Tre punëtorë, që po punonin në një shtëpi në Francë, gjetën aty një thesar të groposur.
Por tani ndaj tyre është ngritur padi, pasi ata e përvetësuan thesarin prej 900 mijë eurosh.
Ata kishin disa ditë duke punuar në atë shtëpi kur zbuluan 16 shufra ari dhe 600 monedha ari.
Thesari, në kavanozë qelqi, mendohet se është groposur gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Nën akuzë është edhe një koleksionist.
Punëtorët, në vend që të lajmëronin pronaren, e vodhën arin dhe e shitën tek një koleksionist.
Por zyrtarët e taksave nisën hetimin pasi dy punonjës depozituan dy çeqe me vlerë shumë të lartë në bankë.
Sipas BBC, ata e rrëfyen krimin kur u kapën.
Ata kishin bërë qejf me paratë, pasi kishin blerë makina e motoçikleta, por kishin investuar edhe në siguracione dhe në shtëpi.
Pronarja e shtëpisë thotë se nuk e ka zënë gjumi që kur policia i tregoi për atë që ka ndodhur.
Ajo tha se u kishte thënë punëtorëve në fillim, duke bërë shaka, se “nëse gjeni ndonjë thesar, sigurohuni që të më tregoni”.
Franca qenka si Shqiperia para ’90. Te shkretet franceze!!!
Sot ne Shqiperi:
Tipi me rrogë shteti, vjedh Thes(Arin) duke futur parate tek brekët, luan bixhoz me miliona Euro, ble prona dhe asnjeri nuk e rruan. Nderkohe qe rruges sheh 17 vjecare me makina 100 mije Euro si ai thesi me mut pasionant pas oreve zvicerane.
Cdo gje nen kontroll…
p.s. Dihet historia e Gasper Curcise me fallsifikimin e biletave te trenit por pak e dine si u zbuluan. Nje nga grupi mori taksi ne dispozicion per 2 jave per te bere pushime ne Sarande.
EH FAT EH FAT
http://bit.do/BEST-CARS-FOR-RACING