore, partner apo model Hitler?
5- Deputetet e vjeter te ligjit Nano&Fino; Luli& Sali; te rrinjte e modelit Evropiane Meta&Rama, Pro-Perendimoret Dochi&CO, turqit apo talibanet; cifutet apo shejtanet?
6- Po pronat e Ahmet Zogut Kush do ti mare?
Kesaj i thone te luash me popullin tend, pasi cmimi I tokes eshte I paperballueshem per economine e shqiptareve, dhe ne nje kohe per 6 muaj likujdim qe parashikone ligji.
Keshtu SHQIPTARET e falementuar do te kerkojne partnere te huaj; qe do te thote privatizim I shqiperise direkte nga individe apo compani te huaja.
Per SHQIPTARET nuk do te kete rruge tjeter vecse skllever te te huajve ne SHQIPTARI, pra ne vendin e tyre
A mund te me thoni te nderuar shqiptare!
Cili kombne bote e ka kete Ligj?
Cili komb ne bote pranone ligjet e skllaverise te ligjeruara nga parliament i tij?
Cili komb ne bote e shet vendin me kaq kenaqsi sa ne SHQIPTARET ?
KY ESHTE NJE KRIME SA I DHIMBSHEM, PO AQ EDHE I TURPSHEM PER SHQIPTARET KUDO QE JAN
KY ESHTE GENOCID NE EMER TE LIGJIT TE VET QEVERISE SHQIPTARE
KY ESHTE NJE MPOSHTJE KOMBETARE
KY TREGON SE I VOTUARI RAMA DHE QEVERIA E TIJ ESHTE NJE SOFISTIKIM I KALIBRIT TEKNIKO-POLITIC
NGREHU ENVER EDHE NJEHERE NGA VARRI, SE SHQIPERISE JU VU ZJARI
ME MIRE AHMET ZOGU DHE NJEHERE, SE SA MIJERA ZOGJ TE HUAJ TE TJERE
ME MIRE TREKENDESHI E LITARI TE SHESHI I BAESHKISE; SE SA SKLLAVERIMI NE EMER TE “DEMOKRACISE”
Ju LUTEM postojeni komentin!
E nise mire,por e menderose ne fund me enver karin……..
ne ka plehre me antishqiptar e shkaterrues te te drejtave te njeriut[prona,liria e fjales e levizja e lire,etj] eshte turkoshaku enver hoxha.
bastardi enver shkerdheu per 45vjt nje komb te tere,por qe fatkeqsisht u vazhdua,madje vazhdon edhe sot ne 2014 nga plehrat politikane……..
jane pikerisht keto kallepe njethundrakesh,lindur dhe formuar ne sistemin e pederastit enver,ata qe po vazhdojne shkerdhimin e shqiptareve………
si duket Artan Lamja do ja kaloje Shaban Memise.Ne Pogradec aluizni dhe hipoteka kane legalizuar me dok.te fallcifikuara nje kjske 30m larg liqenit ne zonen e vilave.Pretendojne se kane mik prokurorin e pergjithshem..me pergjegjesi penale ka nje vit e gjysme qe eshte bere ky veprimdhe hajduteve drejtore te Pd nuk ju hyngjemb ne kembe.KJOSKA ESHTE LEGALIZUAR SI SHTEPI BANIMI.SA RRYSHFET DUHET TE JETE PAGUAR VALLE.
Ja, ku i “doli tymi” edhe Reformës Territoriale se, pasi grabitën gjithë tokat në bregdetin e Adriatikut, tani u ka mbetur të grabisin edhe Bregdetin e Jonit, prandaj për këtë nuk pranojnë të bëjnë më parë decentralizimin e pushtetit vendor, pasi gjithë tokën në bregdetin e Jonit mafiozat e pushtetit e trajtojnë akoma sipas Kushtetutës të Enver Hoxhës të vitit 1976, që gjithë tokën në Shqipëri e quajti tokë shtetërore, në një kohë që historikisht shteti Shqiptar nuk ka pasur, dhe nuk do ketë as edhe një metër katror tokë në pronësi të tij, pasi në breza e shekuj, ku edhe në kohën e sundimit Turk, autoritetin mbi tokat e tyre e kanë ushtruar vetë banorët autoktonë të çdo fshati, dhe prandaj për 24 vjet rrjesht mafia pushtetare nuk ktheu pronën pronarit trashëgimtar se, atë me një mijë poshtërsira me ligjet e tyre të përçudnuar duan ta grabisin për vete. Dhe nuk ka mbetur gjë tjetër veç të njoftojmë jo vetëm Bashkimin Evropian, Komisjonin e Tij, Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg tani që vendi u pranua “kandidat”, por t’ia bëjmë të ditur edhe Papa Françeskut para se të vizitojë Shqipërinë në shtator, se Shqipërinë e kanë pushtuar përsëri neokomunistët, si bij dhe nipër të komunistëve të vjetër, që për 45 vjet vranë e prenë të gjithë ata që u dolën përpara për të kundërshtuar regjimin kriminal të tyre !
Vallë mos në këtë djall Shqipëri komunizmi u “rrëzua” që sot në kohë moderne e demokratike kapitalista dhe pashallarë të kuq të bëhen përsëri fëmijët e tyre (?!), të cilët nuk e meritojnë as emërin njeri por veçse barbarë njëlloj si dhe vetë prindërit e tyre, mafioza kriminela dhe horra, që nuk mund ti krahasosh e që as nuk mund të kenë asnjë shok në këtë Botë !!! Pse mos kujtoni ju se u rrëzua Sali Berisha dhe Edi Rama do na ioshte demokrat sipas shkrimeve të tij të herëshme ku na hiqej antikomunist i tërbuar, ku duket se largimi i Berishës nga pushteti del se nuk ka qenë gjë tjetër veçse një marrëveshje e fshehtë midis tyre, kur Edi Rama me qëndrimin ndaj pronë na del më në fund komunist i betuar (?!) por patjetër që ky do jetë sulltani i fundit i këtij vendi ! Më në fund pas 600 vjet do themi : Erdhi çlirimi, erdhi liria !
E then shkurt :Personat me statusin “Person i stimuluar”neneshkruan marveshje zhvillimi me shtetin per struktura te mirfillta turistike ,duke mos pasur asnje detyrim tatimor ne RSH per cfardo lloj aktiviteti biznesi qe kryenin.Mbasi i shkelen totalisht keto marveshje ! Shperblehen nga shteti duke ju kaluar ne pronesi teritoret me te vlefeshme te ketij vendi, duke ligjeruar grabitjen e pronave.
A do te lindin me Avni Rustem ne kete vend? A ka Shqiperi ?
Rama dhe qeveria e tij duhet te jape doreheqjen e menjehereshme. SHQIPTARET I pret nje katastrofe e vertete.
Prona me mbivendosje= lufte Brenda llojit