INTERVISTA/ Eksperti amerikan: Çështja e Bankës së Shqipërisë, provë për sistemin. Duhet krijuar tradita e dorëheqjeve

26 Gusht 2014, 18:57Politika TEMA

Një analist amerikan që ka punuar me çështjet e qeverisjes dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri për mbi 20 vjet, thotë se mënyra e zgjidhjes së çështjes së vjedhjes në Bankën e Shqipërisë, është një provë për funksionimin e sistemit. Jonas Rolett, menaxher rajonal i Nismës për Evropën, në Fondacionin për Shoqëri të Hapur, thotë për Zërin e Amerikës, se procesi i gjetjes së përgjegjësive për vjedhjen duhet të vazhdojë. Në intervistën me kolegen Keida Kostreci, zoti Rolett thotë se në Shqipëri nuk ekziston tradita e dorëheqjeve.

Zëri i Amerikës: Zoti Rolett, që kur u mor vesh se ishin vjedhur një shumë që kapte shifrën rreth 7 milionë dollarë nga Banka e Shqipërisë, është debatuar shumë për përgjjejësinë që i takon drejtuesve, këshillit mbikqyrës dhe institucioneve në Shqipëri. Cili është mendimi juaj?

Jonas Rolett: Pikëpamja ime është që duhet që sistemi të jetë funksional, pra procesi i drejtësisë dhe hetimi duhet të vazhdojnë. Këtë gjëra nuk janë kurrë të thjeshta. Çdo sistem politik ka problemet dhe skandalet e veta. Prova është se sa është në gjendje sistemi që ta përballojë stresin që sjell një situatë e tillë.

Zëri i Amerikës: Në fakt po zhvillohen hetime, por kur ndodh diçka e këtyre përmasave, në një institucion të tillë të rëndësishëm, ka edhe një përgjegjësi morale. Analistët dhe shoqëria civile kanë kërkuar dorëheqjen e guvernatorit Fullani, por politika ka qenë më e heshtur. Si e shpjegono hendekun mes këtyre qëndrimeve?

Jonas Rolett: Publiku ka të drejtë të jetë i indinjuar. Kjo është diçka që dëmton gjithë shoqërinë. Nuk është thjesht fjala tek dëmi financiar, por edhe ai i reputacionit i sistemit bankar. Këto gjëra kanë një rëndësi kyçe për publikun, prandaj është shumë e rëndësishme që publiku të ngrejë zërin. Mua më duket se reagimi i publikut është i justifikuar dhe është e rëndësishme që të ketë trysni qytetare që të ndërmerren hapat e duhur për këtë rast. Nga ana politike, është pak e vështirë të shohësh se ç’ndodh brenda partive apo qeverisë, por përshtypja ime është që ky rast ndikon tek të gjithë në një mënyrë apo një tjetër. Kjo nuk është çështje partiake, nuk bëhet fjalë për demokratë kundër socialistëve apo anasjelltas. Bëhet fjalë për një institucion që ka funksionuar gjatë 20 viteve të fundit, nën qeveri të ndryshme, me një guvernator që ka shërbyer nën qeveri të ndryshme, prandaj për të dyja palët ka rëndësi se si do të zgjidhet kjo çështje. Por është interesante që kjo nuk është kthyer në një çështje me qëndrime politike, mesa kam parë unë. Ka njerëz nga të dyja anët që kanë kërkuar një hetim, ose veprim. Unë mendoj se duhet kryer procesi ligjor. Nuk është mirë që dikush të gjykohet në media, apo të kërkosh veprime të nxituara, pa u zbuluar faktet. Por nga ana tjetër nuk është mirë që të mos merresh me atë proces fare, është gjë e mirë që zhvillohet ky debat dhe trysninë publike për veprim.

Zëri i Amerikës: Duke u nisur nga përvoja në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera demokratike, kur ndodhin gjëra të tilla, drejtues të institucioneve të tilla të rëndësishme reagojnë nga presioni por edhe nga ndjenja e përgjegjësisë dhe pjesërisht indinjata e publikut vjen sepse të paktën perceptimi që është krijuar është se zoti Fullani nuk e ka shfaqur këtë lloj ndjenje përgjegjësie. Cili është mendimi juaj?

Jonas Rolett: Në vende të ndryshme, dinamika kulturore është e ndryshme. Në Japoni për shembull, kryeministrat, ministrat, krerët e korporatave japin dorëheqjen menjëherë. Nëse ndodh një skandal, njerëzit marrin përgjegjësitë. Është pjesë e kulturës së shoqërisë. Në Shtetet e Bashkuara, është pak a shumë diçka e mesme. Ka pasur raste që zyrtarët kanë marrë përgjegjësinë. Një rast i tillë ishte në vitin 2012, kur shpërtheu një skandal me Agjencia e Shërbimeve të Godinave Qeveritare,  me shpenzime të tepruara dhe trajtime luksoze në trajnime në Las Vegas. Në atë rast administratorja e agjencisë dha dorëheqjen.

Zëri i Amerikës: Dhe raste si për shembull ai i i kreut të Agjencisë për Veteranët…

Jonas Rolett: Po, e vërtetë. Ka pastaj edhe raste të tjera kur njerëzit vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë, deri kur detyrohen të largohen. Një rast i tillë ndodhi në Këshillin Bashkiak të Uashingtonit, ku dy anëtarë të akuzuar për shpërdorim fondesh nuk dhanë dorëheqjen deri kur tha fjalën e vet drejtësia. Në Shqipëri nuk ekziston tradita e dorëheqjeve të zyrtarëve përveçse në raste të rralla. Pra kjo traditë nuk ekziston dhe traditat duhet të krijojen. Mendimi im është që Shqipëria po zhvillohet në shumë drejtime, përsa i takon ekonomisë, procesit politik, komunitetit të biznesit, botës akademike. Procesi politik është i lidhur me këto zhvillime, prandaj është e vështirë të gjykosh nga jashtë nëse ky është apo jo një rast kur dikush duhet të pranojë përgjegjësi politike dhe të japë dorëheqjen, apo është rast ku procesi gjyqësor duhet të vazhdojë, para se të merren hapa të tjerë.

Zëri i Amerikës: Zakonisht në raste të tilla – dhe ky është një rast i veçantë pasi bëhet fjalë për paratë e publikut – cila është rruga më e mirë për të ruajtur integritetin e institucionit?

Jonas Rolett: Kjo është një pikë kyçe sepse tani kemi arritur tek prova e vërtetë e sistemit. Dikush mund të argumentojë se sistemi dështoi sepse punjësit e institucionit mundën të vjedhin para prej tij, duke shkelur masat e sigurisë. Mendoj se ky është një vlerësim i drejtë. Në të njëjtën kohë, sistemet vihen në provë kur rregullat e tyre ekzistuese duhet të vihen në zbatim dhe veçanërisht kur ka nuanca politike apo kur ka një mjedis politik të ashpër. Prandaj tani prova është nëse funksionon sistemi dhe a do të kemi një përfundim të pranueshëm.

Zëri i Amerikës:  Sipas jush kjo që po ndodh, a është një tregues i një kulture mosndëshkimi që ende vazhdon në Shqipëri?

Jonas Rolett: Besoj se do ta zbulojmë: nëse nuk ndodh asgjë, do të ishte tregues që mund të ndodhin gjëra të këqija dhe askush nuk paguan pasojat. Në këtë rast është herët të flasësh. Të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë javëve dhe muajve në vazhdim. Por përshtypja ime është se do të ishte shumë e vështirë për sistemin politik në përgjithësi që të mos reagojë ndaj këtij incidenti.

Nëse sistemi i ngritur ishte jo i mirë dhe rrjedhimisht i ekspozuar ndaj komprometimit nga punonjësit, atëherë është e qartë që problemi është në atë nivel. Ekziston edhe përgjegjësia më e madhe e drejtuesve, por pa ditur hollësitë është e vështirë të gjykosh. Më duhet të them që ky ka qenë problem në gjithë rajonin. Nëse pyet qytetarët e zakonshëm të Bosnjës, Maqedonisë apo Serbisë për aftësinë e sistemit të drejtësisë për të dërguar npë burg “peshqit e mëdhenj”, në përgjithësi ata janë të pakënaqur (nga rezultatet).  Përjashtim në masat që ka marrë përbën një vend: Rumania, ku Gjykata Kushtetuese ka treguar pavarësinë e saj. Sistemi ka arritur të çojë në burg një kryeministër, ministra, biznesmenë të pasur. Mendoj se do të ishte e dobishme të shihej përvoja e Rumanisë për të parë se çfarë mund të mësojë Shqipëria prej tyre.

Zëri i Amerikës: Përsa u takon konsolidimit të institucioneve dhe demokratizimit të tyre në Shqipëri, a shihni ndryshim në Shqipëri?

Jonas Rolett: Po t’u hedhësh një vështrim historik, institucionet në Shqipëri janë shumë më mirë sot sesa në vitet 1991-1992. Personeli është më i kualifikuar, përvoja është më e madhe. Ndoshta zhvillimi nuk ka ardhur me aq shpejtësi nga ç’pritej, por gjërat kanë ecur. Një nga problemet, mendoj unë është se secila nga qeveritë që ka ardhur ka filluar nga e para dhe kështu humb njerëz me përvojë, dije dhe me lidhje. Këtë radhë mesa shoh ka një prirje për një ndryshim nga pikëpamja e brezave në politikën shqiptare. Ka disa anëtarë kabineti që janë nën 40 vjeç, ka punonjës të administratës që i janë rikthyer punës në qeveri. Gjithmonë është shpresa që gjërat do të përmirësohen nëse sjell një perspektivë të re. Dhe mendoj se po bëhen përpjekje të mëdha aktualisht për ta ndryshuar dhe reformuar sistemin  në shumë fusha si arsimi, pensionet, politika e jashtme. Tregues i forcës së institucioneve këtë radhë, do të jetë niveli i plotësimit të këtyre objektivave.

Zëri i Amerikës: Një nga sfidat kryesore në Shqipëri është korrupsioni, i cili është shumë i përhapur. Ka pothuajse një vit që qeveria e re ka marrë detyrën dje ende nuk është vënë re ndonjë ndryshim i madh në këtë drejtim. Cili është mendimi juaj?

Jonas Rolett: Korrupsioni është si një hidër me 100 koka, është shumë i vështirë për t’u eliminuar. Fondacioni ku unë punoj, ka pasur projekte dhe programe për të luftuar korrupsionin që prej 20 vjetësh. Në  Shqipëri ka një traditë të informalitetit, një dukuri që shpesh e ushqen korrupsionin. Mendoj se ky është një proces shumë i gjatë: shteti ligjor, gjyqësori janë elementë kyç, ashtu si edhe përpjekjet e vazhdueshme për ta luftuar. Dhe presioni nga jashtë gjithashtu ka rëndësi të madhe. Unë shpresoj që Shqipëria të ecë përpara. Tani për shembull është edhe Bashkimi Evropian që i thotë Tiranës se perpektiva për t’u anëtarësuar në BE, varet nga lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por ajo që është më e domosdoshme, është ndryshimi i mentalitetit dhe udhëheqësit politikë shpesh reflektojnë kulturën nga kanë dalë, janë pasqyrim i shoqërisë dhe në Shqipëri kur u flet njerëzve të zakonshëm, ata janë shumë të pakënaqur nga kjo kulturë korrupsioni. Në të njëjtën kohë shoqëria është organizuar në mënyrë të tillë që është shumë më e thjeshtë t’i zgjidhësh gjërat mbi bazën e lidhjeve sesa në bazë të ligjit, apo rregullave. Kështu në një shoqëri ku gjërat nuk funksionojnë ashtu siç duhet, herë pas here njerëzit gjejnë rrugën e shkurtër gjë që në këto rrethana është e kuptueshme. Nuk do të thotë që korrupsioni është gjë e mirë, por që mjedisi ku qytetarët, politikanët dhe gazetarët shqiptarë veprojnë, nuk krijon ende premisa për përmirësimin e situatës përsa i takon korrupsionit, pikërisht sepse është një çështje kaq e vështirë për t’u zgjidhur.

9 komente në “INTERVISTA/ Eksperti amerikan: Çështja e Bankës së Shqipërisë, provë për sistemin. Duhet krijuar tradita e dorëheqjeve”

  1. kingcobra says:

    Ha ha ha. Doreheqje thote ky. Vetem burrat e ndershem japin doreheqjen ne Shqiperi. Dhe vetem 3 burra jane te ndershem ne Shqiperi.Nano dha doreheqjen nga kryetar i PS, Berisha nga kryetar i PD dhe Meta nga zv. kryeminister.

    1. vjellajduti says:

      yo…mos e ke organizu gjo ti kte mega vjedhjen e Bankes?

      a ka nai investigim se cfare serial number ka pas ke lekte qe ka harxhu bixhozxhiu se me ate koke qe kishte sma mush menjen se e ka bo vete …aq me keq me fullhajnin…do kene pas nai dore nga poshte…

      what is next bring in the boys from Langley?

  2. Po xhepistat dhe hajdutat e pulave qe i kemi denuar per vjedhje , Duhet te jepnin doreheqje ?
    Kush vjedh shume eshte i zoti ,
    Kush vjedh pak duhet denuar me burg ?

  3. Aty says:

    Sistemi eshte aty dhe nuk na duhet te rishpikim rroten. Se si funksionon sistemi kjo varet nga njerezit. Domethenia e shtetit eshte qe secili te mbaje e te mbahet pergjegjes per ate qe ben apo nuk ben ne peputhje me ligjin dhe detyren. Ne nuk e njohim doreheqjen. madje edhe kur e japim, dalim nga dera per tu futur nga dritarja. Ku ishim? ASGJEKUNDI. Shkurt, Fullani le te ike me gjithe cka dhe te pergjigjet civilisht dhe penalisht. Ja psh. ILDKP-ja. Duket sikur po ben namin, sepse po vendoska disa gjoba medemek per vonesa ne deklarim. Pse, aty eshte puna? Jo mor jo, ti verifiko nje here pasurine deh nxirr sa e justifikuar eshte ajo ne raport me te ardhurat! Kjo eshte puna, pa sa per gjoba per vonese, kjo eshte si te gjobisesh nje hajdut per parkim te gabuar dhe jo per vjedhjen e makines. Hajt vlla, sepse e kemi bere rezil ate Xhuken qe si hyri-doli ne ate zyre. Ajo as qe duhej vene fare aty, por edhe ky i riu te mos i hedhe hi syve miletit a thua se po ben namin. Ndeshkimi vlla ndeshkimi i atyre qe kane gjera ne dore, jo i fukarenjve qe s’kane buke te hane.

  4. Aleluja... says:

    Mesiguri kur thot Traditen e Terheqjes ,mendon nji Taktike te re sulmi mbi bankat ?
    Pra kapot e bankave i trasnferojne miljardat e eurove nga bankat shqiptare ne X Konto Bankare ,(psh ke konto Mister Bin ? ) dhe kapua duhet te dorehiqet ! -Me kte Tradide doreheqje cfar kupton ku zotnia e tij ,
    qe Misioni u krye dhe qe gjithcka te rifilloje nga e para sduhet bere zhurme si bo Fulli sot ?!!!!
    Po per shumen e fundosur ne fund te detit ,ka ndonji mejtim ky “Keshilltari Bastisesesve” te Bankave ne Shqiperi ?
    Apo shqiptareve sduhet ti interesojne paret ,se ku perfundojn ato ,ne cfar konto ,por duhet te degjojn pordhet e surrat Groshit . Ma va cacare

  5. Leonard Dingo says:

    Ai flet me rezerva.Do me pelqente te fliste me paster e te shprehte ato qe ndjente.Ai e di se e kuptojne te gjithe.Duhet te fliste me troc,qe ta kuptonin te gjithe.

  6. y says:

    Ky eksperti sikur me shume tone te buta po na pergjigjet .
    Nje ekspert Gjerman,do te ishte pergjigjur ndryshe,nuk jane tolerant
    ne keto raste.

  7. perkthyesi says:

    DOREHEQJA E FULLANIT DUHET JO PER MORAL POR QE TE MOS NDIKOJE TEK DESHMITARET O AMERIKONI PER TE DREJTAT E NJERIUT.

    Ne Shqypni eshte vjedhur Thesari i Bankes se Shtetit si nje ASNJE vend te Botes. Krahasimet qe jep media servile shqyptare per vjedhje te ngjashme ne Bote nuk perkojne me te VERTETEN dhe jane mashtrimi i radhes qe po i ben demagogjia e pushtetareve te korruptuar per te eklipsuar megaskandalin e vjedhjes makaber te Fullanit dhe bandes se tij. Po sikur te ishte vjedhur Thesari i Rezervave Federale ne SHBA a do qendronte dot ne postin e tij Guvernatori? Kete pyetje duhej t’i bente gazetarja shqyptare e VOA ekspertit llafobosh me historia tra-la-la per te drejtat e njeriut. Po te ishte vjedhur Thesari i Rezervave Federale ne SHBA cunami i Shoqerise Civile do te perpinte jo vetem Guvernatorin, por do te hidhte kokeposhte Presidentin Obama megjithe Kongresin amerikan nga pas, sepse amerikanet kane nje ndjesi te vecante kur vidhen LEKAT e tyre qe nga Koha e Perendimit te Larget e Kaubojsave me patllake ne brez. Prandaj per ta mbyllur me pak fjale duhet t’i themi ketij eksperti famoz amerikan qe na lexon Ligjin si Prifti Ungjillin se:

    AMAN DHE BOLL ME LLAFOLLOGJI BOSHE!

  8. dyshuesi says:

    Me duket se kur thote se politikanet jane pjese e shoqerise nga kane dale donte thoe se nuk behet SHQIPERIA ME SHQIPTRE. Nejse xhanem nje mendja dha dhe ky e cfar te thote me teper Kane qene burra te mencur qe kane lindur ne Shqiperi e nuk e kane kuotuar shoqerine tone e jo ta kuptoje ky Miku. P.sh. Konica e ka nje shprehje per kete “Moj Shqiperi Shqiperi e dhj…r si s’te mora vesh nje here!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje