Ministri i Transportiti dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka inspektuar përfundimin e punimeve në segmentin e tretë të rrugës Tiranë-Elbasan e gjatë 11 km.
“Sot hapen të dy karrexhatat, të cilat janë sipas standardit më të lartë të rrugëve që ka Shqipëria si për sa i takon gjerësisë, ashtu edhe elementeve të sinjalistikës dhe të sigurisë. Kjo është një rrugë model, e cila vendos edhe standardin që do të reflektohet në të gjithë rrugët që do të përfundojnë në Shqipëri”, tha Haxhinasto.
“Ёshtë shumë e rëndësishme që kjo rrugë t’i shërbejë sa më mirë jo vetëm lidhjes midis Tiranës dhe Elbasanit, por edhe komunave përgjatë saj me qëllim që impakti të jetë sa më pozitiv për të gjithë banorët e kësaj zone. Përfitoj nga rasti të bëj edhe një thirrje shumë të rëndësishme për të gjithë banorët e kësaj zone, që të kenë një kujdes të veçantë për rrugën dhe për sinjalistikën, jo vetëm për faktin se rruga është bërë me parat e taksave që ata kanë paguar, por edhe për një arsye tjetër madhore pasi çdo dëmtim i rrugës, ndërhyrje e paligjshme në të apo dëmtim i sinjalistikës është me pasoja fatale për jetët e njerëzve dhe të përdoruesve të rrugës. Prandaj dëshiroj ta përsëris me gjithë forcën e zërit këtë thirrje që të ruhet kjo rrugë pasi është pronë e të gjithëve dhe duhet t’i shërbejmë asaj me qëllim që shërbimi që ofron kjo rrugë të jetë sa më i sigurt me qellim që asnjë qytetar shqiptarë të mos dëmtohet duke përdorur këtë rrugë,” tha ai.
Po nëse vijon të dëmtohet siç ka ndodhur?
Në fakt qeveria ka përgatitur një plan masash, i ka 10-fishuar penalitetet për dëmtuesit e rrugës si dhe ka filluar një fushatë ndërgjegjësimi për publikun, të gjitha masa që kanë pasur një rezultat shumë pozitiv në uljen e aksidenteve në rrugët e Shqipërisë. Ato kanë rënë tashmë prej 15%. Pavarësisht nga masat ligjore apo penalitetet besoj se roja më e mirë e pronës publike është ndërgjegjia qytetare dhe prandaj e bëj këtë thirrje sepse në fund të fundit ndërgjegjia qytetare është ajo që do ta ruaj këtë vepër të rëndësishme si edhe rrugët e tjera të vendit me qëllim që të gjithë shqiptarët edhe ata që udhëtojnë në rrugët e Shqipërisë ta ndjejnë veten sa më të sigurt kur i përdorin ato.
A është kjo një nga rrugët që do të jepet me koncesion për sa i takon mirëmbajtjes?
Mirëmbajtja e rrugëve ka një kosto shumë të lartë dhe ne do të ndjekim praktikat më të mira botërore duke dhënë me konçesion mirëmbajtjen e rrugëve, sigurisht të rrugëve që janë vizibël që kanë mundësi të vendoset një marrëdhënie e tillë konçesionare, ndersa për pjesën tjetër të rrugëve do të vazhdoj i njëjti model që ne kemi sot. Por duam ta lehtësojmë sa më shumë buxhetin e shtetit nga angazhimi për mirëmbajtjen e rrugëve me qëllim që fondet që ne i kemi t’i përdorim për të sjellë në këtë sandart edhe rrugët e tjera të vendit, për ti përfunduar rrugët që janë në proçes ndërtimi dhe për të rritur elementet e sigurisë.
Kur do përfundoj segmenti Tiranë-Elbasan duke qenë se vetëm 11 km mund të quhet plotësisht e përfunduar?
Sipas planit në fund të këtij viti kjo rrugë do të përfundojë plotësisht edhe përfaqësuesit e kompanisë AKTOR, që i përshëndes për këtë cilësi punimesh, janë të angazhuar plotësisht që kjo rrugë të përfundoj brenda këtij afati.
A ka patur ndonjë kërkesë për koncesion pasi vetëm para pak ditësh ka kaluar në komisionin e ekonomisë edhe ligji për koncesionet?
Po arsyeja pse ligji ka kaluar është shumë konkrete ka të bëjë më dhënien me konçesion të mirëmbajtjes të Rrugës së Kombit. Në fakt nuk është vetëm mirëmbajtje por edhe disa investime kapitale për ta përfunduar atë si rrugë. Unë besoj se do të jetë një proçes i suksesshëm i cili do ta sjelli atë rrugë në standartin më të lartë. Patjetër që mbas asaj do të vazhdojmë edhe me rrugët e tjera që ka vendi me qëllim që ky që shohim këtu sot të jetë standarti i të gjithë rrugëve kombëtare.
Punimet per vijezimet ne tynel te behen ne turnin e nates(Trete),per te mos penguar qarkullimin e mjeteve.
ore e lini standarti ju.po mirni inxhinjer dhe shikoni mir,se zhavorr pa cimento kan hedhur brenda,i shikoni mir se do mirni meqaf familie,do ti zeri tyneli posh
Brravo eshe rruga durres-kavaje po izologej e ndahej. Me shume duhet te beni…
A i siguron udhetaret Ministri se nuk do mbyllet me ky tunel? Nga komedia Prefekti me kujtohet nje shprehje qe thote: U be puna cel e mbyll Qazim Bej! Deri kur keshtu?
Boll me me keto deklarata gjelash mbi pleh, kemi degjuar qoftelargun sa per te gjithe ata qe vijne mbas tij. Kerkohet urgjent nje strategji e re kombetare per rruget dhe per te gjithe infrastrukture me synim modernizimin e saj, por njeherazi uljen e kostove, “te pacipa” do ti quaja, ku vjedhi te gjithe sa mundin. Shteti dhe shtetaret sa me larg ketyre investimeve. Studio europiane ti projektojne dhe te ndjkin menaxhimin e shfrytezimin e tyre permes kompanive private. Ju lutem shume! Jo turq.
Kur u miratua ligji i koncesioneve u tha qe do jepen me koncesion dy rruget me problematike qe ishin ajo e kombit dhe e elbasanit. Tani na del qe eshte nje nga rruget me te mira.
Nqs eshte sic thoni ju nje nga me te mirat dmth qe punimet jane cilesore dhe demitimi/amortizimi do jete minimial dhe jo shume i larte, sic e cilesoni ju.
Mos u tallni me lekete tona.