Oketa: PD, peng i interesave personale. Dorëheqja e Fullanit tashmë nuk ka asnjë vlerë

25 Gusht 2014, 09:10Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i FRD-së, Gazmend Oketa, thotë se deri tani nuk ka pasur asnjë ftesë nga PS për bashkëqeverisje dhe as nga PD për bashkëpunim.

“Është ende shumë herët për të folur për koalicione. Të presim shtatorin dhe të shohim se çfarë do të ndodhë me reformën territoriale. Më pas FRD do të riorganizohet sipas ndarjes së re dhe do të fillojë të pregatitjet për zgjedhjet lokale të vitit 2015”, shprehet Oketa për GSH.

Oketa ka bindjen se PD është peng i interesave personale të disa individëve, ndërsa përshëndet disa nisma të qeverisë “Rama”, ashtu siç kritikon ngadalësimin e disa reformave.

“Aksioni kundër mbjelljes së bimëve narkotike, mbyllja e piramidave të arsimit të lartë, ndërhyrja tek lojërat e fatit, prishja e ndërtimeve abuzive janë disa iniciativa të qeverisë, të cilat duhen përshëndetur dhe duhen mbështetur.

Siç duhet kritikuar ngadalësia apo mosveprimi në sektorë të tjerë.

Reforma në drejtësi, pavarësisht se është një reformë jo e lehtë, duhet të përshpejtohet duke i krijuar hapësirat e duhura dhe opozitës parlamentare për të kontribuar nëse ajo është në favor të kësaj reforme.

Mbajtja akoma pezull në mënyrë të pajustifikuar e situatës në një nga sektorët më të rëndësishëm e kontribuues në buxhetin e shtetit, sektorin e ndërtimit, ka një efekt negativ si në buxhet, ashtu dhe në uljen e papunësisë.

Një gjë është e sigurt, që premtimet elektorale në fund të mandatit nuk do të mbahen të gjitha, pasi nga të gjitha krahët kishte premtime shpesh të ekzagjeruara e të paargumentuara. Megjithatë, asnjëri prej nesh, pavarësisht pozicionit që ka në raport me qeverinë, nuk duhet të lutet që qeveria e vendit të tij të dështojë, pasi për çdo gabim të qeverisë, faturën e paguajnë qytetarët”, shprehet ai.

Gazmend Oketa ka një përgjigje dhe për skandalin e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë, për të cilin e quan të pavlerë dorëheqjen e Fullanit.

“Sot nuk ka më kuptim të flitet për një dorëheqje të z.Fullani. Ka kaluar kohë nga dita që u bë publik lajmi i vjedhjes së Thesarit dhe dorëheqja nëse ndodh, sot nuk besoj se do të marrë ndonjë vlerësim nga opinioni publik. Në situatën e krijuar, përgjegjësia më e madhe ligjore dhe morale bie edhe mbi bordin drejtues të bankës, i cili nuk ka mbajtur asnjë qëndrim lidhur me këtë ngjarje të rëndë”, thekson Oketa.

Oketa shprehet se është ndjerë i tronditur nga skandali seksual i Sarandës, ku u përfshi zyrtari socialist, teksa shprehet se krahasimi me rastin “Pango” çalon.

Sipas Oketës, rasti i tanishëm përbën një vepër penale, pasi bëhet fjalë për tentativë abuzimi me një minorene, ndërsa rasti i z. Pango ishte dhe mbetet një sjellje e papranueshme për çdo zyrtar e aq më shumë për një ministër.

Kurse përplasja mes presidentit dhe kryeministrit i ngjan me “duelin e heshtur”. Sipas Oketës, konflikti ekziston, por nuk kalohet në ofeza personale, duke ruajtur së paku një etikë deri diku të pranueshme komunikimi.

9 komente në “Oketa: PD, peng i interesave personale. Dorëheqja e Fullanit tashmë nuk ka asnjë vlerë”

  1. genti says:

    Ca thu me okete spaska vlere normal se ka me shume vlere te rri qe goca bamirit te vazhdoje te mari rrogen 2 million ne muaj

    1. andromeda says:

      O ti Oketa, e dinim që të gjithë ata që kanë vegjetuar nën regjimin e Berishës kanë qenë ose të paaftë ose të hurit e të litarit. Ty nuk di se ku të klasifikoj, por me këto deklaratë tregohesh komplet idiot. Askush nuk të ndjek ty pas me mendimet idiote që ke për pavlefshmërinë e dorëheqjes së Fullanit apo me idiotësinë tjetër që opozita të bëhet pjesë e reformës në drejtësi. Ti sikur nuk ke jetuar këtu o mik dhe s’e ke parë që në ka një gjë me të cilën opozita nuk pajtohet është ndryshimi në sistemin juridik, sepse opozitës i ka pëlqyer dhe vijon ti pëlqejë një drejtësi e korruptuar që të kujdeset për çifligjet dhe abuzimet e saj me pushtetin. Ik ore se s’je ti për këtë punë e mo na e prish gjakun më shumë.

  2. Uji i ftohte says:

    Ne te ashtuquajturen inekzistente FRD kane mbetur nje veteriner dhe nje boshnjak.

  3. sssssssssssss says:

    te zhduket qelbesira,te pastrohet,banka nga njerez te pa denje,hajdute,qe bashkepunojne me kriminele….te rishikohet puna e Santos,nga ky batakci..kush mbron qelbesiren,eshte i tille…

  4. mafia says:

    Kjo qe thote Oketa ishte bombastike ,perse nuk paska kuptim dorheqja e Fullanit ????.Nuk ka per ju dhe shume te tjere qe kand lidhje te ngushta
    interesash me te ,por per popullin Fullani eshte i vetmi pergjegjes ,qe
    duhet te ndeshkkohet dhe jo te mbrohet nga qeveria .

  5. pellazg 100% says:

    Burg, ne nje qeli me xhin xhonin, te pakten per shperdorim detyre, nuk ka ditur te mbroje interesat e shtetit shqiptar, per rrjedhoje edhe te qytetareve, ne Banken e Shqiperise.
    Llalles po i mbushet kupa dhe po i soset ujet e kandiles.
    Te gjithe e dine se raporton akoma te Xen maloku i Berishes.
    Te dy (Fullani dhe Llalla) paguhen me leket e taksapagueseve Shqiptare dhe per rrjedhoje nuk jane te pavarur.
    Pervec burgut ti konfiskohen dhe pasurite.

  6. lisi says:

    Zoti Oketa ,ne se i lexon keto qe shkruhen ketu,mos u vere veshin atyre llapaqenesve qe e llogarisin veten se di se ku,po qe jane nje hic.
    Per ty dhe Bamirin qe kur ishte kryetar i grupit parlamentar i PD kam patur respekt.
    Kur u be president,doli vertete mbi palet aq sa mundi se bisha eshte mur dhe murit me koke nuk i bihet.Ne keto raste qendroi asnjanes.
    Per te tille opozite ka nevoje vendi.Jo t’i fale gabimet qeverise,po te ofroje zgjidhje.

  7. Nga nje qytetar says:

    Oketa, qe klasa juaj politike eshte hajdute e kriminale kete e dija por nuk eshte e drejte ti fusja te gjithe. Tani me kete deklarate qe po ben per fullhajnin duket qarte qe edhe ti je i te njejtit brume por me permasa me te vogela ose siç thoni ju hajdute “i moderuar”! Turp, kisha pak besim tek ju te FRD dhe tek Bamiri, por edhe ju nuk mund ti ndaheni dot klases antishqiptare qe drejton ate vend qe prej 24 vjetesh te pakten!

  8. genti says:

    O lisi po flasim per fullanin jo si ishte bamiri president se dhe berisha doctor I zoti ka qene

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje