LRI ngre kampingun në Jalë/ Meta: Energji e re për një vend që aspiron BE

26 Gusht 2014, 15:35Politika TEMA

Lëvizja Rinore për Integrim ka organizuar për të gjashtin vit radhazi kampingun në bregdetin e Jalës në Vlorë, një aktivitet që është bërë traditë tashmë.

Edhe këtë herë mbi 500 të rinj e të reja nga i gjithë vendi, kryesisht studentë e gjimnazistë, të cilët janë anëtarë e simpatizantë të forumit rinor të Lëvizjes Socialiste për Integrim, janë bërë pjesë e këtij kampi disaditor ku aktivitetet politike, kulturore dhe argëtuese do të jenë në fokus.

Të pranishëm në ceremoninë e organizuar me rastin e nisjes së kampingun kanë qenë Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig, Ambasadori i Italisë, Massimo Gaiani, deputetët Monika Kryemadhi, Petrit Vasili e Kejdi Mehmetaj, drejtues të pushtetit vendor dhe përfaqësues të LSI-së e LRI-së.

Duke folur gjatë ceremonisë, Meta ka vlerësuar punën që kanë bërë të rinjtë e LRI-së për ndërtimin e kampingut falë një pune gjigante dhe disaditore, duke i ndryshuar madje edhe pamjen zonës bregdetare. Kryetari i LSI-së u shpreh se rinia duhet të guxojë të ecë më shpejt në rrugën drejt Bashkimit Europian.

“M’u duk një sfidë e vështirë të ndërtosh një kamp në kaq pak kohë, por prandaj na duhet LRI-ja, që është energji e re dhe gjithmonë do të jetë kështu, që mund të guxojë dhe të eci më shpejt, për një vend që aspiron të jetë pjesë e BE-së”, tha ndër të tjerash Kryetari i LSI-së, Ilir Meta.

Fjalën gjatë aktivitetit e morën edhe diplomatët e pranishëm, teksa Ambasadori i OSBE-së, Florian Raunig, shprehu kënaqësinë për frymën e bashkëpunimit që kanë treguar të rinjtë e LRI-së gjatë këtyre ditëve dhe se kjo duhet transmetuar edhe në nivel kombëtar.

“Jam i kënaqur për frymën e bashkëpunimit dhe konstruktivitetit që keni treguar në rinovimin e kësaj zone, duhet ta transmetoni dhe ta transferoni edhe në nivelin kombëtar. Jam i lumtur që së bashku mund të flasim për sfidat e OSBE-së, si sfida të përbashkëta me ju. Më shumë se kurrë ky vend ka nevojë për bashkëpunim dhe mirëqenie në të ardhmen”, tha Raunig.

Edhe Ambasadori i Italisë, Massimo Gaiani, ka komplimentuar të rinjtë e LRI-së për këtë aktivitet të veçantë. “Jam shumë i impresionuar nga kjo punë, sepse kjo do të thotë se kur kemi vullnet asgjë nuk është e pamundur”, u shpreh ai.

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, deklaroi se “koha nuk na pret, por koha është e jona dhe ne do ta shfrytëzojmë atë për rininë shqiptare, sepse kjo është ajo çka bën më mirë LRI-ja”.

Kryetari i LRI-së, Endrit Braimllari, e vuri theksin te sfidat evropiane të rinisë shqiptare: “do të jemi të gjithë së bashku në sfidat e kësaj rinie që po bëhet çdo ditë e më shumë evropiane”.

Drejtuesit e LRI-së kanë përpiluar një program tejet të detajuar dhe të mbushur me aktivitete të ndryshme si seminare, trajnime, debate e ku do të marrin pjesë personalitete të ndryshme

6 komente në “LRI ngre kampingun në Jalë/ Meta: Energji e re për një vend që aspiron BE”

  1. Kris says:

    Cilat kompani private mbeshtesin me fonde kete aktivitet.Mos valle ministria e financave?

  2. Qafo says:

    Per turp. keta jane ca plehera te cilet shkun ne Jale e zaptuan token e fundit qe kish mbetur pa u zaptuar ne fund te rruges kur ngjitesh per te vila. kane punuar nje muaj aty duke ndertuar e bere cu ka dashur qefi dhe kur i pyesje se c fare po beni, pa piken e turpit te pergjigjen jemi te LSi thua ti se kjo LSI, eshte emri i ndonje kompanie te madhe Biznesi. Nuk ka me skandal se kaq, te cosh 500 veta ne nje bythe vend ne jal, nderkohe qe i gjtihe jali ze vetem 500 se aq vend ka, eshte nje gje e pa degjuar. ku dhjesin e shurrojne keta 500 veta ne nje kohe qe aty nuk ka as kanalizime dhe asgje, plazhi i jalit nga keta pocaqi e zaptues edhte kthyer ne nje hale te madhe dhe bregu i detit si kristal dikur eshte mbushur me mut, ne nje ane folia e ne anen tjeter LSI me Ilir meten. Nuk ka me keq ku te shkoje, nderkohe qe flitet per manxhim terriotori, ky koklopa e dhjet i pari. Ik me gjithe kete rrace te felliqur. Nga mbine keta muter ne kete Shqiperi.

  3. boko says:

    Azhornohuni me….Reformen territoriale! Jali (jo jala) ndodhet ne fshatin Vuno cili i perket bashkise se Himares….. bashke me Vranishtin….Perplasje perspektive Like-Koco…

  4. Al.paci says:

    E verteta eshte se ku kan ndenjur keta 500 vet ne jal. Ai plazh i vogel qe eshte nuk mban dot 500 vet as ne kemb e jo me shtrir ne sizllona

  5. bobi says:

    Motoja per te rinjte Leshelist: Te vjedhim me shpejte! Mos u befsh kurre, rrace muti!

  6. Leonard Dingo says:

    E ardhmja e Shqiperise eshte vetem Ilir Meta me sa duket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje