Eric Prydz braktis turneun ballkanik dhe zgjedh Shqipërinë!

15 Gusht 2014, 10:18Lifestyle TEMA
Eric Prydz braktis turneun ballkanik dhe zgjedh Shqipërinë!

Eric Prydz , një ndër pesë DJ-të më të mirë në botë, zgjodhi Shqipërinë për të performuar show-n e tij “Live one day” (Jeto një ditë), para mijëra fansave shqiptarë.

Edhe pse kishte deklaruar se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe pasi shtyu për dy ditë datën e koncertit në Tiranë, Eric i surprizoi të gjithë me vendimin e tij.

Ai anuloi gjithë turneun e tij ballkanik në Serbi, Mal të Zi dhe Slloveni duke zgjedhur Shipërinë.

DJ me famë ndërkombëtare është shprehur: “E dija që në fillim së Shqipëria është i vetmi vend që do të më bënte të ndjehesha shumë mirë”.

Në koncertin e tij, Eric shoqërohej nga miku i tij i ngushtë, modeli i famshëm shqiptar, Afrim Alia si edhe agjenti i “Boss management”.

Afrim Alia, së fundmi është bërë objekt i kronikës rozë për famën e tij në vendin tonë.

Kjo mendohet se është edhe një nga arsyet perse Eric zgjodhi të përformojë në Shqipëri.

Eric Prydz, DJ i njohur suedez, ka mijëra adhurues në të gjithë botën.

Këngët e tij më të famshmë janë “Call on me”, “Pianoo”, “The Liberate” etj.

David Guetta, një ndër DJ më të famshëm në botë, ka deklaruar se e ka idhull Eric Prydz.

Në një intervistë për mediat në Ibiza, Gueta është shprehur: “Nuk ndjej se kam shumë konkurrencë, por i vetmi që adhuroj për muzikën dhe stilin e tij është Eric Prydz”.

9 komente në “Eric Prydz braktis turneun ballkanik dhe zgjedh Shqipërinë!”

  1. webapp says:

    artikull me pa lidhje sbehet… muhabet shqiperie

    vendet fqinje keto lloj eventesh i kane rutine dite

  2. ohoho pasha says:

    Te famshem boteror, ma per piacere.

  3. Biz says:

    Po po edhe Bethoven e ka idhull Erikun….jo Fullanin…

  4. carlie says:

    Tipik lajm Shqiperie ! Me i miri me i bukri me i pasuri me shqiptari…

    1. mono says:

      Te lutem mos harro dhe … me trimi.

  5. Lugati says:

    Te dhjere por krenare…Na ka karekterizuar gjate gjithe historise tone

  6. na says:

    David guetta eshte ne Mykonos ne Greqi bashke me lebron james…Ca thoni ju tani…

  7. Ferizaj says:

    Flej flej flej Shqiperi e gjith bota e din qe jeni kampion per korupcion e per sende negative e ktu um tregoni pallavra hahahaah

  8. JULIANO says:

    jemi bere si arixhinjt dhe ne si popull qe u japim rendesi vetem muzikes se skandalet e perditshme na jane bere rutine.po qe aheng atehere ka jete ne shqiperi o burra te len leket atje ku kendojne keta.po qe protest per vjedhjet e lekeve tona,per rritje cmimesh apo cfardo tjeter atehere nuk del robi ta marr mundimin te protestoje 100 metra larg ashtu sic shkon te bej aheng me qindra kilometra larg.ik o pirdhu o shqiptar,ashtu ke ler ashtu do fler

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje