PD organizon tryezën “300 ditët e dështimit të Qeverisë”/Berisha: Organizmat ndërkombëtare të mos bëhen aleate të mafies në qeverisje

29 Korrik 2014, 12:19Ekonomia TEMA

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka drejtuar një apel institucioneve ndërkombëtare financiare që mbikqyrin fondet e akorduara borxh që të mos bëhen aleatë të regjimit më kleptokratik të Europës. Berisha tha se në të kundërt këto institucione janë bashkëfajtorë me të për rritjen e borxhit të popullit shqiptar në mënyrë të pamerituar. Deklarata e Berishës u bë në një tryezë të organizuar nga Partia Demokratike për të analizuar “300 ditët e dështimit” të Qeverisë Rama-Meta në ekonomi.

 “Të gjitha prokurimet janë pazare të neveritshme. A e dini ju sot që përfaqësues të bandave kapin biznesmentin e i thonë: -E fitove ti tenderin e kësaj rruge? – E fitova! – Jo, nuk do ta marrësh ti! – Po kush do ta marrë? – Do ta marr unë – dhe guxon njeri rastësisht i përmend Koçon dhe miqësinë me Koçon dhe banditi merr në telefon direkt Ramën. Kjo është absolutisht e vërtetë. Ndaj është jashtëzakonisht e rëndësishme të japim alarmin për këto zhvillime dramatike. i bëj thirrje institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri të ngrihen në lartësinë e institucioneve të tyre, sepse të japësh 100-ndra milionë dollarë për t’i rritur borxhin një populli në mënyrë të pamerituar është një bashkëfajësi me një qeveri që nuk respektin asnjë rregull përveç ligjeve të mafias”, theksoi Berisha.

Në vijim ish-Kryeministri u ndal në situatën aktuale ekonomike, për të cilën tha se minimum ajo ndodhet në shifrat e rritjes minus 2.5%-3%.

“Po pse e them unë këtë? Ka pasur një moment që kemi pasur një rënie të rritjes reale nga 0-2% dhe ai moment tregon se rritja nominale ishte 2% ose 1.5%. Merrni treguesit. i bëj thirrje organizatave të biznesit, shoqërisë civile se me statistikën e Edi Ramës po shkojmë në sketërrë. Është mirë t’i dimë, në mënyrë që t’i kthejë. E dini si është puna? Këta nuk janë as liberalë, as kenesianë, këta janë thjesht mafiozë. Këta nuk besojnë Kenesin dhe janë socialistë! Ka rënë konsumi i mallrave të konsumit të gjërë, këto janë buritë më të mëdha të alarmit. Po ku pyet mafia për Kenesin?! Mafia ka vetëm interesa të veta që duhet t’i realizojë me çdo kusht”, theksoi Berisha.

Në vijim ai shtoi se “ekonomia e tregut është e pakthyeshme, por po ndodh një fenomen dramatic, pasi tregu në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër përballet sot me mafian më të egër”.

“Sot liria e tregut, ekonomike që në thelb është liria e çdo kujt limitozohet nga qeveria, e cila ka future në Parlament kriminelë. Çdo jave, apo çdo dy javë një biznesmen ekzekutohet, madje publikisht, para kamerave, para qytetarëve, para policisë.  Po preket liria themelore e pronës. Keni parë ju një Kryeministër me papërgjegjshmërinë e plotë e thotë se nga Velipoja deri në Ksamil nuk mund të ndërtohet. Të gjitha komunat e Tiranës nuk mund të ndërtojnë. Iu ngri prona dhjetëra familjeve shqiptare. Po a ka themel më të rëndësishme se kontrata dhe liria e saj tek tregu? Me mburrje njofton se janë anuluar rreth 30-50 kontrata. Po çfarë i mbetet më kësaj kontrate?! Nga mund të ketë një liri ekonomike në një vend ku janë rritur taksat?!”, tha Berisha.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha duke marrë fjalën në tryzë theksoi se niveli i ekonomisë në vend është përkeqësuar dhe kjo është pika ku të gjithë shqiptarët bashkohen.

“Një konsensus që buron nga përgjigja që jep i majtë dhe i djathtë, i kamur apo i vobektë. Nëse ai pyetet për konsensusin ekonomik, do thotë se parametrat janë në përkeqësim dhe se situata nuk lë vend për bisedime”, theksoi kreu demokrat.

Në vijim ai sqaroi edhe qëndrimin e opozitës për ndërprerjen e marrëdhënieve me Parlamentit.

“Ndërpremë marrëdhëniet me Parlamentin për shkak të dhunës së përdorur ndaj opozitës, për shkak të kthimit të parlamentit në një strehë të krimit, ne si opozitë themi të vërtetën dhe tregojmë me fakte shifra e prova, gjendjen aktuale në çdo fushë”, tha Basha.

Sipas tij, është detyrë e opozitës që të ngreh zërin ndaj çdo të vërtete, siç kanë qenë dhe organizimet e fundit të tryezave për situatën e rendit dhe sigurisë në vend dhe çështjen e pensioneve.

“Është përgjegjësia jonë padyshim që rolin tonë si opozitë në kushtet e zerimit brenda aulës së Kuvendit ta bëjmë çdo ditë me qytetarët, siç ishte dhe tryeza për gjendjen e rendit dhe sigurinë, dhe atë të pensioneve. Në do ndalemi të faktet dhe transparenca, duke u mbështetur tek burimet zyrtare”, tha Basha.

Ish-ministri i Financave Ridvan Bode, duke e krahasuar ekonominë shqiptare me atë të tre mujorit të parë të vitit 2013, theksoi se kemi të bëjmë me një ekonomi në rënie.

“Qeveria deklaron se ka pasur një rritje të zhvillimit të brendshme bruto, por vlera e shtuar bruto është më e vogël se gjatë 3 mujorit të vitit të kaluar. Pra deflatori i ekonomisë në tërësi është negativ. Ky duhet të ishte alarmi i qeverisë dhe jo sukses. Por ne nuk po kërkojmë të bëjmë oponencë shifrash, por po synojmë të shohim burimet e ekonomisë. Të shohim se çfarë kontributi japin degët kryesore të ekonomisë. Ndërtimet dhe transporti janë në një ulje, dhe në rënie janë dhe treguesit e tjerë, duke i krahasuar me vitin e kaluar”, tha Bode.

Në vijim ai theksoi se i vetmi sektor që duket se ka rritje është industria, referim sipas qeverisë.

“Edhe nëse është një rritje, është një rritje e sëmurë, rastësore dhe e përkohshme nëse nuk ecën në mënyrë harmonike. Të gjitha burimet financiare janë më të pakta se vite më parë. 200-300 milionë euro për marrëveshjen me FMN dhe BB për të ruajtur bilancet nuk rezulton se është i dobishëm për ekonominë deri më sot”, theksoi Bode.

Në vijim ai u shpreh se gjithashtu në këtë periudhë qeveria ka shlyer më pak borxhe se e njëjta periudhë e vitit të kaluar ndaj biznesit.

Ndërkohë, deputeti Edmond Spaho theksoi se gjatë 6 muajve të parë të vitit 2014 nuk ka filluar asnjë investim.

“Nëse kemi ecur mirë në ekonomi, pse nuk hapen vende të reja pune?! Pse nuk dëmshpërbehen ish të përndjekurit?! Pse ka rritje taksash?!”, tha Spaho.

7 komente në “PD organizon tryezën “300 ditët e dështimit të Qeverisë”/Berisha: Organizmat ndërkombëtare të mos bëhen aleate të mafies në qeverisje”

  1. lazarati i sales says:

    ik o bajge se i qelbe ekranet dhe gazetat ndyresire i poshter bandit

  2. Anxhelo says:

    Fatkeqesia e kombit shqiptar qe ti egziston…

  3. drejtesia says:

    si nuk ka turp ky serbomadh ik zhduku njehere e mire nga jeta e shqiptareve se i ke nxire jeten.

  4. petrit zela says:

    Mos harroni Z Berisha..Se ju jeni themelusi i bandave mafioze..Kur juve
    Z Berisha dhe Znj Topalli me mungesa te theksuara Qytetarije,keni bere
    krime, dhe populli nuk priste gje tjeter prej jush,pervecse tragjedite,dhe juve pa ju dridhur qerpiku,e derguat shqiperin ne piken zero..Dhe sot paturpesisht juve ngrini zerin ne kup te qiellit,ndoshta mundet te keni derdhur dhe lot krokodili..Lind pyetja! Jam me se I bindur,se drejtesija do te veproi mbi ju me ter forcen e saj,a nuk do te ishte me mir per ju me vullnetin tuaj, prej shqiptaresh te vertete,te ballafaqoheshit me drejtesine?? Me se fundi,do te benit nje detyre prej qytetaresh..Se ndikimi i juaj,do te ishte shum i vlefshem,ne pastrimin e psikologjise,te ndjekesve tuaj.??

  5. Hyqmet B Hasko says:

    Miq te gazetes Tema,,me shum respekt i ju ndjeke ne cdo shkrime qe ju botoni,,jeni shum profesionist dhe e meritoni te lexoheni..Do tju lutem mos na largoni nga gazeta juaj…Do tju jem mirnjohes per jete mos i botoni mbrrockullat e ndierit Berisha.Mjaft e kemi duruar 23 vjet…
    Me shum respekt Hyqmet Hasko ,,shkrimtare.

  6. mos says:

    Sot duhet patur kujdes nga te gjitha anët.PS-ja ishte me hile qëkur neglizhonte miratimin e tre ligjeve për statusin.

  7. Firdus Luzaj says:

    Mesimet Keynesiane jane te vlefeshme per nje Shtet te pamvarur dhe sovran “de fakto” dhe “de jure” dhe per ne perdorim te monedhes se vet Shtetit te vet ne momente te krizes ekonomike duke leshuar ate ne sasine e duhur per rileshimine ekonomise dhe gjithemon ne kete rast special duke mbajtur komplet nen kontroll te shtetit monopolet dhe po keshtu teeritoret dhe ambjentet publike ,domethen rruget-urbanistiken-energjitiken-shendetsine -ujesjellsat institutet e formimit intelektual (shkollat) etjera pika strategjike shteterore ,domethen keshtu duke u “borxhesuar ” ne vehtevete dhe duke punesuar sa me teper popullesi te vet Shtetit, eksperiencat te mesimeve Keynesiane aplikuara korrektesisht kan dhene rezultatet kudo jan praktikuar .Ne Shtet Tone fatkeqsisht keto mesime dhe eksperienca as qeverri rama dhe as ajo e kaluara berisha i kan marre ne konsideracion. Te dy keta (rama-berisha )njesoj me bashkepunim te FMN dhe “shoqerive sorosiane ” kane vetem spekulluar dhe vazhdojne te spekullojne katerciperisht me Shtet-Territor dhe Popull te Shqiptareve qysh nga 1992shi deri me sot .Fatkeqsi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje