Si është e vërteta e përplasjes mes Sali Berishës dhe Maks Shtraus?

27 Gusht 2014, 10:50Politika TEMA

Shqipëria përkujtoi para pak ditësh 30- vjetorin e vizitës së ish- kancelarit të landit bavarez, Franc- Jozef Shtraus.

I ftuar nderi në këtë ceremoni ishte djali i ish- kancelarit, juristi Maks Shtraus.

Në një shkrim të gjatë për Huffington Post Deutschland, gazetarja Renate Flottau hedh dritë edhe mbi një konflikt mes Maks Shtruas dhe ish- kryeministrit Sali Berisha.

Gazetarja thotë se në hotel patën një takim me një delegacion të nivelit C të PD, çka zemëroi pak Shtrausin.

“Së paku ishte shpresuar në praninë e ish- kryeministrit Sali Berisha, i cili pas dorëheqjes si kryetar partie, vazhdon që të jetë luftarak në Kuvend.

Por nëse i beson gazetës Gazeta Shqiptare, kjo ftohje e ish- kryeministrit ka edhe të tjera arsye: në vitin 2006, Maks Shtraus kishte negociuar në Shqipëri në emër të një kompanie britanike konsulence Berberi& Strauss për të investuar në fushën e hidrocentraleve.

Sipas GSH, Berisha mesa duket pengoi investimin e rëndë prej 200 milionë sterlina.

Pretendohet se Shtraus kishte refuzuar që në këmbim të ndërmjetësonte një vizitë të kancelares Angela Merkel në Shqipëri- që shihej si një shpresë nga Berisha për të shtuar shanset për të fituar zgjedhjet e ardhshme.

Por një i besuar i Shtraus thotë se pas dështimit qëndrojnë ministrat e korruptuar shqiptarë, që i zgjasin ca si shumë duart.

Shtraus nga ana e tij thotë se “shqiptarët nuk kishin një koncept të qëndrueshëm për çështjen e përdorimit të ujit”.

Juristi vuan akoma nga skandalet e shumta që e përndjekin atë në Gjermani që nga viti 1995 dhe që e çuan atë në një depresion të rëndë në vitin 2003, për të cilin pati nevojë për trajtim. Ai hoqi dorë në mënyrë vullnetare nga avokatia. Në vitin 2004 u dënua me gjobë prej 300 mijë euro për inkurajim të mashtrimit,” shkruan Flottau.

26 komente në “Si është e vërteta e përplasjes mes Sali Berishës dhe Maks Shtraus?”

  1. tarrasi says:

    berisha keta mashtrusit sekseret se mejep kaq euro tetakoj me merklin apo me hollanden ika injorizuar dhe juka dhen shkelmin efundit tek dera bravo iqoft burre shteti tamam ne kohen kur sali berisha ishte kryeminister erdhi njeriu maifuqishem ibotes xhorxh bushi ekush naqenka kjo merkeli perpara ketyre ate qeberi berisha smund tabej kurr as edvini as fatosi asnje kryeminister qetej tani eka drejtuar shqiprin tani njeqind vite tedal rama teblej takime sate doj ekot sdote arrin kurr tek sali berisha

      1. ortes says:

        Ke te drejte Bleona,se ti kerkon,qe PESHORJA E MEROS(me sakte KOQJA E KANDARIT) te lekundej ne MES te …..!!!
        E C’FAJ ka i shkreti Mero,qe te gjitha KRIMET E ZAULLUMET NE SHQIPERI KETO 24 VJET I KA BERE VERIU ME ARMIKUN Sali Berisha ne krye???

        1. Altin says:

          Bash e kunderta del e vertete qe Berisha ketij nuk i ka hapur rruge sepse me siguri ka qene mashtrues.

          1. Arturi says:

            Ndodh shpesh qe nje mashtrues nuk bie dakord me nje mashtrues tjeter… ?

    1. gjuha says:

      Me keto lidhesat o mjeshter paske probleme te renda ne gjuhen shqipe. A thua s’ke as diplome lirimi?!

    2. VPTR says:

      Ta rras apo nuk ta rras, kjo eshte gje tjeter, por kur kerkon te shkruash shqip, lodhe pak trurin dhe shkruaj sic duhet, se me aq sa ke shkruar te le pershtypjen e nje njeriu injorant.

      Me teper nuk ia vlen te shkruash.

    3. qytetari says:

      Boll me kete Strauss, se nuk i kercet fare per Shqiperine.

    4. krio says:

      Gjermania esht shtet mor ti. E kupton shtet shtet homogjen dmth gjerman.
      Jan gjerman gjerman.

      1. qytetari says:

        Nuk eshte Shtrauss Gjermania. Ai eshte popull qe kerkon andej

        kendej te beje ndonje pune private per Interesa Private

    5. arvaniti says:

      TUNJATJETA heu burri malcis,me qeleshe rri apo i ke ly floket me kena dhe vesh kepuce te barrdha

    6. CarlzaisJena says:

      o Tarrasa….KU E KE MESUAR SHQIPEN TI MIKO ?????jo per gjo po desha me ble edhe une nje DIPLOME.

  2. tirons origjinal pri bathorje says:

    po Sala si gjithmone do ti kete derguar nga zyra e Argites per “konsulence & mbrojtje”

  3. plaku says:

    – I jati nuk ka qene kanzelari i landit Bavarez por kryeminister i Bavarise. Landet nuk kane kanzelar por vetem kryeminister.
    – I biri ka qene nje derr mashtruesi qe shok vehten ka. Ne 15 korrik 2004 ai u denua me burg me tre vjet e tre muaj. Pastaj “vertetoi” se ishte i semure rende.
    – Te dhenat me siper une i mora per nje Minute ne Google.de dhe habitem se si kryeministri i nje vendi ben bisedime per çeshttje strategjike kombetare me nje “legen, mashtrues ” si puna e ketij Shtrausit. Pune shqiptaresh thuaj.

    1. Aty says:

      Tjeter babai, tjeter i biri! Bota i ka ndare me kohe keto gjera.

    2. Dea says:

      Hahaha tani po kuptoj pse kishte mik dhe respekt te madh per I. Meten ?

      1. raimond vlonjati says:

        Hahahahaha

        Komenti me i goditur

  4. kev says:

    O Baze, po jepe te plote perkthimin e artikullit sepse aty thote edhe se cuni i Strausit ka qene i denuar here pashere per korrupsion ne Bavari derisa u detyrua te jape edhe licensen e Avokatit. Gazeta aludon edhe se Strausi i vogel per mos me e thene te verteten rreth afertes se tije korruptive tek qeveria Berisha ja fut kot si per te njerre nje preteks se gjoja Shqiptaret nuk kishin nje plan te rregull te investimeve strategjike. Ne asnje rast nuk perflitet se Berisha ka bere korrupsion. E verteta eshte se Strausi kerkoi te takoheshe me Berishen dhe i erdhi inat qe Berisha nuk ja vari. Sdo kend kjo pune, Berisha nuk merret me lafarake e rob te korruptuarish qofte ky edhe cuni i Strausit! Mero merru me mire me miliardat qe Edi Rama i a fali Cekise per nje vote te qelbur te statusit sepee eshte me e fresket dhe eshte plotesisht afere korruptive qe e ka bere Edi Rama dora vet.

  5. heretiku says:

    siç duket ky Maksi ka ngel pa gje, se nuk ka kontaktuar me pare klyshet e Berishes apo dhenderin

  6. dritani says:

    E verteta e thene nga Maksi para 2 ditesh eshte qe ka gjetur nje partner serioz ne Shqiperi.
    Quhet Ilir Meta. Vaj me det. Olio con mare.
    Vlen ne Gjermani shprehja “beme baba te te ngjaj” ?
    Jo cdo gje qe shkelqen eshte flori…

  7. xuxu says:

    mos mere edhe kte e ka bere i poshtri kur do jape llogari desara ne kerkim te nje poletikani me potence qe tja bej dhurat gjlyshit

  8. . says:

    Po shpellari Sali (aspak race shqiptaresh/arjanesh,
    pasi kane ardhur nga stepat e SIBERISE-Ruse) eshte
    grindur me gjithe rajonin dhe boten.

  9. Vunoi says:

    Doni me per Belulin,Meten,qeverine,
    mikut te ngushte te mashtrusit Gjerman.
    Ky zagar me emrin Maks i denuar per vjedhje ne vendin e tije
    deklaron se ka partner serioz ne Shqiperi
    Me thuaj c’shoke ke, te te them se kush je.

  10. neli says:

    Me me interes do ishte te dihej se nga u be Shtangisti Ilir Meta miku i gjith nderkombetareve nder te tjerash. Spaska pas burra Shqiperia per tu vene ne krye, eshte bere ky Lirua sikur te jete Gandhi.

  11. Postieri says:

    Eshte nje njoftim i goditur. Ne Bavari famlja Straus njihet si nje familje e korruptuar. Vajza e Strausit pra motra e ketij debilit qe erdhi ketu tek ne,eshte me e sakta nga femijet. Momentalisht eshte eurodeputete ne Bruksel mbasi u detyrua te jape doreheqje si ministre e Landit Bavarez per nje afere korruptive. Vellai i vogel i ketij kafshes Maks Straus{Josef Straus kishte 3 femije)eshte momentalisht ne burg,ne Gjermani.Eshte denuar per korrupsion dhe shitje armesh ne menyre te kundraligjshme. Me vjen turp kur shikoj se me cfare niveli njerezish takohen politikanet e Shqiperise. Nese Berisha e ka refuzuar nje takim te tille eshte treguar politikan me nivel,me gjithe te zezat qe ka mbi kurriz. Nuk kam asnje dyshim se Ilir Meta ne karrieren etij politike nuk mund te takohet me tjeter nivel vecas ketij te tipit Straus.

  12. al_man says:

    robt me te njejtin zanat ,kuptohen kollaj mor dak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje