PD: Me bekimin e Edi Ramës kanë lulëzuar ndërtimet pa leje në vend

25 Gusht 2014, 11:44Politika TEMA

Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për çështjen e ndërtimeve pa leje në vend.

Deputeti i PD, Bedri Mihaj tha në një konferencë për shtyp se gjatë kësaj kohe kanë lulëzuar ndërtimet pa leje.

“Me bekimin e Edi Ramës dhe me përkujdesin e tij të veçantë, INUK ka thelluar këto ditë një aksion selektiv e korruptiv të prishjes së ndërtimeve më vend.

Me arbitraritet, ditën për diell e në sytë e të gjithëve, prishet shtëpia e dikujt që nuk ka njohje e lidhje me oligarkinë dhe lejohet ndërtimi i dikujt tjetër që ka njohje, ka lidhje me oligarkinë në pushtet.

Me bekimin e Edi Ramës dhe me kujdesin e tij të veçantë po ndërtohet këto ditë pa leje. Ditën për diell dhe në sytë e të gjithëve.

Ka raportime për themele që hidhen dhe tulla që vihen pa leje, nga bregu i jugut deri në Shkodër. Këto janë sarajet e miqve dhe klientelës së Edi Ramës.

Këto shembje selektive e korruptive të ndërtimeve dhe ndërtimet pa leje që po mbijnë si kërpudha qeveritare lart e poshtë, vazhdojnë edhe tani që propaganda e kryeministrit për territorin arrin kulmin.

Propaganda e tij mashtruese bëhet shqetësuese kur ndodh në sytë e Policisë së Shtetit, e cila thirret nën armë për interesat klienteliste të kryeministrit me territorin, ndërkohë që krimi po shtang çdo ditë qytetarët, kur aksidentet po marrin jetë njerëzish, kur vjedhjet e grabitjet me dhunë nuk ndalen e nuk ndalen.

Çdokush e kupton se vetëm Edi Rama, Ilir Meta e Koço Kokëdhima dhe oligarkia e tyre jetojnë në realitetin virtual të propagandës qeveritare.

Propagandë që refuzohet e hidhet në kosh nga çdo shqiptar,” tha Mihaj.

11 komente në “PD: Me bekimin e Edi Ramës kanë lulëzuar ndërtimet pa leje në vend”

  1. gent says:

    kta genjejn diten per diell…flasin kot sa per te kundershtuar..

  2. luli says:

    po ju per cfare erdhet ne krye te bashkise per te vazhduar betimin e atij

  3. adi says:

    Me tere mend e ka ky?! Po ju ndertimet pa leje I keni pas program te partise

  4. Mazllëmi says:

    Racë muti, e ndyrë këta të PD-së…! Na tregoni raste konkrete e mos llomotitni kot…!!!

  5. E verteta says:

    Vertet grup parlamentar debilash. As dhe nje here nuk kane ngritur cartonin jeshil por gjitmone futin doren ne bythe dhe thone kush ne e ka futur kaq keq.

  6. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    KETA (DEPUTETE ) NUK FLASIN KURRE PER SHTET LIGJOR ,,,,DHE PER KRIMINELET DHE HAJDUTET E
    PADENUAR SI SALI BERISHA ,LUL BASHA ,,ETC ETC ,,,,,,,FLASIN PER. LLAC DHE TULLA ,,,,,,,,,

  7. Trapi says:

    Pjesa e degjeneruar e shqiptareve perfaqesohet denjesisht nga PeDe.Ju ka rene dhe krijmtaria kohet e fundit,pato fare….

  8. SOPOT ZENELI says:

    Po kur del dhe ti ne konference shtypi. Ate te kujtohet mor zoteri qe u bere deputet me kohe te pjes,shme se kur drejtoje S.USHTARAK, si patriot qe ishim me ke marre per nje hall te rende qe kisha ne spital 3000 EURO.

  9. Z says:

    Per ç’fare lulizime pa leje behet fjale ?

  10. drejtesia says:

    Keta jane debila te gjithe. Politika e Saliut, shpif shpif se dicka do te mbetet.Ne kete ceshtje eshte shume e leht te vertetohet. Pse nuk japin shembuj konkret?Edi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje