Lufta kundër ISIS/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes falenderon Shqipërinë

26 Gusht 2014, 22:08Politika TEMA

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel falenderoi vendet që i janë përgjigjur thirrjes së SHBA për të mbështetur me armë popullin irakian në betejën kundër ekstremistëve të ISIS.

“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë gatishmërinë e gjithmonë e më shumë aleatëve dhe partnerëve tanë për të mbështetur popullin e Irakut,” tha Hagel.

“Dy javë më parë urdhërova ngritjen e një grupi pune të kryesuar nga SHBA për të përshpejtuar përpjekjet për të furnizuar me armë forcat nën sulm të kurdëve. Krahas ndihmës nga SHBA dhe qeveria qendrore e Irakut në Bagdad, shtatë vende të tjera- Shqipëria, Kanadaja, Kroacia, Danimarka, Italia, Franca dhe Britania e Madhe- janë angazhuar për të ndihmuar në sigurimin e armëve- urgjentisht të nevojshme- për forcat kurde. Operacionet kanë nisur tashmë dhe ne do i përshpejtojmë në ditët në vazhdim me më shumë vende që priten të kontribuojnë. Do të doja të falenderoja secilin prej këtyre aleatëve që po punon së bashku me ushtrinë e Shteteve të Bashkuara.

Kjo përpjekje shumëkombëshe, e cila është duke u koordinuar me Qeverinë e Irakut në Bagdad, do të ndihmojë në masë të madhe forcat kurde të zmbrapsin kërcënimin brutal terrorist të ISIS.

Vendosmëria e popullit irakian dhe bashkësisë ndërkombëtare për t’u përballur me kërcënimin e ISIS është në rritje dhe Shtetet e Bashkura po shohin përpara për të punuar me miqtë tanë nga e gjithë bota për të ndihmuar në këtë përpjekje”.

8 komente në “Lufta kundër ISIS/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes falenderon Shqipërinë”

  1. tourkofagos says:

    Me 75% sunite shqipfoles,nuk e di nese do te plotesohet numeri i ushtareve qe do te luftojne ISIS-n……..!!!!
    Amerikano,kot je nxituar te falenderosh Shqiperine……..o Zike!

  2. popull goro says:

    Nje jete te tere Renegate ,lepirs te pashoq ndaj te forteve ,marim pjese ne nje lufte qe nuk ka as pike lidhje me shqiperine ,do dergojme arme per te marre jete njerzish ,dhe si gjithmone ne fund ,prape te fundit do jemi.

  3. Shreku says:

    Per servilizem ndaj Amerikes qeveritaret tane jane te papare e te padegjuar. As senati amerikan nuk votoi 100% per nderhyrjen ne Irak si deputetet tane trima dhe “paqedashes”. Me 100 kallashe dhe 1000 fisheke ja hedhin bythes per te bere ndonje foto me Obamen mengjesin e lutjeve…

  4. Blue Jasmine says:

    Do tju ndihmojme me c’te mundim per te luftuar “gjarprin e zi”.
    Si shenje solidariteti me ju po ju nisim edhe disa “tipa ” ketu te Tema me ne krye @ net-in.

    Persa i perket temes ne fjale, nuk mjafton vetem nderhyrja ushtarake e Amerikes. Po Europa cfare ben?? Mbyll syte duke shpresuar se nuk i kercenohet rrezik?? Britania po i hap dyert botes arabe, e me pas i shpall persona ne kerkim.

  5. xhinxhoni says:

    …qerojm qep dhe presim patatet ne prapavije…

    cdo mer kokcep deri ne p…te somes ec mer kto mbro shpin tate se po ta vjedhin ne mes te dites….

    Agoll…..si gjithmone I nerum ti dhe majmuni….te paharruar jeni qe te dy…

    ? ? ?

  6. emigranti says:

    kundra muxhahedineve islamike Shqiperia duhet te dergoje sa me shume arme qe te shfarosen kriminelet e allahut.

  7. Ilir says:

    Bjeru qenve islamiko terroriste. Sa ma pak islamqen aq me e mire bota

  8. roni says:

    Krahas armeve qe do dergoni ,,, dergoni dhe lutjet e shqipetareve te ndershen ,” mos ngelt kokepalar pa u vrar ,amin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje