“Ndërtimi pa leje” në Dajt është rruga publike Surrel- TEG/ PD, e mashtruar nga Florenc Hoxha

27 Gusht 2014, 19:13Politika TEMA
“Ndërtimi pa leje” në Dajt është rruga publike

Në Komunën e Dajtit në fshatin Surrel nuk ka asnjë ndërtim pa leje siç pretendon Partia Demokratike.

Ndërhyrja në zonën e pretenduar nga PD, është kryer nga kompania ndërtuese e rrugës që të shpie nga Surreli drejt TEG-ut, si pjesë e projektit për rikonstruksionin e kësaj rruge.

Sipas banorëve të zonës, ekskavatorët e kompanisë kanë marrë shtuf në atë pjesë të kodrës së denoncuar nga PD-ja, për të shtruar rrugën e Surrel-TEG.

Nuk bëhet fjalë as për ndonjë të afërm të ministrit Veliaj dhe as për ndonjë qyetar të zakonshëm, por për një vepër publike të finacuar nga shteti dhe të projektuar qysh në kohën e qeverisë Berisha.

Ndërkaq, po sipas banorëve, rruga në krah të vendit ku është marrë shtufi është pjesë e një projekti për zgjerimin e mëtejshëm të saj, prandaj edhe kompania ka ndërhyrë për të marrë shtufin dhe përgatitur zgjerimin e rrugës në fjalë.

Vetë ministri Veliaj ka deklaruar për shtypin se “nuk kam asnjë kushëri në fshatrat e Tiranës. Kanë 10 vjet që shpifin njësoj, e kam 10 vjet që po njësoj jetoj në të njëjtin apartament në rr. Hoxha Tahsin, tek Pazari i Ri, ku më njohin i madh e i vogël”.

Akuzat e Partisë Demokratike të bëra nga një prej kordinatorëve të saj (shih videon më poshtë: http://www.gazetatema.net/web/2014/08/27/video-lajmgafat-e-koordinatorit-te-pd-se-ne-perpjekje-per-te-bere-nje-denoncim/ ), në fakt janë bazuar mbi spekulime të një prej njerëzve më të afërt të Lulzim Bashës që jeton në atë zonë, Florenc Hoxha, i cili me sa duket do të jap një kontribut për partinë e tij që të duket që edhe ajo është kundër ndërtimeve pa leje.

17 komente në ““Ndërtimi pa leje” në Dajt është rruga publike Surrel- TEG/ PD, e mashtruar nga Florenc Hoxha”

  1. Emigrant SHBA says:

    Hej moj parti je bere si kjoske ne kohen e ndryshimeve qe shisnin qofte

    1. grejsi says:

      partiia e shpifjeve ka qene gjithmon ehde do te mbetet kjo. si nuk u lodhen asnjehere nga kto akuza boshe edhe idiote.

      1. denisi says:

        u bene 23 vjet qe partia demokratike pervec fjalve nuk ka arritur kurr te vertetoj asgje.

        1. visi says:

          cdo gje e then nga ato eshte shpifje per te heq vemendjen nga kerkesa per dorheqjen e mis buzqeshjes nga bashkia e tiranes.

          1. nida says:

            sa poshte u ka rene pjaca ketyre, sdine cte bejne edhe vetem shpifin per te fituar emer apo per tu dukur mire ne syt tane si si ha mortja.

            1. nida says:

              dolen huq edhe kte here sdine ca te thone edge shpifin edhe mbi ato qe kane nise vete ti bejne te pa fytyre

  2. capo says:

    A more Pedeista
    U Dhjete si Nusja ne Kale!
    Aty germohet per te marre shtuf per rrugen
    dhe ju thoni se po hapet shesh ndertimi! madje
    duke i vene edhe adrese.(sigurisht per ta bere
    mashtrimin ne nje te vertete.)Por,edhe kete here
    dolet huq!ngushellime dhe hiqni dore nga Gjytyrymi Plake.

    1. vjellajduti says:

      po coheni andej nga shengjini per I xhiro ke pulici I zones…

      e rregullo ai si yll bote….

      ?

    1. debil me linke pa lidhje says:

      po akoma ti o koqe me keto adresa kot. Get a Fuckin Life Moron !

  3. Daku says:

    Tek ai vend ku po “merret vetem shtuf” jane bere edhe kanalizimet e ujrave te zeza. Jeni pjerdhur te gjithe !!!! Ajo eshte toke private, kush te le te marresh shtuf tek privati,,,,, Shpifni derra!!!

    1. fshatari says:

      Daku vetem nje mi kanalesh eshte i besueshem per kanalizimet e ujrave te zeza…une te besoj ty

  4. Lali says:

    Ju doli boja ne diten me diell – e kan ne gen ……

  5. luli i vocerr says:

    Nderhyne kecja Lule duke u terhequr veshin se na turperuhat fare me keto qe po beni. Ai ka dhene urdher se bashku me cjapin plak serb saliovic por jo te perfundojne deri ne keto genjeshtra. Kjo parti me duket se do te shkrihet dhe do te bashkohet me partine e Rroshit.
    Ky do te jete kordinatori i sigurt i kesaj partie me qellim te largimit perfundimtar te cjapit plak serb Sali.

  6. sakt says:

    Pse privati nuk e shet shtufen, apo si do leket, o dakuu

    1. Daku says:

      Dmth po behen punime, edhe marrja e shtufit, punim eshte. Po arrestohen njerezit se po ngrene nje ane muri te ballkonit, e jo me kjo ku jane vene ne pune mjete te tonazhit te larte.

  7. protestuesi says:

    Fshati ne fjale, ose vendi ku eshte marre kjo foto eshte 3km nga ish uzina e autotraktoreve, zahmet e keni coni ndonje gazetar se nuk eshte e vertete ajo qe thoni, sepse nese do te filloj zgjerimi i kesaj rruge, minimumi i informacionit do te kishim nje tabele per kete, nese shkon ndonje gazetar anash rruges ne krahun e majte 2 km nga ish uzina e aautotraktoreve do te gjeni edhe sarajet e ketij floren hoxhes, me leje apo jo,i ka bere me rrogen qe merrte ne bashki apo me gjoba, ket gje verifikoheni ju te gazetes, nese doni me qene te sakte me lezuesin tuaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje