Igli Cara: Fullani duhet të ikë, mazhoranca dhe opozita duhet të bëjnë politikë ndryshe

18 Gusht 2014, 09:48Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, thotë se guvernatori Ardian Fullani duhet të japë dorëheqje, ndërsa bën thirrje që opozita dhe mazhoranca të bëjnë një politikë ndryshe.

Në një koment për Panoramën, Igli Cara thotë se opozita duhet të kthehet në Kuvend, kurse qeveria të ndalë turravrapin për marrjen e pushteteve.

“Fullani nuk u dorëhoq, Rama heshti, Meta vazhdoi pushimet, opozita jonë nuk pati një zë të qartë zyrtar dhe pas kësaj vjen lajmi, qeveria po përgatit një ligj të ri për administrimin e Bankës Qëndrore e Këshillit Mbikëqyrës, “këta” që drejtojnë ikin në shtator,” shkruan Cara.

“Skandali “Fullani” ndoshta ishte një vetëtimë që paralajmëron si pozitën, ashtu edhe opozitën, që e para të ndalojë turravrapin dhe arrogancën në pushtimin e territoreve të të gjitha pushteteve (këtë radhë po pret të marrë pa luftë Bankën Qendrore), dhe opozita, ne, t’i kthehemi debatit të vërtetë politik e opozitës, që fillon te hallet e njerëzve e përfundon në sallën e Kuvendit,” thekson Cara.

3 komente në “Igli Cara: Fullani duhet të ikë, mazhoranca dhe opozita duhet të bëjnë politikë ndryshe”

  1. Nje shqiptar says:

    Te lumte Igli Cara, politika duhet te zgjidhe hallet e njerezve dhe jo te beje lufte per pushtet.

  2. Ana says:

    Po a mund te zgjidhet ceshtja e mireadministrimit te Bankes vetem me doreheqjen e Fullanit? Po Keshilli Mbikqyres ?
    Adminstrimi i deritanishem tregoi se nuk ka nevoje vetem per doreqeqje te nje apo disa instancave, por patjeter edhe me ndryshime ligjore. Ku ndryshimi me i thjeshte do te ishte menyra e pageses se te gjithe atyre qe punojne atje – dmth caktimi i kufijve te logjikshem. Ata njerez, qe punojne ne banke duhet te ndihen qe punojne ne nje institucion te pavarur, por qe ne fund te fundit eshte institucion shqiptar dhe qe nuk mund te shkeputet sa tju teket po vete atyre nga realiteti i mireqenies te te gjitheve ne.
    Edhe per ndryshime te tjera pa tjeter qe duhet te kete nevoje se gjithe kjo histori tregoi shume parregullsi flagrante e jo me po te hyet ne detaje profesionale.
    Ndaj opozita do te bente me mire te kontribuonte dhe te merrte pjese aktivisht dhe profesionalisht per keto ndryshime cilesore dhe jo te filloje qe tani “tellallin” e kapjes se institucioneve. Pa i hyre llogarive se sa dhe si kontribuoi aje vete ne kete qe ndodhi dhe plot histori te tjera te Bankes se Shqiperise.

  3. votuesi says:

    Z.Cara,por si mund te drejtohet,me ish administraten?Ne rast se do te ishin mire :prokuroria,gjykata,policia,presidenca,banka,… pse populli u a hoqi besimin ketyre dhe ja besoi dikujte tjeter? Seriozisht nuk e kuptoni kaq gje?
    Ne rast se edhe reformimi i ketyre institucioneve nuk do kryejne mire fuksionet e tyre,mos u shqetesoni ,eshte sovrani qe do te vendos.Detyre e opozites eshte :te shkoje ne kuvend te paraqese mendimet e saj me argumenta,te diskutoje ,maxhoranca ka detyre t’i ndegjoje me vemendje, te marere parasysh ato qe jane bindes sipas saj, te marri vendim dhe t’i zbatoj me perpikmeri.
    Jui i dini edhe me mire keto gjera ,nuk ju treguam dicke te re,por ju flisni per coroditje.Kot e keni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje