Ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha kërkoi angazhim maksimal për përmbushjen e prioriteteve në 300 ditët e ardhshme nga institucioni që ajo drejton.
Ministrja Gjosha u ndal tek angazhimi maksimal që duhet për reformat e nevojshme, të cilat duhen ndërmarrë për përmbushjen e 5 prioriteteve. Ajo kërkoi përgjegjshmëri dhe përkushtim nga stafi si dhe bashkëpunim me ministritë e linjës, shoqërinë civile dhe institucionet e tjera të pavarura.
“Ngritja e grupeve të punës për 5 prioritetet tek të gjitha ministritë, trajnimi i stafit dhe parapërgatitja e tyre në grupe funksionale është domosdoshmëri për të përballuar hapjen e negociatave”, u shpreh ministrja Gjosha.
Ministrja vijoi fjalën e saj duke theksuar rëndësinë e zbatimit të planit për 300 ditët në vijim dhe respektimin e afateve të kërkuara.
Gjosha e konsideroi këtë plan thelbësor për mbarëvajtjen e punës në Ministrinë e Integrimit Evropian.
“Ndjekja me përpikmëri e këtij plani të hartuar, i shërben jo vetëm mirëfunksionimit brenda institucionit, por është kyç për vijimësinë drejt procesit të integrimit evropian”, theksoi Gjosha.
Gjatë këtij takimi drejtuesit e lartë të Ministrisë së Integrimit Evropian bënë një përmbledhje të punës së tyre dhe detyrave të cilat i presin përgjatë 300-ditëshit të ardhshëm.
Hapni more vendet e punes qe na premtuat se na vdiqet, apo jeni ne rregull per vete ju dhe sdoni tja dini me per te tjeret.