Akuzat ndaj Abissnet/ AKSHI: Ka kontrata me 1 % të institucioneve

28 Gusht 2014, 14:46Politika TEMA
Akuzat ndaj Abissnet/ AKSHI: Ka kontrata me 1 % të institucioneve

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit bëri të ditur sot se kompania “Abissnet”, mbulon me shërbimet e saj vetëm 1 për qind të institucioneve shtetërore.

Në cilësinë e administratorit të të dhënave të hapura për shpenzimet qeveritare, kjo agjenci bën me dije se të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare evidentojnë se kompania “Abissnet” mbulon rreth 12% të tregut të shërbimit me internet në Republikën e Shqipërisë, por vetëm 1% në shërbimin ndaj institucioneve shtetërore.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, deklaron nëpërmjet një njoftimi për shtyp se prezenca e kompanisë “Abissnet” për institucionet qendrore dhe lokale për vitin 2014 nuk ka asnjë rritje krahasuar me periudhën kohore 2012-2013, duke qëndruar në vlerën 1%.

Deklarata e plotë e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, në cilësinë e administratorit të të dhënave të hapura për shpenzimet qeveritare, referuar interesimit të disa mediave, bën me dije se:

1) Kompania Abissnet ka një prezencë të ofrimit të shërbimeve të saj në institucionet shtetërore vetëm 1%, krahasuar me kompanitë e tjera në këtë fushë. Janë 46 institucione shtetërore që kanë lidhur kontrata shërbimi me këtë kompani. Mbi 50% e këtyre kontratave, 27 të tilla, janë lidhur para muajit shtator 2013.

2) 176 është numri i transaksioneve që kjo kompani ka kryer me institutionet shtetërore (pagesa të përmuajshme sipas kontratës), por jo numri i kontratave që kjo kompani ka me këto institucione.

3) Vlera mesatare për transaksion e kompanisë Abissnet është 1% në krahasim me kompani të tjera që ofrojnë shërbime të tilla për institucionet qendrore dhe lokale të vendit.

4) Sa i takon prezencës së ofrimit të shërbimeve në institucionet qendrore dhe lokale nga kompania Abissnet në raport me kompanitë e kryesore që ofrojnë të njëjtin shërbim, kjo kompani renditet e 5 nga 6 të tilla, pra e parafundit.

5) Të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare evidentojnë se kompania Abissnet mbulon rreth 12% të tregut të shërbimit me internet në Republikën e Shqipërisë, por vetëm 1% në shërbimin ndaj institucioneve shtetërore.

6) Prezenca e kompanisë Abissnet për institucionet qendrore dhe lokale për vitin 2014 nuk ka asnjë rritje krahasuar me periudhën kohore 2012-2013, duke qëndruar në vlerën 1%.

Më poshtë në transparencë të opinionit publik gjeni grafikët ilustrues:

16 komente në “Akuzat ndaj Abissnet/ AKSHI: Ka kontrata me 1 % të institucioneve”

  1. beni says:

    O Edi Rama . Mos e mbro mor Kocon, se ke vene gjithe qeverine ne sherbim te tij. O legen

    1. gertjan says:

      Dihet qe eshte Albtelecon kompania qe mbulon me interenet e sherbime te tjera ne institucionet shteterore.

      1. gjyshja says:

        Koço ka qenë aksioner te Abisnet perpara se te behej deputet. Kontratat e lidhura me institucionet shteterore i ka kryer kur ende ne qeveri ndodhej z. Berisha. Kontratat e tjera me disa prej institucioneve shteterore jane nenshkruar pas 6 shkurtit 2014, pra pasi Koço i ka shitur aksionet e tij.

        1. buffon says:

          Saliu gjate gjithe aktivitetit te tij politik ka folur brocukulla.Askush nuk merr per bazë shpifjet e tij.

        2. babrru says:

          Nuk kemi kohe te merremi me idiotesite e Saliut. Ai vetem te shpife di. Po ky Merua çu bë?

      2. shoku taras says:

        Te denoncoje Saliu raste te verteta vjedhjeje eshte njesoj si kryetarja e nje bordelloje te jete e virgjer. Sali e di e gjithe Shqiptaria se si e vodhen kete vend vajza dhe djali yt. Se si Xeni u perfshi koke e kembe ne Gerdec. Se si Argita u kerkonte para’ investitoreve te huaj. Sali, i ke bere mjaft te liga ketij populli.

  2. Pelasgian says:

    as 1% s’duhet te kishte kur pronari eshte vet deputet .

    koco kokdhjeri ….do zoti ben edhe ti fluturim me makine ne ndonje dite te bukur Vlore !

  3. The Tiranasi says:

    AKSHI vihet ne sherbim te deputetit 2K per te provuar se Koco nuk eshte hajdut.

  4. Trendi007 says:

    Lesh lesh tregojauni injoranteve qe smarrin vesh

  5. dori says:

    Rama nuk po mbron Kocon, por te verteten qe shtremberon mero baze dhe sali berisha!

    1. Trendi007 says:

      AKSHI nuk ka per detyre te merret me Internetin neper institucione.
      Ky informacion eshte i pasakte, cdo kompani e kryen transaksionin ne menyre individuale me kompanine ofruese te sherbimit. Ci duhet AKSHIT me Internetin e bashkise Elbasan pershembull???
      Ik tregoja rames se kto nuk ahen as me vaj e as me uthull.
      Koco do i beje rames gropen, ja prit edhe shiko

  6. i-- says:

    Ore nuk po thote njeri qe ke vjedhur nga shteti. Po te thuhet qe ke marr para nga shteti kur nuk duhej te merrje se ke mandatin e deputetit. Qofshin 1 euro apo 100 milion euro. Pastaj pse duhet te pergjigjet akshi per koco kokedhimen???

  7. Vk says:

    E cfare pastaj? Akoma s’ka 0,001%? E paska emeruar koco kete pionierin e vogel duket…ose meta po ben sikur e mbron se vetem argument nuk eshte kjo deklarate!

  8. gjin vlashi says:

    Koqo! Mos u tut hej burr i dheut .Sate kesh Partine ,le te lehin zagaret ( d.m.th. populli)
    MORE KOQO DEPUTETI
    SA SHUM QE TE DO MILETI
    I XHEVAPIT DHE I NDERIT
    ME NXORE MALL’ E ENVERIT

  9. Fukarai i pa mbrojtur says:

    Kot ja fusni. Ato gjera i di vetem Salihum ai thote te “vereten”m besojeni se do vemi per lesh sic kemi vajtur!

  10. Te punohet qe transparenca te jet e plot ne ditet ne vazhdim duke ven PDG qeveritar ne grup.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje