Në malin Sinjar vjen era vdekje.
“Qentë po hanë trupat e të pakallurve”, thotë Haji Khedev Haydev, 65- vjeçar.
Ai është një nga jaziditë, një sekt në Irak, që po përndiqen nga Shteti Islamik.
Ata kanë mësyrë malet në veriperëndim të Irakut, për të shpëtuar nga vdekja.
Shumë prej tyre kanë humbur jetën nga etja apo uria.
Mendohet se në total janë mbi 50 mijë jazidi.
Por kush janë jaziditë dhe pse po përndiqen?
Diana Darke thotë për BBC se shpesh ata etiketohen si besimtarët e djallit.
Janë të shpërndarë në Irak, Siri dhe në Turqi.
Në total mendohet se janë 500 mijë besimtarë jazidi.
Ashtu si alavitët, është e pamundur që të konvertohesh në këtë fe, pasi vetëm mund të lindësh i tillë.
Numri i tyre ka rënë ndjeshëm pas përndjekjes që iu është bërë përgjatë shekullit të shkuar.
Edhe pse ka shumë spekulime për prejardhjen e emrit jazid, studiuesit thonë se vjen nga gjuha perse dhe do të thotë engjëll.
Ata e njohin veten si adhurues të Zotit.
Besimi i tyre lidhet edhe me Zoroastrianizmin.
Në tempujt e tyre adhurohet dielli, por feja e tyre ka elementë të Krishterimit dhe të Islamit.
Fëmijët pagëzohen me ujin e shenjtë nga piri (prifti). Në martesa, ai thyen bukën dhe i jep njërën gjysmë nuses dhe tjetrën dhëndrit.
Nusja, e veshur me të kuqe, viziton kishat e krishtera.
Në dhjetor, ata agjërojnë për tre ditë, përpara se të pinë verë me pirin.
Më 15 deri më 20 shtator kanë një peligrinazh të përvitshëm në varrin e sheikut Adi at Lalesh, në veri të Mosulit.
Ata praktikojnë synetllëkun dhe sakrifikojnë kafshët.
Qenia e tyre supreme është Jasdani. Ai konsiderohet në një nivel aq të lartë, sa nuk mund të adhurohet në mënyrë direkte.
Ai konsiderohet një forcë pasive, Krijuesi i botës, por jo ruajtësi i tij.
Shtatë shpirtëra burojnë prej tij dhe më i madhi është Engjëlli Pallua, që njihet edhe si Malak Taus- ekzekutues në tokë i vullnetit hyjnor.
Palloi ka qenë simbol i pavdekësisë në Krishterimin e hershëm, për shkak se mishi i tij dukej sikur nuk kalbet.
Malak Taus konsiderohet si alter egoja e Zotit, i pandashëm prej tij.
Jaziditë i luten Malak Tausit pesë herë në ditë. Emri tjetër i tij është Shejtani, që në arabisht nënkupton djallin.
Për këtë arsye, Shteti Islamik i konsideron ata si besimtarë të djallit.
Jaziditë besojnë se shpirti kalon në formë të njëpasnjëshme trupore në formën e një emigrimi dhe se pastrimi gradual është i mundur përmes rilindjes, duke e bërë kështu ferrin të tepërt.
Mua me ngjan si jezit.
Mos u tall ashtu me keta njerez ,mjere keta thuaj cfare po kalojne
u uroj te gjitha feve ta kalojne sa me mir ta respektojn njeri tjtrin cfar dolloj besimi por por mos te behen vrases
Jezitet ose Kurdet sic i njohim sot,nje pjese e mire e Kesaj popullsie jetojne edhe ne Gjeorgji,por regjimi i ketij vendi arriti qe pak a shume ti asimiloje me popullsine vendase.Ajo qe me ben pershtypje tek ky minoritet,eshte se flasin disa gjuhe te huaja,kane nje koncept patriarkal per familjen,dhe ne shume raste martesat behen brenda gjinise familjare,dhe ne moshe te vogel per femrat(kjo ndoshta eshte edhe arsyeja qe me ka rastisur te njoh disa Jeziti me epilepsi)kurse meshkujve ju duhen disa vite per te punuar qe te kene mundesite financiare per te paguar familjen e nuses.Kesaj popullsie ju uroj dite me te mira ne te ardhmen,te jetojn ne vendet e tyre ne menyre paqesore,qe mos te enden neper dyert e azileve te Europes.
Kush eshte me fjallin ne djall shkofshin ,por une nuk jam dakorte me
keto raprezalie qe po behen.Njerzit duhet te zgjedhin vete fene e tyre.
Eshte vetem zoti ai qe gjykon .
Zot nuk ka. Ka vetëm njerëz – dhe këta po heqin ditët më të vështira. Kosovarët duhet tja dinë hallin më mirë se kushdo tjetër se e kanë të freskët.
ZOT KA !!!!!! KOSOVARET E DIN BOLL MIR SEPSE 96 % JAN MUSLIMAN ! EKAN TE FRESKET DHE DO E KEMI QOFTE FENE QOFTE LUFTEN!!!!