Vitin e ardhshëm do të hidhen hapat e parë të liberalizmin e tregut të energjisë. Kjo u deklarua nga ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, në analizën e 300 ditëve të kësaj Ministrie. Gjiknuri theksoi se sektori ka nevojë imediate për investime.
“Sektori nevojë imediate për investime. Komunitetet që duan të abuzojnë me energjinë, mos përfitojnë më. Vendi ka nevojë për burime të reja. Kthimi i likuiditetit do nxisë burimet e reja të energjisë. Do parashikojmë liberalizimin tregut, vitin tjetër do fillojmë hapat e parë. Klientët industrialë do të fillojnë të dalin në tregun e lirë. Ky proces do marrë kohën e tij, por do të krijojë mundësi të mira edhe për prodhuesit privat të energjisë. Duam të bëjmë proces të mirëstrukturuar që mos goditen menjëherë familjet dhe njerëzit në nevojë”, u shpreh Gjiknuri.
Për sektorin e hidrokarbureve ministri i Energjisë u shpreh se po ecën me shpejtësi. Ai theksoi se me planet e zhvillimit që ka kjo qeveri do të kapet rekordi i prodhimit të naftës.
“Hidrokarburet sektor që po ecën me shpejtësi. Me planet e zhvillimit në tavolinë Shqipëria do ka për rekordet e prodhimit të naftës. Ministria program të qartë për procesin e ankandit”, u shpreh Gjiknuri.
Ai theksoi se në sektorin e minierave do të zhvillohen reforma të rëndësishme. Në nga hapat është miratimi i ligjit të ri minerar.
“Na presin reforma të rëndësishme kemi përgatitur ligjin e ri minerar që presin të miratohen në kuvend. Ti japim fundit lejeve me mbivendosje. Një kaos i tërë në industrinë minerare. Sektori nuk mund të mbetet peng i fragmentimit”, u shpreh Gjiknuri.
Zv.Kryeministri Niko Peleshi i pranishëm në analizë tha se energjitika është një nga sektorët strategjik për Shqipërinë. Sipas tij, në Shqipëri shfrytëzohet rreth 30 për qind e potencialit energjetik.
“Energjia është një nga sektorët strategjik për shqiptaret, pasi ne kemi një potencial të madh hidrik, i cili shfrytëzohet në masën 30 për qind. Ne jemi rast i një vendi me burime të mëdha, por i kemi keq menaxhuar apo dhe si kemi përdorur. Sot energjia është një barrë e madhe për buxhetin në aspektin negativ. Nuk është një rrugë e lehtë, pasi na duhet mbështetja e qytetarëve.
Opsioni për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, behët për faktin e rimëkëmbjen së kompanisë së Shpërndarjes. problemi i madh është humbja në rrjet. Vjedhja në sektorin e energjetikës shihet si trimëri, ne do ta ndryshojmë këtë mendim. 300 ditët e dyta, nëse na duhet ritmi i fillimit, ne nuk mund të kemi sukses në përmbushje të objektivave të mandatit të pare”, tha Peleshi.
jeni te paafte te ulni vjedhjet dhe ja rrisni atrye qe paguajne.
presim…, do te …., cfare u be gjate 300 diteve te para s’u mor vesh.
Tani dolet ne konkluzuonin qe u dashkan investime ne energjitike. Ne fillim te 300 diteshit te famshem u deklarua qe “mire qe nuk jane ngritur te gjithe HEC qe kane marre lejet se shqiperine do e kishte marre lumi”
Ta ose b.. ne kunj ose kunjin ne b…. duhet ta mbani, se nuk mund ta levizni si te doni.
E drejte strategjia per zhvillimin e sektorit energjetik por kryesorja eshte,qe te analizohen abuzimet me miliardat e qeverise se mepareshme.Te hetohet privatizimi kriminal i kater hidrocentraleve te ulzes,shkopetit dhe bistrica 1 dhe 2,ku kemi nje skandal te madh,po ashtu me dy kompanite e hidrokarbureve ,stream oil dhe bancers petrolium,ku kishin vite qe nuk paguanin taksat,me privatizimin e albpetrolit, ku shteti akoma nuk ka marre 10% e kontrates qe lidhi patton boggsi i sales,ashtu dhe me minierat ku skllaverimi i banoreve te zonave mineralmbajtes dhe vjedhja e shtetit ka qene ne permasa te medha.Pra zoti Gjiknuri ,te ka rene barra ne nje ministri ,ku jane vjedhur miliadra dhe jo miliona.paditi pergjegjesit e vjedhjeve se nje dite klika e te korruptuarve ne drejtesi do te ndryshohet ,dhe drejtesia do te vihet.
Po ju bete namin kur Saliu beri hapa te tilla. Liberalizimi sherbeu vetem per ti fryre xhepat klienteve te politikaneve.
Do te privatizohet tregu i energjise? More Gjiknuri, po borxhet qe kane qytetaret dhe entet shteterore, perfshire dhe bizneset, serish ne te ndershmit do i paguajme me rritje cmimi? Verini gishtin kokes, se nuk keni gje hic ne terezi, gje qe perkthehet ne kosto te rende politike dhe jo vetem…
Ta futi çeku 95 milion euro .