Ja si shmanget “mallkimi i naftës”

26 Gusht 2014, 12:14Politika TEMA

Nga Sarah Treanor, BBC

 

I rrethuar nga malet dhe me një bregdet befasues fjordesh, Bergen, qyteti i dytë më i madh në Norvegji, të ofron pamje për kartolina.

Si qendra e industrisë në lulëzim të naftës dhe gazit në Norvegji, ai është edhe shumë i pasur.

Por rrallë të takon të shohësh shpenzime të tepruara- nuk ka supermakina me xhama të zi, nuk ka dyqane çantash dore të stilistëve të famshëm dhe as radhë njerëzish përpara ndonjë klubi nate ekskluziv.

Ndërsa vende të tjera që kanë zbuluar naftë e gaz e kanë tepruar duke shpenzuar të ardhurat prej tyre, në Norvegji ka ndodhur e kundërta, ata kanë vazhduar që të investojnë të ardhurat nga nafta e gazi për një fond gjigand sovran.

Fondi, që mendohet se kap vlerën 800 miliardë dollarë, ka në pronësi 1 përqind të të gjithë aksioneve në mbarë botë, mjaftueshëm për të bërë çdo qytetar milioner. Në fakt është një llogari gjigande kursimesh.

Dhe shumica e norvegjezëve duken shumë të kënaqur me këtë- sipas një studimi të vitit 2012 nga Universiteti i Columbia-s në Nju Jork, Norvegjia është vendi më i lumtur në botë.

“Ne duhet të investojmë shumë para përpara se të shpenzojmë diçka,” thotë profesor Alexander Cappelen, nga Shkolla Ekonomike e Norvegjisë, duke shpjeguar se përse vendi ka shmanguar mesa duket kurthet që të krijon pasuria e madhe.

“Në disa vende të tjera, nafta nxirret më kollaj, kështu që ata i shpenzojnë kollaj paratë’.

“Ne kemi pasur gjithmonë një plan afatgjatë”.

Pra nuk ka shpenzime të tepruara në Norvegji. Në fakt ka një udhëzim që vetëm 4 përqind e tepricës së fondit mund të shpenzohet ose të investohet në projekte publike.

“Aktualisht ne shpenzojmë më pak se 4 përqind,” thotë profesor Cappelen.

Ka disa arsye, thotë ai, pse Norvegjia është e lumtur që po kursen pasurinë e saj dhe po shmang tundimet e jetës luksoze.

“Që një sistem i tillë të funksionojë, duhet të kesh një nivel shumë të madh besimi. Besimi do të thotë që paratë nuk do keqmenaxhohen- që nuk do shpenzohen në mënyrën që ti nuk e dëshiron”.

“Si rezultat i demokracisë sociale dhe politikave për barazi kjo është një shoqëri homogjene dhe ka ndërtuar një nivel të lartë besimi”.

“Ne i besojmë qeverisë. Ne besojmë se paratë tona do shpenzohen me mençuri. Në momentin që ti nis të besosh se edhe të tjerët po kontribuojnë, edhe ti je i lumtur që kontribuon”.

Pra, Norvegjia është e pasur për shkak se norvegjezët kanë një nivel të lartë besimi apo janë qytetarët besimplotë për shkak se janë të pasur?

“Mendoj se të dyja. Niveli i lartë i besimit e bën rritjen ekomomike më të thjeshtë,” thotë Cappelen.

Megjithatë bumit të naftës po i vjen fundi. Çfarë do ndodhë më tej?

“Ekonomia norvegjeze është në një situatë fatlume. Ne po flasim për një spostim gradual përgjatë viteve të ardhshme,” thotë ministri i Financave, Siv Jensen.

“Ne kemi pasur një rritje të ngadaltë në prodhueshmëri gjatë viteve të fundit dhe për këtë arsye qeveria rishikoi nivelin e taksës së konkurrueshmërisë për të tërhequr investime.

Por është e vërtetë që kemi një nivel më të lartë kostosh se çdo vend i krahasueshëm”.

Këto kosto mund të jenë shokuese për një vizitor. Në kafenenë me pamje nga tregu i peshkut në Bergen, një kapuçino kushton thuajse 10 dollarë.

Tone Hartvedt nga Bussines Region Bergen shpjegon se kostot janë të krahasueshme me pagat.

Një vizitor i painformuar do habitej kur të shihte se në supermarket një pako me makaronat më të lira, buka, djathi dhe salca e domateve kushtojnë në total 50 dollarë.

“Por ne i paguajmë punonjësit me një pagë të tillë që do të thotë se ata kanë një cilësi të mirë jetese.

Ne kemi respekt për punën e vështirë, por besojmë se punonjësi më i paguar në kompani nuk duhet të marrë shumë më teper se paga më e ulët.

Kjo do të thotë se disa persona të talentuar largohen në vende të tjera, ku mund të paguhen më shumë,” thotë Hartvedt.

Por a e shohin norvegjezët veten e tyre si të pasur?

“Jo, nuk mendojmë për gjëra të tilla, është për të ardhmen,” thotë ajo.

Në një ishull gjysëm ore larg Bergen është Coast Center Base (CCB), një qendër gjigande suporti për industrinë e naftës dhe të gazit.

“I kujtoj ditët kur kishte shumë fermerë dhe peshkatarë në Norvegji. Jeta ka ndryshuar shumë për një norvegjez mesatar,” thotë shefi ekzekutiv i CCB, Kurt Andreassen.

“Kjo bazë u ngrit në vitin 1974 dhe që prej atëherë ka pasur ndryshime të mëdha. Mirëqenia tani është shumë e lartë. Është krejt ndryshe nga 40 vjet më parë, shumë njerëz janë të arsimuar- gjërat kanë ndryshuar”.

Kur nafta të mbarojë, “Norvegjia do të mbijetojë, por do jetë një sfidë për të gjithë,” thotë ai.

“Sfida jonë është që të përdorim ekspertizën tonë dhe në fusha të tjera”.

Rektori i Universitetit të Bergen-it, Dag Rune Olsen, thotë: “Jam i shqetësuar sepse nuk investojmë sa duhet në mënyra të tjera për të gjeneruar të ardhura në dekadat që do vijnë”.

“Ne jemi të ndërgjegjshëm se nafta dhe burimet e gazit do mbarojnë. Është e dukshme që kemi nevojë të gjejmë burime të tjera të ardhurash dhe tani kemi mundësinë për të investuar- ndaj është themelore që të bëjmë diçka të tillë”.

Ndoshta ky vetëndërgjegjësim se gjërat nuk zgjasin gjithmonë bën që në rrugët e Bergen të shohësh kaq shumë Volvo të dorës së dytë, në vend që të shohësh Porsche apo Bentley, si në rrugët e pasura të Londrës.

Maturia dhe pragmatizmi është qëndrimi i duhur, në vend të ekspozimit.

Ndërkohë që ka një shqetësim se çfarë do bëhet në Bergen, kur të mbarojë nafta- shumica e norvegjezëve janë të sigurt për perspektivën e tyre.

“Ne jemi në Norvegji, ne nuk shqetësohemi për këto gjëra,” thotë një student në Shkollën Ekonomike të Norvegjisë, duke u ndjerë pak në sikletë kur pyetet nëse është i shqetësuar për vendet e punës.

“Do të punojmë shumë dhe do sigurojmë vendet e punës”.

23 komente në “Ja si shmanget “mallkimi i naftës””

  1. Mazllëmi says:

    Ne në Shqipëri, i përdorim më mirë paratë se norvegjezët, prandaj dhe jemi më të pasur në…kriminalitet, hajdutëri, dembelizëm, “patriotizëm” e shumë e shumë të tjera, që norvegjezët as në ëndërr nuk i shohin…(???!!!)

    1. Raki mare says:

      A te ishte ilir meta kryeminister dhe sali berisha president aty dhe ne kld te kishin vene edi ramen

      Cpopull me fat jeni mor norway , dhe cpopull shkerdhate paskemi qene qe I durojme keta rq kanceroz ne shqiperi
      Ishalla ju pergjigjet zoti per te mirat tuaja dhe vuajtjen e femijve shqiptare

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Kjo ishte nje dite ne kanalin NPR (National Publik Radio).. Ku merrej ne pyetje-pergjigjje shefi i ketij fondacjoni..Norvegjia ka hedhur te gjithe profitin e saj pothuajse ne gjithshka te marketit global..Ata kane pothuajse 1% te stakut global..Shtet i vogel qe po menaxhon te ardhmen e saj qe kur mos te ket me te ardhura nga burimet natyrore, mbetet fuqi ekonomike dhe i jep prap perspektive qytetareve te tyre..

    Shqiperia, jo vetem qe del humbje me naften e saj (sa qesharake, te kesh nafte dhe kompania qe e administron del “humbje”), por u bie ne qaf me jete taksapaguesve shqiptare per ndotjen e mjedisit..Shifini njehere ndotjet mjedisore qe kane lene nga kerkimet e naftes dhe pastrimin e saj..Asnje kompani qe ben shpime dhe testime mbetet pergjegjese..Shifni Ballshin dhe rrethinat perreth dhe mirrini nje testim ujit te pijshem..

  3. vemendje says:

    A SIKUR TA MBAJE KETE SHKRIM-DIKTIM NJA 1 VIT NE FAQE TE PARE,DO KISHE BERE NJE NDER TE MADH PER MEMEDHENE E PER KOMBIN.
    ESHTE FIKS ME FIKS KJO QE I DUHET SHQIPERISE SOT DHE I DUHET ME S.O.S.

  4. A says:

    I lumte popullit dhe shtetit NORVEGJES, qe ka arritur me FORCAT e VETA kete mireqenie te pergjithshme sociale.
    Ky popull eshte i pergjegjshem se cfare te vendose ne krye te shtetit, te qeverise. Jo si tek ne me te ashtuquajturen demokraci perverse dhe bartarde ku keto 24-ter vjet kemi vendosur ku te jene me hajduteti, me grabitesi, me horrat, me vagabondat, me mafiozi, me intriganti, me ngaterrestari dhe i korruptuari. Perfaqesuesit e tyre kemi SALI BERISHEN, FATOS NANON, ILIR METEN etj, ne pergjithesi ky grupim politikanesh ne Shqiperi eshte njeri me maskara se tjetri.
    Por fajin e ka edhe populli shqiptar, shoqeria shqiptar dhe individi shqiptar qe i zgjedh ketyo far vemjesh dhe minj halesh, qe anet me negative i kujton si virtyte. Hajduti quhet i i zgjuar, mashtruesi i shkathet.
    Edhe SHQIPERIA ka pasuri kombetare nafte, por ketu edhe nafta del me humbje.
    Prandaj ketu ne Shqiperi eshte instaluar sistemi politik-ekonomik-social KAPITALIZMI i eger, primitiv, skllavopronar dhe feudal, KURSE, ne Norvegji eshte instaluar sistemi KAPITALIST social-demokrat-modern. Por ne nuk marrim shembuj shtetet me te zhvilluara dhe me te begata, por aplikojme format mizerabel ku te jete shteti me zdromalaq ne bote.
    S’kemi cfare te bejme kur edhe nje pjese e popullit shqiptar nuk din kush eshte pozitivja, e mira, e ndershmja. Tjetri nuk ka shtepi, por veture Benz e do, tjetri nuk ka buke, por nje pakete cigare te mire e do. Prandaj ne nuk jemi duke u bere as si popull dhe shtet. Njerezit me negativ dhe drejtuesit me te poshter merren per shembull. Tung.

    1. dyshuesi says:

      Po pse nuk thua qe Norvegjezet qenkan antiamerikan!! Amerika thote qe mrqenia vjen nga rritja e konsumit kurse Norvegjezet thone qe mirqenia vjen nga rritja e kursimit. Nuk perputhen gjekundi. Tashti ne Shqipot ke te zgjedhim KURSIMIN apo KONSUMIN??????

  5. n.f. says:

    Ja cfare shkruhet ne gazeten Dita te dates 5 Korrik 2013 :
    “Marrëveshjet koncensionare që ka bërë shteti ynë me disa korporata naftë-nxjerrëse, ku më kryesoret janë ato me Bankers Petroleum dhe Stream Oil, parashikojnë që këto kontrata dhe anekset e tyre të specifikimeve teknike, të mbeten konfidenciale dhe të mos ekspozohen prej palës shtetërore. DITA, disponon kontratën mes shtetit shqiptar dhe kompanisë Bankers Petroleum dhe në këtë marrëveshje ka një nen të posaçëm që specifikon rastet se kur kjo kontratë mund të ofrohet nga pala shtetërore”
    Dhe me poshte :
    “Më datën 25 Qershor, ndërsa kontrollorët e KLSH-së ishin nëpër zyrat e Albpetrolit, drejtori i këtij të fundit i drejtohet AKBN-së duke i kërkuar mendim se si duhej të vepronte me kontratat konfidenciale që i’a kërkonte KLSH-ja. Më datën 3 korrik, AKBN-ja i kthen përgjigje Albpetrolit, duke i sugjeruar se bazuar në marrëveshjet koncensionare këto dokumente nuk duhej t’i jepeshin KLSH-së. AKBN-ja është një agjenci e cila ndonëse nuk menaxhon kompaninë Albpetrol, ka tagër ligjor për ta kontrolluar atë dhe aktivitetin e saj. Kjo shkresë e drejtorit të AKBN-së ku jepej mendimi se Albpetrol nuk duhet të bënte publike kontratat dhe anekset, i është dërguar për dijeni dhe ministrit të Energjitikës Damian Gjiknuri më datën 3 korrik. Një ditë më vonë, më 4 korrik, KLSH-ja rezulton se ka kallëzuar penalisht drejtorin e Albpetrolit për pengim të punës audituese dhe fshehje të dokumentacionit.”
    Importi – Eksporti i karburanteve (ton)
    Viti Sasia Import Sasia Eksport
    2008 436971.00 276850.85
    2009 432132.00 370013.02
    2010 484392.00 571172.24
    2011 457250.00 750636.28
    2012 431858.00 1023795.34
    8-mujori 2013 358821.00 1069464.00
    Burimi:Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
    DMTH ME PERAFERI NE VITIN 2013 KOMPANITE KONCENSIONARE KANE EKSPORTUAR RRETH 1.604.000 TON NAFTE.
    PYETJE PER 1 MILION DOLLARE :
    1.GJENI SA TE ARDHURA KA SIGURUAR SHTETI SHQIPTAR NGA NAFTA E NXJERRE NE SHQIPERI NE VITIN 2013 ?
    2. GJENI KUSH ESHTE BURRI I LESHIT (ME FALNI I SHTETIT) QE HODHI BAZAT E KESAJ SITUATE (NDIHME PER KONKURRUESIT : PRAPA I VJEN HI……)

  6. ed says:

    Kanali franko-gjerman Arte pati bërë pikërisht krahasimin mes Shqipërisë dhe Norvegjisë në dy dokumentaret më poshtë:

    një që krahasonte të pasurit e dy vendeve(I pasuri shqiptar në video është Zamiri):

    http://www.arte.tv/sites/fr/yourope/2012/01/28/les-nantis-en-albanie-et-en-norvege/

    një që krahasonte të varfërit e dy vendeve:

    http://www.arte.tv/sites/fr/yourope/2012/01/28/etre-pauvre-en-norvege-et-en-albanie/

    Shif e shkruaj!!!

  7. greku kurrizo says:

    aaaaa te kishim dhe ne grekerit kete mentalitet, do kishim bere dhe ne njehere prokopi…..

  8. Olsi says:

    Ne fakt dhe ketu te ne nafta menaxhohet nga i derguari i posacem i Kocos, dhe kjo do e afroje shume rilindjen me modelin norvegjez.

  9. Norveg says:

    Ja nje koment i nje naftetari :

    Kame shkruajtur shume here per Albpetrolin dhe dhenien me koncension te vb. te naftes e gazit, shfytezimin barbar nga kompanite e huaja dhe fitimet marramendese te tyre ne vendin tone. Industria e naftes, ndermarrjet dhe deget e lidhura me Albpetrolin kane qene pika kyce e ekonomise Shqiptare. Ato u krijuan nga qeveria e para 90’ me parat e popullit. Ajo qeveri beri investime kolosale ne ato vb dhe ne to punonin rreth 20 mije punetor e inxhiner te te gjitha specialiteteve. Ata derdhen djersen e tyre dhe kane punuar me shume se sa jane paguar per te nxjerr nafte e gas ne sherbim te kombit. VB e naftes qe jane dhene me koncension nga qeverit pseudemokratike te sali berishes dhe fatos nanos ne bashkepunim me Albpetrolin dhe Mafien Kombetare te Burimeve Natyrore (MKBN) nuk kishin nevoje per investime kapitale sic eshte pretenduar ne kontrata por per nje pune te kujdeseshme menaxhuese shkencore dhe specialist te talentuar qe nuk i mungojn shqiperise. Ato kishin nevoj per mirembajtje te puseve dhe jo per t’u populluar me militant dhe hajdut geveritar te PD ose PS, dhe as per puse horizontal, shperthime hidraulike qe te shkaterrojn reservuaret me porozitet te larte te shtresave naftembajtes te Patos-Marinzes, apo popmave me burm qe nuk jane te rekomandushme per ato reservuar e nafta viskoze. Shkurt Vb ekzistuese te naftes ne Shqiperi nuk kishin nevoj me shume se vlera e prodhimit te 1-2 diteve ne muaj per te shpenzuar per mirembajtjen e tyre.
    Gjithe ajo pasuri natyrore per 23 vite ka pasuruar dhe po pasuron kompanite e huaja, pinjollet e qeverive, te Albpetrolit dhe kelyshet e tyre. Ajo u kthye dhe vazhdon te jete nje lope qe vetem milet dhe pasuron keto monstra. Te gjithe ata qe punuan aq forte per te zbuluar dhe vene ne prodhim te plote ato vb kolosale, ndodhen sot te pa pune, te migruar neper bote ose pensionist. Te gjithe i shikojm keto vb si vidhen dhe si shkaterrohen dhe na pikon shpirti sepse me to kishim lidhur jeten tone si naftetare dhe ekonomia kishte te ardhurat e saj. Kjo industri dhe ajo e mineraleve kane mbajtur gjalle nje ekonomi te tere dhe ne koherat me te veshtira qe ka kaluar shqiperia si rezultat i konjukturave te ndryshme politike te krijuara ne vite. Periudha e para 90′ megjithese e kritikuar ne aspektin politik mund te konsiderohet si nje sistem qe e vlersoi drejte dhe investoj shume ne industrine e naftes sepse ishin pasuri natyrore me fitim te larte, me kosto shume te ulet dhe prej aty siguroheshin te mirat materiale per popullin. Une jame nje naftetar me 35 vjet experience ne fushen e kerkim-zbulimit dhe prodhimit te naftes e gazit. I kame ndjekur me vemendje te gjitha aktivitetet ne kete industri para dhe pas viteve 90′ dhe shikoj se ajo qe po ndodh me vb e naftes ne vendin tone nuk mund te ndodh ne asnje vend me te varfer te globit dhe eshte nje shembull i rralle se si shkaterrohen keto pasuri kombetare per qellime perfitimi te pinjolleve me pushtet.
    Ne cdo vend te botes ekzistojn kompanite shteterore e institucionet shkencore te cilat qeverite i perdorin per te menaxhuar te gjitha pasurit natyrore kombetare dhe sipermarrjen nga kompanite e huaja te zonave te reja per kerkime. Ne vendin tone puna qe u be pas viteve 90′ si piksynim te pare kishte shkaterrimin e institucioneve shkencore, vecanerisht ato te industrive kyce te vendit dhe pas tyre ndermarrjet per t’i privatizuar per nje cope buke tek pinjollet partiak dhe duke zhdukur kriteret tekniko-shkencore. Ne si specialist te kerkim-prodhimit disa here kishim kerkuar qe kompanit dhe institucionet e naftes te forcoheshin dhe vendburimet e zbuluara te mos privatizoheshin ose te jepeshin me koncensione sepse ishin ne prodhim te plote, nuk kerkonin investime kapitale por vetem sillnin te ardhura per ekonomine dhe ne to ishin punesuar mijra punetor dhe specialist. Por asnjeri nuk degjonte dhe pyeste, duke filluar qe nga kryeministrat meksi, nano, berisha, ylli bufi, apo kategoria e drejtorave te Albpetrolit si bahri shanaj, ajet mezini, gjergj kerri, ilia fili, punonjesit e AKH e soj e sorollop qeveritar e drejtues partiak ne te dyja krahet e politikes. Ketyre hajduteve u kishte marre truri ere dhe gufonin si ata gjelat e detit para vitit te ri dhe e konsideronin vehten si njerzit me te ditur te kombit, absolut ne vendimet e veprimet e tyre, qe mund te benin c’te donin me kete pasuri dhe j’a si i katandisen VB e naftes. Ne specialistet e thjeshte dhe pa parti j’u dukeshim atyre si ato mizat e vogla dhe vazhdimisht na kercenonin me vendin e punes pamvaresisht kontributit qe kishim dhene ne kete industri e punes qe benim. Shkaterrimi i institucioneve shkencore ishte objektiv partie e sali berishes dhe fatos nanos ne menyre qe te benin c’fare te donin me kete pasuri, t’a kishin plotesisht nen kontroll dhe t’a kishin me te lehte per t’a vjedhur e privatizuar ate. Sic theksova me siper Vb ekzistuese te naftes nuk duheshin dhene me koncensione por te qendronin pasuri e Albpetrolit shteteror.
    Ne termat e kontratave ka abuzime te medha dhe me fitime kolosale per kompanite koncensionare, qeveritaret, drejtoret, deputetet dhe ata qe suporten keto contrata. Keta pinjoll vazhdojne te marrin fitimet e tyre per ate cfare kane bere derisa keto kontrata te perfundojn ose nderpriten. Rrjedhimisht ajo qe vazhdoj per 23 vjet ka shume mundesi te kaloj edhe ne keta qeveritaret e rinj. Kjo eshte nje arsye e forte pse termat e ketyre kontratave mbahen kaq sekrete. Qeveria Rama e di mire qe ato Vb u jane dhene companive te krijuara rishtas per te marre nen koncension vb shqiptare si Stream Oil and Gas ose pa reputación si Premier, Bankers’ Petroleum, etj dhe ne to ka shume premtime per investime dhe ne termat e tyre ka shume abuzime. Qeveria premtoi se pika e pare do te ishte shqyrtimi i kontratave te pasurive natyrore, pse nuk behet?.. dicka eshte adaptuar, mesa duket edhe keta jane futur ne skemat e perfitueseve nga kjo pasuri. Jame i bindur qe po te kontrollohen keto kontrata, te nesmen ato do te zgjidhen sepse asgje nuk eshte realizar ne termat dhe ne afatet e parashikuara. Per dite flitet per abuzime dhe mos deklarim te shpenzimeve e cila eshte nje pike e fort per t’i prishur ato. Ky do te ishte Clirimi i Pasurise Kombetare nga hajdutet, kjo pasuri do ti kalonte ne administrim Albpetrolit dhe fitimi ne shtet do rritet ndjeshem. Kur do t’a beje qeveria kete?…..
    Flitet shume se keto kompani nuk kane fitime ne nje kohe kur asetet e tyre kane pesuar nje rritje marramendese sepse 1 ton nafte ne tregun nderkombetar shitet te pakten 600 dollar. Si ka mundesi qe keto punojne pa fitime per te nxjerr nafte nga Vb ne shqiperi, pse shpenzojne para keto? Mos vall ju vjene keq per ne?
    Ka shume per te shkruajtur per keto fatkeqesi qe po ndodhin ne vb e naftes, kerkon kohe per t’i trajtuar, por problemi me i madh eshte se ata qe kane ne dore ti rregullojne keto gjera i kane veshet shurdh dhe syte u jane verbuar nga perfitimet personale.”

    Med Tahiri-Gjeolog
    Përgjigjjuni

  10. culi says:

    me beri pershtypje dokumentari,por si do ta zgjidhe shqiperia kete problem?Njerez te shkolluar ne perendim ka mjaftueshem,pasuri natyrore po
    ashtu,pozicioni gjeografik i shkelqyer,si i behet hallit qe na ka pllakosur?

  11. Kris says:

    Ne Kanadane e bukur qe dan fitimet e naftes sone me politikanet tone Nano e Berisha takova nje inxhinjer te institutit te naftes qe kish fitter lloton per nje jete me te mire.Per ironi punonte ne nje lavish makinash dhe diner e vere lante makinat.Kjo eshte lumturia qe I solli demokracia e Sali Bishes dhe Fatos Hajdutit.
    ram a mori votat duke u angazhuar se do ti rishikoje koncesionet dhe nuk do jape te reja.Deri tani ka bere reforma te rendesishme si ligji antiduhan apo mbylljen e disa kjoskave arsimore .Si duket dhe qeveria Rama po ken per lesh,eshte zhytur ne balten qe la Saliu dhe nuk del dot me
    Tashti eshte e tepert ti qajme hall in qeverise dhe ta leme ate te punoje pa plotesuar premtimet elektorale.Borxhe mori sa deshi ,taksat I rriti,korrupsionin e shpalli te pavarur,koncesioneve ju hengri mune ,kur ja do puna behet mbrojtese e klaneve mafioze si tek tregu I lire ne tirane.Ndoshta I erdhi koha qe ose ti kthehet punes ose te largohet.
    Media si pushtet mos na tregoje talentin si piktor te edvinit apo te Gregorit por sa e si punojne.Edhe Xhorxh Bush pikturonte por asnjehere si president dhe asnjehere sa qe president nuk shkruajten gaze tat per kete pune.
    Shtypi duhet ti beje thirrje Rames te lere pikturat dhe vallet e te punoje per terealizuar ato qe premtoi

  12. plaku says:

    Nuk kam deshire qe te shkoj tani ne Google dhe te flas me konkretisht edhe me shifra. Di me siguri qe, qeveria norvegjeze ka vene nje fond prej disa qindra mijra dollare dhe ka ngritur duku ne Polin e veriut nje alamet impjanti te madh ( e kam pare ne tv gjerman Phönix ) ne te cilin PA PAGESE cdo shtet mund te shkoje dhe te magazinoje FARERAT ndryshme te grurit,fasuleve etj. Kjo me qellim qe ne se ndodh ndonje katastrofe e madhe ne bote keto farera te jene te sigurta atje dhe te perdoren menjehere nga njerezimi.
    Di gjihthashtu se ne Norvegji makinat super moderne dhe qe harxhojne shume benzine ose nafte taksohen shume, shume me teper se makinat e zakoneshme dhe kjo behet me qellim qe te mbrohet ambjenti ne kuptimin qe njerezit nuk mund ti blejne per shkak te cmimi te larte.
    Ketu ne Zvicer, per shembull, per te mbrojtur ujin, m.gj.se Zvicra ka shume uje, shteti po shikon mundesine e rritjes artificjale te çmimit te ujit me qellim qe njerezit te mos harxhojne ujin kot per vaditje lulesh, larje rrugesh etj.
    Ketu ne Zvicer diskutohet shume ne lidhje me faktin se me qindra mijra shtepi banohen vetem nga nje person, makinat udhetojne shpesh vetem me nje person. Ky diskutim behet per faktin se ne se gjithe vendet e botes do te kene te njejtin standrd jetese si Zvicra atehere njerezimi qe ne vitin 2050 do behet 9 miljarde banore do ti duhen gjashte globe, kjo ne kuptimin e lendeve te para. Prandaj edhe sot ne Europen perendimore flitet per nje sistem ekonomik me emrin : Ekonomi socjale dhe etike tregu. Pra, nje sistem qe duhet ti japi nje rendesi te veçante rruajtjes se ambientit.

  13. fieraku4u says:

    SHQIPERIA NXJERR NAFTE EDHE KROMIN NE CILESIN E DYTE ME TE MIRE NE BOTE…VETEM ME KAQ, DO TE MJAFTONTE PER SHQIPERINE TE BEHESH NJE VEND I PASUR DHE NJERZIT TE JETONIN ME SE MIRI.

    POR SHQIPERIA ESHTE E MBUSHUR PLOT ME HAJDUTA DHE IDIOTA QE E MANAXHOJN KETE PASURI.

    MOS TE FLASIM PASTAJ PER PASURIT UJORE, BREGDETIN SHQIPTARE, KLIMEN PERFEKTE PER MBJELLEN E PORTOKALLEVE, ULLINJVE, LIMONAVE, ZARZAVATEVE ETJ…

    POR KOT NUK E KA THEN AI I PARI, ME MIRE TE DISH SE SA TE KESH.

  14. shqiptari nga norvegjia says:

    megjithate jeta e perditeshme eshte stress i madh thuani gjerat ashtu si duhet. kushtet klimaterike jete e mbyllur jete monotone nuk shpenzojne jane shume racionale nuk duan te shpenzojne

    1. vemendje says:

      Per shqiptarin nga norvegjia.
      Tema nuk ka ta bej fare me ate qe thua ti,por sa pordhe dhe sa evgjit jan njerzit dhe e kami fjalen per shqipetaret qe dine te shesin pordhe me makine e nuk dine te pine nje kafe si njerz.
      Sa per stresin ose kushtet klimaterike te jesh i sigurt 100% se po te nderrojme shtetasit shqiptar e ti shpiem ne norvegji dhe ata norvegjezet ne shqiperi,per 10 vjet norvegjia do jet me keq se shqiperia.

    2. pelasgian says:

      Shqipe Norvegjie prandaj standarte jetese shume te larta se dine te kursejn dhe te investojne. Per ata qe duan movida dhe diell mesdheu nuk ben Norvegjia. Jeta ime eshte e ndare mes anglise ( londres se neteve te shfrenuara ) sicilise ( det magjik dhe diell afrikan) dhe Norvegjise se ftohte dhe racionale . Besom apo jo un preferoj kte te fundit si vend per me jetu. Ne fund shtatorit rikthehem tek strofkulla e dashur Oslo . Ps : mes shqiperise dhe norvegjise ka nje univers infinit …mos boni krahasime te pamundura.

  15. Opinionisti says:

    Kjo eshte rraca superiore per ata qe kane pyetje.

    1. pelasgian says:

      Ssssssh se eshte idiotsi ajo qe ke shkruar. Jam i lumtur qe i adhuron si popull por mos e tepro me gjona rraciste.

  16. dyshuesi says:

    I bukur i bukur ky artikulli. Ka nja dy koncepte aty qe te lene me goje hapur. “Populli ka besim tek qeveria” dhe “te gjithe kontriboje me te ardhurat qe i nxjerrin nga kursimet” Me falni vellezer komentues por nuk mund ta besoj qe Suedia qenka nje kooperative socialiste ku njerezit me vullnetin e tyre te lire dhe me besim tek vija e drejte e pushtetit populloe kane bashkuar mjetet e tyre monetatare per te miren e pergjitheshme. Ha ha ha . Ceshte ky shkrim promocion i kooperativave te dikurshme? Cfar nuk gjen neper keto gazetat e sotme!!!

    1. v0st0k says:

      Vazhdo mbaj gojen hapur…se ta mbush me buk SHBA-ja

  17. Sulo Permeti says:

    Nje popull qe ndron fe dhe emra ,sa here e pushtojne…adhuron dhe e quan vella te nje gjaku,turqit qe i mbajten te pushtuar per 5 shekuj,na mungon ADN kombetare qe ka cdo popull i mbare. SULO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje