Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për Sigurinë Publike, Altin Qato, doli në një konferencë për shtyp për të deklaruar se kanë nisur arrestimet për ata që ndërtojnë pa leje.
“Strukturat e Policisë së Shtetit në harkun kohor të 48 orëve në shkallë vendi kanë evidentuar 64 ndërtime pa leje, duke proceduar penalisht 64 persona, nga të cilët 6 shtetas janë arrestuar në flagrancë, 56 prej tyre janë proceduar dhe ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Ndaj të gjithë atyre personave, që do të konstatohen se kanë kryer një ndërtim të paligjshëm në tokë publike, shtetërore apo në tokën e tjetrit, do të merret masa e arrestit në flagrancë. Kjo vepër penale përbën krim dhe si e tillë Kodi Penal parashikon dënimin deri në 5 vite burgim.
Po ashtu në të gjitha rastet që kryhen veprimet procedurale, nga strukturat e Policisë së Shtetit do të bëhet dhe verifikimi i të ardhurave të personave që kryejnë këto ndërtime abuzive, nëse janë produkt i veprimtarisë kriminale, duke konkluduar sipas rastit dhe me hapa të mëtejshëm ligjor.
Ndërkohë pranë çdo Salle të Komandimit në strukturat vendore të policisë është administruar një regjistër i veçantë, ku evidentohet çdo informacion për ndërtimet e paligjshme dhe krimet kundër mjedisit, që raportohet nga qytetarët përmes numrit 129.
Vetëm gjatë ditës së djeshme pranë Sallave të Komandimit të Drejtorive së Policisë së Qarqeve janë evidentuar 33 telefonata, ku qytetarët kanë sinjalizuar mbi ndërtime të paligjshme në të gjithë vendin.
Për çdo rast të sinjalizuar menjëherë janë marrë masat e nevojshme për dërgimin e shërbimeve policore, verifikimin e rasteve, kryerjen e pezullimit të punimeve dhe shoqërimin e personave të dyshuar për ndërtimin e objekteve të paligjshme,” tha Qato.
Mësohet se ndër personat që policia ka arrestuar për ndërtimet pa leje është edhe avokati Sokol Koçiu, i cili u arrestua të mërkurën nga policia në kuadër të planit të masave për goditjen e krimit mjedisor.
Sipas burimeve nga policia, Koçiu po ndërtonte pa leje një godinë në afërsi të Liqenit Artificial.
Sokol Kociu , ish i denuar 12 vjet per trafik droge ne ameriken e jugut , i falet burgu se u be i semure dhe nuk kishte shume vite per te jetuar , por Sali Berisha dhe Ed Halimi ja zgjaten dhe jeten dhe e bene avokat nje ish te denuar per trafik droge.
nga e di ti http://bit.do/Makinat-e-Di-Marias
Enveri ishte me i mencur se keta tarallaket e rilindjes.
Keta kane nder mend qe te fusin ne burg gjithe popullin duke shpikur lloj e lloj “krimesh” si skandalozi i ndertimeve pa leje,si rasti bashkiakut Shengjinit qe ne det u mbyt nje femije,si nje shofer qe ka pire nje teke raki apo vere,si kryepleqte qe duhet te ruajne arat e mbjella me hashash e shume idiotesira qe pjell mendja e semure por dhe djallezore e kryeministrit…Ky budallai e ka nis keq se Enveri veproj ndryshe ,ai rrethoj gjithe Shqiperine me tel me gjemba,vuri leberit police dhe i gjith populli ne burg e nuk kish neveoje qe ti mbante me buke e supe si ky loqja Rama qe duhet tja plotesoj te gjitha te drejtat qe kane te denuarit
edo bravo
mua me ka marre gjysmen e rruges komshiu
sos
Bir selman i nenes o ,ke te qaj me pare .
Sa e thjeshte paska qene!Per kaq gje, vendi yne me i bukur i Ballkanit kur e shikon nga ajri,nga ana e Hanit te Hotit te kall daten.
Se mos na arrestoni dhe Armela Ymerin, keshilltaren e Rame per shtypin, qe e ka bere shtesen pa leje ne mes te Bllokut sa eshte vete. Mire qe i bejne mor vella, po keto nuk kane as shije dhe i lene cope cope.
Urime zoti Qato per punen qe po beni. Kam nje sugjerim. Kur strukturat e policise vijne pas sinjalizimeve te qytetareve qe rrezikojne edhe koken ne kete vend qe eshte bere lesh arapi, te bejne te pakten nje procesverbal dhe te marrin disa foto, pasi ndodh qe sapo largohen puna vazhdon me vrull edhe me te madh. Ne nje rast kur u sinjalizua policia se nje person grumbullonte materiale ndertimi, rreth nje kamion, ne hapesire publike, policia erdhi menjehere, por theksoi se kjo nuk eshte ndertim pa leje, se personit i duheshin per punime ne shtepine e tij, se nuk mund t’i mbante ne shtepine qe kishte 100m me poshte, dhe na sqaroi se ne se ai fillonte te bente ndertim te sinjalizonim.Materialet jane perseri atje ku ishin. Nuk e kuptoj se perse mund te mblidhen materialet e ndertimit dhe a perben krim edhe grumbullimi i tyre? Kjo eshte metode e njohur ne Shqiperi, kur te krijohet mundesia vazhdon dhe perfundon objekti i deshiruar. Po gjithashtu si edhe per rastin e droges drejtuesit e strukturave lokale duhet te mbajne pergjegjesi ligjore per ndertimet pa leje te bera dhe qe po behen!
INUKU TE PUNOI 24 ORE SE E SHKATERRUAN SHQIPERINE KATUNARET.
Me se fundi drejtesija me zvaritje te medha, po e gjen vetveten e saj,se per tere shtresat popullin shqiptar,eshte nje sihariq I jashtzakonshem..Qeverija Rama,duhet ti fusi ne nje site te imet,spekullimet e bashkive,dhe komunave.Se vetem ne rrethin e tiranes
eshte bere baterdija,me pronat private dhe ato publike, dhe ti ndajn mire krundet nga mielli..Mos te harroi maxhoranca e sotme,goditjen e ketij krimi te banditeve te politikes se PD-es me ne krye te pangopurin Berisha me klanin e tij monstruoz..Se keta miratuan Ligjin
famkeq [Nazisto Komunist] 7501-shin vetem per nje qellim te mbrapsht,
per ti hapur rrugen miratimit te platforms se kootovices..Vetem ne Hipotekat,dhe kadastrad ne te gjth Shqiperin,do te shikoni se mbivendosjet e fallcifikimeve te Tapive,dhe te trashegimise,kane arritur majen e malit te dajtit..Shqiptaret u binden,se vetem rilindja,
do te jete ne gjendje te ringjalle shpirtrat e te vdekurve,qe vdiqen
duke marre tere te keqijat,e kesaj bote te diktuar nga kriminelat e PD-es se Z Berisha dhe te PS-es se Z Nano…