INTERVISTA/ Flet djali i ish-kancelarit gjerman: Si u refuzuan milionat e Shtraus dhe zhgënjimi i tij

24 Gusht 2014, 21:51Politika TEMA

Ndihma financiare prej 100 milion marka e ofruar 30 vite me parë nga kancelari i Bavarisë, Franc Jozef Shtraus, ishte një shans i humbur për Shqipërinë.

Kështu e shikon pas plot 30 vitesh i biri i tij, Maks Shtraus. Në një intervistë ekskluzive për Tonight Ilva Tare, Maks rrëfen udhëtimin e të atit të tij në periudhën e regjimit të diktatorit Hoxha.

E ndërsa hedh vështrimin në vite, Shqipëria ka ndryshuar shumë sipas tij, por ka ende rrugë të gjatë për të bërë përpara.

Maks Shtraus është mik i të gjithëve, siç thotë ai, nuk ka rënë në lojën politike shqiptare.

“Më pëlqen inisiativa dhe miqësia me Kryetarin Ilir Meta me të cilin kam patur biseda të gjata. Më parë edhe me kryeministrin Berisha dhe me kryeministrin Edi Rama. Nuk jam pjesë e lojës politike në Shqipëri”.

Ndërkaq nismën e ish-kryeministrit Berisha “Shqiperia superfuqi energjitike” ai e sheh me skepticizëm. Maks vlerëson se janë dhënë shumë licenca, por nuk ka një Hidrocentral të përfunduar.

Dhe për më tepër sipas tij, e kanë të pamundur të gjejnë financime në treg. Më e mira tani sipas tij është që të rikonceptohen dhe ndoshta qeveria gjermane mund të ndihmojë në këtë.

“Ju keni shumë investime këtu, por sipas zhvillimeve të reja të energjisë së rinovueshme, i gjithë koncepti shqiptar i hidrocentraleve pranë lumenjve është i pamundur. Shqipëria ka inxhinierë të mire, por dy plus dy bëjnë katër në Shqipëri ashtu edhe në Gjermani. Keni parë ndonjë hidrocentral të përfunduar”shprehet ai.

Për më tepër lexoni intervistën e plotë:

Zoti Strauss, faleminderit që pranuat intervistën. Kur babai juaj vizitoi Shqipërinë për herë të parë në 1984, unë kam qenë e vogël, por e kujtoj zhurmën që u bë, veçanërisht më pas, pas viteve të para të rënies së komunizmit. Ju ishit me të në Shqipëri, si e kujtoni atë vizitë?

Ende e mbaj mend. Në fillim përgatitjet, u ulëm bashkë në zyrën e babait tim, për të bërë planet për vizitën, dhe ai planifikoi një vizitë pushimesh dhe jo një takim zyrtar dhe më pas u shndërrua në një çështje shtetërore, vizitë shtetërore. Ne hymë nga Hani i Hotit dhe ndoshta isha numri dy që hyja në Shqipëri pas babait tim.

Ju thatë se ishte një vizitë private por në ato vite, pikërisht disa vite më vonë ra Muri i Berlinit si dhe komunizmi në vendet e lindjes. A nuk ishte një përpjekje për vendosur marrëdhënie diplomatike midis Gjermanisë dhe Shqipërisë?

Qartësisht kjo filloi si një iniciativë private, asgjë tjetër veç një vizite private.

Por babai juaj ishte Kryeministri i Bavarisë….
Po, por ashtu u shndërrua më vonë, ky nuk ishte qëllimi në fillim. Ishte vizitë private që u kthye në nivel të lartë politik.

Si ndodhi? Pse menduat të vizitonit Shqipërinë?

Dua ta them se ishte qartësisht një rastësi, sepse ne donim të përshkonim detin Adriatik kështu që duhet të përshkonim Shqipërinë. Nuk ishim të vetëdijshmë që kjo do të kthehej në një operacion të tillë. Ishte e qartë se zyrtarisht ishte e pamundur, por shumë gjëra ishin të pamundura në vendet komuniste..

Zakonisht familja juaj i kalonte pushimet në rivierën franceze?

Në jug të Francës. Mamaja vdiq në Qershor të 1984 dhe vendosëm që atë vit të shkonim në një vend afër Romës dhe të qëndronim me miqtë. Por më pas vendosëm të shkonim në anën tjetër të Adriatikut, pwrmes Ballkanit.

Kishte njerëz të tjerë me ju?

Vëllai im Franz Georg, vjehrri i motrës sime i cili ka vdekur tashmë, kumbari i babait tim, Agerov dhe drejtori i përgjithshëm i Mercedes-Benz Kardash.

Kur zbuluat se donit të përshkonit Shqipërinë dhe pastaj u rimenduat, prit pak, Shqipëria është e izoluar, nuk mund të shkojmë atje. Çfarë bëtë? U munduat të flisnit më zyrtarët shqiptarë?

Po, një nga pjesëtarët e grupit drejtoi gishtin në hartë dhe tha; kjo është Shqipëria, këtu nuk mund të hyjmë, por duhet t’i biem përreth. Babai im tha, pse të mos e provojmë? Telefonoi përgjegjësin e zyrës dhe i tha që të fliste me ambasadorin shqiptar për ta pyetur nëse mund të kalonim në Shqipëri në një udhëtim privat. Pas verifikimeve kuptuan se nuk kishte një ambasadë shqiptare,vetëm një i ngarkuar me punë në Vjenë, i cili reagoi në mënyrë paska arrogante, të painteresuar. Ishte e premte pasdite. Të hënën në mëngjes, në 6 e 30 të mëngjesit përfaqësuesi shqiptar na telefonoi i ndryshuar 180 gradë, nga të qenurit refuzues në një mikpritës të madh e miqësor duke na kërkuar ta zgjasnim vizitën. Pra ai u bë shumë miqësor, kishte sjellje tjetër, por ne nuk kuptuam përfshirjen politike të vizitës sonë.
A e bisedoi babai juaj me zyrtarët gjermanë që do të shkonte në Shqipëri?

Jo, kjo ishte programuar si një vizitë private.

New York Times që është një gazetë prestigjoze, në atë kohë shkroi: Udhëtimi në Shqipëri i zotit Strauss, një nga zyrtarët më të lartë të Perëndimit, i cili viziton vendin e izoluar në shumë vite, u përshkrua nga qeveritarët si vizitë e tërësisht private. Mendoj se shtypi nuk ka qenë i prirur ta besojë këtë. Kanë menduar se ka pasur më shumë gjëra nën tavolinë?

Kjo ishte e gabuar. Ne ishim që nga sekonda e parë deri në të fundit, të udhëhequr, të drejtuar nga qeveria shqiptare

Cila ishte ndjesia juaj e parë?

Gjëja e parë ishte që qeveria shqiptare ishte informuar gabim për orarin e mbërritjes, ne 8 të mëngjesit. Ne arritëm në orën 14:15 dhe ishim të veshur thjesht, si për pushime. Në Hanin e Hotit na priste zv/ministry i Punëve të Jashtme të Shqipërisë me kostum serioz, shumë zyrtar. Ne kishim vetëm nga një kostum me vete dhe veshjet e tjera krejtësisht sportive. Na cuan në vilat qeveritare dhe qeveria shqiptare u kujdes për ne që nga momenti që hymë në kufi. U kujdesën çdo sekondë. Për ushqimin, për gjithçka.

Dhe kishit një shoqërues, që ishte profesor Aleks Buda….

Profesor Aleks Buda nuk ishte vetëm një shoqëruesi ynë. Ishte një mik i mirë i Enver Hoxhës, 100% marksist i pastër, mendimtar i shkëlqyer. E fliste gjermanishten në mënyrë perfekte. Vetëm kur mësoje se nuk ishte gjerman, mund të kuptoje se gjermanishtja nuk ishte gjuha mëmë e tij. Mbresëlënëse ishte gjithashtu nga sasia e fjalëve, ai dinte fjalë të komplikuara, struktura fjalish të komplikuara, ishte e qartë se ishte intelektual.

Ai debatonte me babanë tuaj për Stalinin?

Netë të tëra, netë të tëra. Çdo natë, uleshim sëbashku në shtëpitë qeveritare dhe nuk flisnim sigurisht për modën në Paris. Bisedonim për politike nga fillimi deri në fund.

Përfshirë komunizmin në Shqipëri?

Po edhe për komunizmin.

Dhe çfarë thonit?

Ai thoshte gjithmonë se socializmi ishte fitues, më i miri.

Po babai juaj, cfarë thoshte?

Babai im donte gjithmonë të ishte i sjellshëm dhe ishte e qartë se nuk mund ta kthenim profesor Budën një 70 vjeçar marksist, në anëtar të partisë së djathtë të babait tim. Kjo ishte e pamundur por mendoj se ata ishin të ndërgjegjësuar që babai im erdhi me qëllime të ndershme. Im atë, ra në dashuri me sharmin e këtij vendi dhe ishte i vetëdijshëm se kishte potencial për të bërë ndryshime. Kjo ishte prapavija e ofertës së tij financiare.

Përpara se të shkojmë tek oferta financiare, sa ditë qëndruat këtu?

Qëndruam 4 ditë.

Vizituat ndonjë qytet?

Ishim në Krujë, atje këtë radhë edhe me vajzën time. Doja t’ia tregoja këtë vend dhe asaj. Kur isha tek muzeumi, m’u rikthyen kujtimet. Akoma më kujtohen disa vende dhe bisedat që bënim, detajet u rikthyen.

Çfarë bisedash?

Ishin pothuajse biseda politike, por jo për politikë në përgjithës,i por biseda për detaje. Infrastrukturë, shkolla. Babai nuk foli kurrë me asnjë lider komunist. Ne gjithmonë flisnim për problemet në detaje, sepse e dinim se nuk mund ta ndryshonim komunizmin nga koka. Duhet ta ndryshosh nga poshtë.

Dhe si j’u duk Kruja 30 vjet më vonë?

Ishte një eksperiencë e mrekullueshme sepse akoma e mbaj mend Krujën e errët dhe të varfër dhe ka ndryshuar shumë. Shikon njerëzit që jetojnë aty, tregun me punime artizanale dhe kjo është miqësore. Dielli që ndriçon. Dhe është pozitive. Në atë kohë ishte shumë i boshatisur i gjithë vendi. Ne pamë shumë pak njerëz sepse gjithcka ishte organizuar nga shërbimi sekret që mos të kishte njerëz në Krujë kur ne të ishim atje. Ishte zakon që shërbimi sekret i ndalonte njerëzit të kontaktonin me ne

Dhe ndonjë qytet tjetër që vizituat?

Ishim tek vila mbretërore afër Durrësit. Përshkuam gjithë vendin.

Në jug gjithashtu?

Edhe në jug. Ne u larguam nga jugu përmes kufirit me Greqinë dhe ishte diçka që ishte tepër dramatike sepse pasi u larguam kishte akoma edhe një barrierë që ishte e kyçur me dryn të madh dhe askush nuk e kishte çelësin. U desh shumë kohë për të hapur…

Për të gjetur çelësin?
Jo, nuk mund të hapej. Nga ana tjetër e kufirit në Greqi, një prift lokal që po na priste nga Shqipëria e errët. Dera u hap vetëm kur u gjet dikush që e sharroi drynin e kycur përgjithmonë.

Ka shumë legjenda për vizitën e babait tuaj në Shqipëri, njëra prej tyre thotë që kur pa bregun e mrekullueshëm të jugut z.Strauss u befasua. Çfarë vendi i bukur dhe çfarë mund të bëj unë për ta ndihmuar për t’u zhvilluar. Ishte kjo arsyeja? Çfarë tha ai kur e pa këtë vend?

Sinqersiht babai im nuk i impresionua shumë nga bukuria e këtij vendi duke qenë se e njihte Mesdheun shumë shumë mirë dhe peisazhin. Ne ishim një nga familjet e para gjermane që kishim shtëpi në jug të Francës, pasi mamaja ime ra në dashuri me atë zonë që kur vajti në 1957. Babai im ishte një fanatik i infrastrukturës, për këtë këmbënguli edhe me autoritetet shqiptare, duke u thënë se kishte një mungesë masive të infrastrukturës. Rrugët, energjia elektrike.Pamë fabrika të shkatërruara, nuk ishim brenda tyre, por çfarë sheh nga jashtë ka edhe brenda. Ishte e qartë se të gjitha standartet mungonin dhe babai im donte të ndihmonte me infrastrukturën, jo me resorte turistike.

Pra ju latë Shqipërinë pasi u sharrua barriera dhe vazhduat pushimet në Greqi?

Shkuam në Igumenicë dhe më pas shkuam në Itali.

Kur babai juaj shkoi në Mynih, çfarë tha për Shqipërinë?

Ai nuk tha shumë por ishte e dukshme se I kishte bërë përshtypje ndershmëria me të cilën shqiptarët e pritën. Ishte e qartë se ata ishin komunistë por edhe se ishin njerëz shumë të ndershëm dhe kishin një histori shumë të komplikuar në shekullin e 20-të dhe të gjitha zhvillimet Enver Hoxha etj dhe tërhoqën vëmendjen e babait tim. Babai im ishte efiçent. Efiçenca e tij ishte e pashoqe. Ai mund të realizonte me skuadra të vogla punë që as ekipet e mëdha nuk i mundësonin. Kjo praktikisht ishte fuqia e tij. Pika e fortë e tij ishte mënyra e të menduarit, komunikimi dhe presioni që ushtronte dhe jo pozicioni që mbante.

Në ato 4 ditë në Shqipëri, a kërkoi babai juaj të takonte ndonjë zyrtar të lartë në Shqipëri apo ata kërkuan të takonin babain tuaj?

Ne u prezantuam me programin brenda gjysmë ore në Han të Hotit, kur kreu i protokollit erdhi dhe na tha që kjo është ajo që do bëni ju. U shtua një ditë qëndrimi, axhenda për Greqi u anullua. Kjo ishte e nevojshme sepse shoqëruesit shqiptar ishin me ne gjatë gjithë kohës. Shtëpitë e pritjes hapeshin vetëm për ne dhe mbylleshin sa largoheshim.

Më parë po më flisnit për përshtypjet tuaja kur po vizitonit Gjirokastrën, kur ju treguan shtëpinë e Enver Hoxhës…

Po na treguan shtëpinë e Enver Hoxhës. Ata na e komunikuan në shqip por për ne ajo ishte vetëm një shtëpi mesjetare, një shtëpi tipike mesjetare. Më vonë e mësuam se ishte vendlindja e Hoxhës. Kur shkuam në shtëpinë qeveritare ishte një pamje mbresëlënëse, sepse prej aty mund të shihje Gjirokastrën e bukur, këtë qytet mesjetar me sharm. Në darkë kur shkuam në shtëpi nuk kishte asnjë dritë në qytet, asnjë, mund të ishte fare mirë një pyll. Pashë përreth dhe ishte errësirë e plotë. Profesor Buda e vuri re habinë time. E pyeta,, pse nuk ka asnjë në Gjirokastër. Ai e kuptoi shqetësimin tim.

U përgjigj?

Ai m’u përgjigj në mënyrë agresive. Do të preferoje të shihje ndonjë logo të Coca Colës dhe unë i thashë, me gjithë respektin për ju, po, do e preferoja diçka të tillë. Më pas kjo bisedë mori fund. Ne nuk donim të ofendonim askënd, në asnjë mënyrë, ky ishte maksimumi i kritikës që bëmë hapur. Akoma mbaj mend kur po vizitonim Muzeun Kombëtar, ishte një traktor bujqësor i vjetër që na u tregua dhe e kishte emrin Enver Hoxha. Kardash, kreu i Mercedesit që ishte ulur djathtas meje tha; po po, e dimë këtë. E kemi prodhuar ne që në 1925 dhe im atë menjëherë i tha; qetësohu, sepse ishte mund të merrej si ofendim për autoritetet . Im atë u kujdes shumë të mos provokonte aspak. Ishte e qartë që ky vend nuk kishte zhvillim.

Zyrtari i lartë që babai juaj takoi ishte zv/Kryeministri Manush Myftiu. Çfarë ndodhi gjatë asaj bisede?

Në atë bisedë, Myftiu na prezantoi me kërkesën e 200 miliardëve markave për riparimin dhe kompensimin nga dëmtimet e Luftës se Dytë Botërore.Në atë kohë vlenin sa150 miliardë Dollarë. Ishte një shifër e madhe, e paimagjinueshme dhe im atë mendoj që në këtë pikë dha përgjigjen më agresive. “Jam shumë i sigurtë se Gjermania do të mbijetonjë edhe për 100 vitet e ardhshme pa Shqipërinë, por nuk e di nëse Shqipëria do të mbijetonjë në ato kushte pa Gjermaninë.

Tha gjë Myftiu pas kësaj?

Ky ishte fundi i bisedës. Pas kësaj vizite, partia e babait tim, përmes Ministrit të bashkëpunimit ekonomik, mundësoi dhëniën e një ndihme me interes zero dhe pa kufizim kohor në shumën prej prej 100 milionë marka në vit. Qëllimi i Strauss ishte ta ndryshonte Shqipërinë dhe të tregonte se me ekonominë e lirë mund të fillonte ndryshimi

Ishte në formën e një huaje, apo dhurate?

Ishte një miks mes huasë dhe dhuratës por praktikisht jepnin hua dhe më vonë i falnin, pra kushtet ishin shumë të favorshme dhe ideja ishte të investohej në infrastrukturë. Rrugë, stacione elektrike, të limituar në këto fusha.

Sa është në Dollarë kjo shumë çdo vit?

Mendoj se në atë kohë ishte rreth 60-70 milionë dollarë në vit, por ajo ishte një kohë kur rroga e një inxhinieri ishte 8 dollarë në muaj. Ky është efekti i vërtetë sepse nëse do të ishin ndërtuar këto vepra me çmimet komuniste në ato vite përfitimi do të kishte qenë shumë I madh. Me 3-4 vjet ndërton gjëra të mëdha që kushtojnë miliarda. Investimet e tjera vijnë më vonë, por asgjë nuk vjen pa ndërtuar rrugët.

Çfarë ndodhi me qeverinë e asaj kohe, si e pritën ofertën. Apo këmbëngulën për 200 miliardët?
200 miliardët si dëmshpërblim që ata kërkonin për dëmet e luftës, nuk i mori askush seriozisht në asnjë moment.

E përdorën si justifikim se nuk i donin paratë tuaja?

Jo. Në 1985 babai im mbushi 70 vjeç. Ditëlindja e tij ishte ngjarja më e madhe në Bavari. Kardashi e Mercedesit erdhi bashkë me një delegacion shqiptar në Mynih. Im atë shpenzoi 45 minuta me ta për t’u prezantuar këtë ofertë që ishte mjaft e favorshme.

Delegacioni shqiptar përfaqësohej sërish me Manush Myftiun?

Nuk e di. Nuk e di kush ishte atë ditë dhe ata refuzuan zyrtarisht duke thënë: “Ne jemi një vend i zhvilluar, Nuk kemi nevojë për zhvillim”. Kjo ishte elita komuniste rreth Enver Hoxhës dhe e dinte saktësisht se një ofertë e tillë do të trondiste të ardhmen e tyre në pushtet.

E pyeti veten ndonjëherë babai juaj se përse ata nuk pranuan?

Po, ai ishte i zhgënjyer dhe thjesht nuk mund ta kuptonte si mund të refuzohej një shans I tillë. Ai ishte një tifoz i infrastrukturës. Ndryshimi më i madh midis Margareth Thetcher dhe babait tim ishte se ai nuk e kuptoi kurrë sesi britanikët e lanë pas dore infrastrukturën e tyre. I dukej e paimagjinueshme. Infrastruktura per tim atë ishte çelësi për gjithçka.

Në 1985 babai juaj e vizitoi Shqipërinë sërish, me ju. Cili ishte qëllimi i vizitës së dytë? Turistë sërish?

Jo, kjo vizitë ishte vetëm politike. Nuk u kthyem kurrë për qëllime turistike sepse ishte e qartë që e pëlqyem vendin, por nuk donim të isha nën kujdesin e qeverisë komuniste kur udhëtonim si turistë.

Në vizitën e dytë, babai juaj takoi politikanë?

Ai takoi Ramiz Alinë por ishte e qartë që shqiptarët nën rregjimin komunist nuk do të pranonin.

Kur ishte momenti kur babai juaj u dorëzua?

Asnjëherë nuk u dorëzua. Mendonte se diçka që nuk e bën sot, mund ta bësh nesër. Im atë vdiq përpara rënies së komunizmit. Për mua ishte emocionuese të shihja pamjet e shqiptarëve duke mirëpritur James Baker. O Zot, mendova. I kisha dëgjuar shqiptarët të thonin se merikanët ishin djalli në tokë. E mbaj mend profesor Budën duke thënë se ne luftojmë kundër amerikanëve. Për mua ishte mikpritja më emocionuese që bërë ndonjëherë për një të huaj në gjithë vendet komuniste. Ajo pritje ndryshoi gjithcka. Ndryshoi Shqipërinë.

Në vizitën tuaj të dytë në 1985 këtu, zoti Strauss e konsultoi idenë e tij me qeverinë gjermane po ashtu, me qeverinë federale. Ata donin ta ndihmonin apo donin që të mundej komunizmi?

Ishte gjithmonë e qartë që kjo ishte një mënyrë për të rrëzuar komunizmin, sepse kur ke nevojë për rrugë, duhet të vijnë inxhinierë gjermanë do jetojnë në atë vend. Fillojnë lidhjet sociale me shqiptarët

Pse kishin interes të lartë për Shqipërinë dhe jo për ndonjë vend tjetër të bllokut lindor komunist?

Mendoj se ishte mënyra e sinqertë me të cilën shqiptarët ju prezantuan. Nuk kishte hile. Babai im e pa mundësinë të sillte dritë në errësirë, ta ndryshonte vendin më komunist në Europë, ta kthente përmbys, për të parë mundësitë e mëdha, për ta rrëzuar komunizmin. Le të themi, nëse kjo do kishte funksionuar, historia është ashtu siç është nuk e c’bëjmë dot, por në ato kushte nëse kthehej një vend si Shqipëria, do të ishte një sinjal shprese edhe për në Rumani, Bullgarinë. Të gjithë do thonin që këto gjëra po funksionojnë në Shqipëri. Në Shqipëri, e cila ishte më e varfra më parë. Ky ishte mesazhi që im atë donte të jepte.

Mbani mend ndonjë bisedë me të për Shqipërinë. Çfarë ju tha kur pa që zyrtarët komunistë shqiptarë ishin kundër hapjes?

Ai verëjti se shqiptarët ishin zemërthyer dhe pa mundësinë për të ndërtuar diçka këtu. Edhe nga historia ky vend ishte 500 vjet i pushtuar nga turqit dhe ishte normale që çdokush të ishte skeptik për shtetin.

A tha ndonjëherë që ata po bëjnë një gabim shumë të madh saqë do pendohen?

Mendonte se ishte një gabim shumë I madh, por jo se do pendoheshin.

Zoti Shtrauss, në këto 30 vjet jeni kthyer disa herë në Shqipëri. 2014 shënon 30 vjetorin e vizitës së babait tuaj.

Kam gjetur miq të mirë. Emri i mikut tim të hershëm është Isuf Berberi. E kam njohur pas vitit 2000. Vajza ime është këtë radhë me mua dhe gjithashtu më pëlqen inisiativa dhe miqësia me Kryetarin Ilir Meta me të cilin kam patur biseda të gjata. Më parë edhe me kryeministrin Berisha dhe me kryeministrin Edi Rama. Nuk jam pjesë e lojës politike në Shqipëri.

Keni shkuar në jug, në bregdet?

Jo nuk kemi kohë të shkojmë. Kemi disa punë këtu, por që janë të ndërlikuara. Çështja është kthyer shumë e komplikuar duke parë zhvillimin e tregjeve.

Është diçka që doni ta ndani me publikun apo janë diskutime?
Diskutimi është i hapur. Koncepti ekzistencial nuk funksionon.

Investime gjermane apo?
Ju keni shumë investime këtu, por sipas zhvillimeve të reja të energjisë së rinovueshme, i gjithë koncepti shqiptar i hidrocentraleve pranë lumenjve është i pamundur. Shqipëria ka inxhinierë të mire, por dy plus dy bëjnë katër në Shqipëri ashtu edhe në Gjermani. I gjithë plani është bërë me kushtet e vjetra të tregut. Sot financuesit priren të subvencionojnë energjinë e rinovueshme të vlefshme në Europë.

Po por kostot e energjisë së rinovueshme janë më të larta?

Koncepti më i mirë për Shqipërinë është të jetë pjesë e këtij tregu bashkëkohor. Përdorimi i energjisë hidro të Shqipërisë është më e kushtueshmja kurse nga energjia e rinovueshme mund të marrësh energji me kosto të ulët.Dhe është më e qëndrueshme në afatgjatë. Është në kushtet e tregut.

Përse thatë që është shumë e komplikuar?
Duhet të lexosh të gjitha planet ekzistuese. Ato plane të cilat ka aprovuar qeveria, në mendimin tim nuk funksionojnë. Nuk ka mundësi për t’u financuar dhe sigurisht ato ekzistuese funksionojnë, gjithmonë kanë funksionuar por nëse investitorët janë të lumtur apo jo, nuk e di dhe nuk më intereson.

Qeveria e mëparshme ishte krenare që dha qindra liçenca për të ndërtuar hidrocentrale….

Një pyetje për ju. Keni parë ndonjë hidrocentral të përfunduar? Unë kam parë vetëm liçenca, nuk kam parë stacione.

Kjo vjen nga mungesa e fondeve për t’u ndërtuar apo?

Nuk mund të gjejnë financime në treg. Është e thjeshtë. Ideja e energjisë nëpërmjet burime hidrike është e kushtueshme

I keni ndarë mendimet tuaja me politikanët shqiptarë?

Kjo nuk është sekrete. Mendoj se më e mira tani është të rikonceptohen, ndoshta qeveria gjermane mund të ndihmojë në këtë. Kjo nuk mund të bëhet privatisht sepse ka nevojë për investime dhe planifikim serioz. Niveli i planifikimit është zero. Ju keni shumë letra, shumë kompjutera, por pak burime të ardhurash. Mendoj se kjo duhet bërë në Shqipëri. Nëse do të ishin ndërtuar në ato vite me paratë e ofruar nga babai im atëherë Shqipëria do të ishte lojtare në treg. Mundësi e humbur.

Cila është përshtypja juaj për Shqipërinë, për Tiranën?

Është shumë pozitive sepse kudo ku shkon sheh jetë, njerëz që jetojnë, disa të varfër, disa në kushte më të mira. Shoh që është një vend në zhvillim me gjithë këtë energji, e sharm, në disa raste është kaotike për ne, por në fund funksionon.

Shumë Mercedes përreth?

Kur isha këtu në 2004, kishte më shumë. Sot ka më pak Mercedes në qarkullim. Mendoj se Mercedesi është akoma një status në Shqipëri.

Një pyetje hipotetike dhe nuk e di nëse mund të më jepni një përgjigje. Nëse babai juaj do të shihte Shqipërinë sot, çfarë do të thoshte?

Ai do të ishte i lumtur, shumë i lumtur të shihte si ka ndryshuar në këto vite. Edhe pse me probleme, prap është një vend paqësor.

Ju bën të ktheheni sërish?
Më bën të kthehem sërish, miqtë e mi dhe Ilir Meta sigurisht. Do sjell përsëri vajzën time. Janë përshtypjet e një vajze të re. Në kohën tonë ne i njihnim të gjithë politikanët sepse ata ishin shumë të rëndësishëm. Ndërsa të rinjtë e sotëm nuk ua dinë as emrat politikanëve. Kjo ndodh ngaqë jeta nuk varet më prej tyre.

Kjo nuk është e vërtetë në Shqipëri. Të gjithë i njohin të gjithë politikanët.

Ju jeni akoma më të politizuar se ne. Vajza ime interesohet pak për politikën. Kjo është një shenjë e mirë sepse kur politika të ndalon ose të zvogëlon mundësitë, atëherë i njeh ata.
Meqë pata mundësinë t’ju intervistoja. Gjithmonë thuhet që vendet komuniste vujanë edhe pasojat e mentalitetit të prapambetur.

Për shembull në Gjermani a vazhdon që pjesa lindore të jetë më e prapambetur se ajo perëndimore?

Po. Kjo është shumë e vështirë. Ne menduam se do të ishte më e lehtë dhe mos harroni një avantazh të madh që gjermanolindorët patën. U bashkuan në fillim të viteve 1990. Isha në fjalimin që mbajti pasardhësi i babait tim. Pranë meje ishte dikush që më pyeti; jeni jurist dhe mund të na formuloni një draft kushtetutë. E pashë dhe i thashë, po mundem. Kam një anëtar të firmës sime ligjore që mund ta bëjë shumë mirë. Kjo është makina e fotokopjes. Kjo do të thoshte se ata duhet të hynin në një sistem funksional. Në Shqipëri, Poloni dhe gjithë këto vende, ju duhet të kopjoni gjithë ligjet , rregullat dhe të filloni t’i jetoni ato. Në Gjermani mundeshim të dërgonim me qindra mijëra civilë në pjesën lindore të ndërtonin administratën. Në Shqipëri ju duhet të gjeni shqiptarë. Për shkak të problemeve politike, ju pushoni çdo punonjës administrate pasi ndërrohet qeveria.Kjo frymë nuk mund t’ju krijojë stabilitetin që kemi ne. Në Gjermani administrata i mbijetoi edhe sistemit nazist të Hitlerit. Ky është problemi i vërtetë dhe njëkohësisht çfarë shihni sot të diskutohet. Debatojnë për ekonominë, krizën etj por me mundësitë, internetin dhe udhëtimet, edhe shtimi i mundësive për të udhëtuar me cmime më të lira tregon se ekonomia ka vend aty ku shteti funksionon. Përndryshe duhet të jetosh me pasuri nëntokësore. Mineralet të cmuar gjen edhe në pjesën më të errët të Afrikës ku nxjerrin diamante, por nëse do që të kesh një vend të zhvilluar, atëherë duhet të kesh sistem ekzistues shoqëror, programe pensionesh, stabilitet, besim të qytetarëve tek institucionet. Mendoj se shqiptarët kanë arritur diçka por ka ende shumë punë për të bërë.

40 komente në “INTERVISTA/ Flet djali i ish-kancelarit gjerman: Si u refuzuan milionat e Shtraus dhe zhgënjimi i tij”

  1. Dielli mbi KORAB says:

    Shtrausi nuk ka qen asnjeher Kancelar i Gjermanise,por vetem kanditat per Kancelar.
    Franz Josef Strauß,wurde am 2. Juli 1979 von der CDU/CSU-Fraktion des Deutschen Bundestages als erster Kanzlerkandidat der CSU für die Unionsparteien nominiert.
    Als Kanzlerkandidat war Strauß sehr polarisierend. Trotz eines guten Wahlergebnisses gelang es ihm nicht, die FDP als Koalitionspartner zu gewinnen und eine Regierung zu bilden. Bis zu seinem Tod 1988 blieb Strauß Ministerpräsident in Bayern und Vorsitzender der CSU.

    1. stela says:

      Po kush tha, o korab. Ka qene kandidat i forte per kanzelar dhe njerezit ne ate kohe thonin :

      Landesvater ist zu klein,
      F.J.S. soll Kanzler sein!

  2. DRTN74 says:

    PAS 30VITESH PO PERSERITET MBESHTETJA E FORTE E GJERMANISE PER SHQIPERINE.DO ZOTI NUK I BIE NE DORE ILIR METES SE KY DJALI PASKA RENE NE BATAKUN E “FLORIRIT”

  3. Opinionisti says:

    Po Rusët c’mendim kishin?

    Ilva lexo ndonje gje perpara se te marresh persiper intervista te tilla.

    1. Argita_B says:

      Ilva Tare ka nje kulture te pergjitheshme mbi mesateren sigurisht, pasi ushtron profesionin e gazetares.
      Intervista eshte e thjesht nje njohje e publikut me nje pjese te se vertetes per viziten e Straus ne periudhen komuniste.
      I biri ka ardhur sot ne Shqiperi per te festuar 30 vjetorin e vizites te Stras ne ate periudhe dhe ne te njeten kohe te beje lobby per biznes ne fushen e energjitikes.
      Tare duhej te kishte pergatitur me mire intervisten dhe per mendimin tim te kishte ftuar ne studio nje specialist te fushes.
      Stras Junior deklaron se Qeveria shqiptare duhet te rishikoje strategjine e zhvillimit te energjitikes shqiptare. Thote gjithashtu se jane dhene shume liçensa per ndertimin me koncesion te hidrocentraleve dhe nuk eshte ndertuar asnje!
      Ne thelb deri ketu ka te drejte (me perjashtim te ndertimeve te hidrocentraleve te Ashtes nga Venrbund kompani austriake).
      Aty ku Straus deformon te verteten (dhe Tare ka nevoje per analizen e specialisteve te energjitikes) eshte kur thote se energjia hidrike ka kosto me te larte se energjite e rinovueshme!!
      Se pari, energjia e prodhuar nga hidrocentralet eshte energji e rinovueshme, dhe kete fakt nuk ka nevoje te jesh specialist i mirefillte per ta ditur.
      Se dyti, sot ne bote energjia me e lire e prodhuar eshte energjia hidrike se bashku me energjine e centraleve nukleare (dhe pse per kete duhet bere transparence per llogaritjen e kostove reale te trajtimit te mbetjeve).
      Kosto e prodhimit te energjise hidrike sot eshte rreth 4.5 cent /kwh.
      Kosto e prodhimit nepermjet eres eshte rreth 15 cents kwh, ajo prej paneleve djellore fotovoltaike rreth 18 cents.
      Jetegjatesia e nje centrali hidraulik eshte rreth 100 vjet, ajo e paneleve djellore rreth 30 vjet!
      Pra Straus ben hapur lobbing per projektet e klaneve qe prezanton dhe deformon te verteten.
      Nese perballe do te kishte nje specialist te sektorit te energjitikes Straus do ta kishte te veshtire te jepte prova per ato qe deklaron ne lidhje me kostot e prodhimit.

      1. ledi says:

        jam plotesisht dakort me Argiten persa i perket kostove, por dua te shtoj se “miqte” qe ka permendur Isuf-in ka ne zoterim licencen per ndertimin e fabrikes se cimentos ne Torovice te shkodres qe akoma nuk e ka mbaruar edhe pse ka disa vite qe e ka marre.
        nese gjarmania do perfaqesohet me keta investitore qe kane miq si keta qe u permenden me lart atehere me mire te bashkepunojme me Kinezet.

  4. DREJTESI says:

    Ah mor gjermon!
    Çpate qe ike me 29 Nentor 1944?
    Na le ne erresire atehere dhe kur u ktheve ne 1984,prape ne erresire na gjete.
    Tani çka,kemi ndezur ca drita,por prape kemi shume nevoje per ty. Mos ju nda ketyre njerezve,jane mikprites dhe e duan me te vertete punen. Por kur eshte dikush qe di te drejtoje ama,ja ,si puna juaj gjermono!

  5. Daniel says:

    Pyet mikun tend se te sqaron ai per ndryshimet ne administrata dhe per mos funksionimin e shtetit shqiptar.respekte per babain tend se paska qene burre qe i ka dashur shqiptaret por po je mik i ilir metes me duket se ke ardhur per te na vjedhur.po je aq naiv sa te besosh se do te ndihmojne pa i paguar perqindjet ose pa u bere ortak do te rrotullojne dhe do te percjellin bosh.

  6. pelasgian says:

    Per vet faktin qe komunizmi kishte vendos rrenje ne serbi dhe ne te gjithe vendet sllave dhe komandohej nga rusia (shkaktari kryesor i te gjithe vuajtjeve tona qysh nga viti famekeq 1878) ne duhet te kishim perqafu me fanatizem ekstrem idet e perendimorve duke pas fatin qe vet Jugosllavia u largua nga Moska dhe Rusia ishte larg per te nderhy ashtu sic beri ne Ceki ( popull sllav qe edhe pse i shtypur nga gjermanet gjate gjithe historise prap preferonin me shume sistemin perendimor dhe gjerman sesa ate rus ). Shqiptaret si gjithmon ne krahun e gabuar te historise vetem e vetem per manine e pushtetit personal mbi nje bythe vend si Shqiperia . Imagjinoni tani nese ne do te kishim pas mundesine e nje superfuqie si Amerika apo Brss …popujt e tjere do ti kishim kthy skllever si qemoti.

  7. ilir says:

    Zonja Ilva duhet te dinte qe Shtrausi ne Shqiperi u kthye per her te dyte ne vitin 1987 dhe jo ne 1985 sic thot ajo ne intervist.E cuditeshme se si dhe i intervistuari bie dakort me kete date!!
    Natyrisht qe OK per pritjen qe ju be e dhe Enveri.
    Thon qe kundershtari me i madh i pranimit te ofertave te tij ne 87 nuk ishte Manushi por Foto Çami.

  8. agostin says:

    Akoma genjejme vehten ,se te huajt mahniten mbas bregdetit tone.Injoranti E.Hoxha ,dhe pasuesit qe la si :Ramiz ALIA ,Dhe Sali Bin Berisha ,kane preferuar mashtruesit turq si investitore,dhe jo GJermanet serioze, dhe te pa komprometushem .Prandaj Shqiperia i ngjane me shume nje vendi te lindjes se mesme ,se sa nje vendi europjane

  9. plaku says:

    Nuk e lexova intervisten. Por nga fotografia di me siguri se :
    _ Maks Straussi, ne fotografi me Edin, eshte futur ne burg disa vite sepse ka ndihmuar te jatin per te shitur tanke gjermane ne Arabi Saudite dhe kane marre rushfet disa miljona.
    – I jati i Maks Straussit nuk ka qene kurre kanzelari i Republikes Federale Gjermane por vetem kryeministri i Landit te Bayernit. Ka qene njeri me tendenca shume te forta te djathta.
    – Di, gjithashtu se edhe e bija eshte marre me politike deri ne rangje te larta ne Landin e Bayernit dhe se tani nuk ka shume influence ne politiken e Landit te Bayernit.
    – Kuptohet se informacjone shume me te sakta, ne se ka kohe, mund te japi Claus. Me thene te verteten mendoj se nuk ja vlen te shkoj ne Google dhe te kerkoj informacjon te metejshem.

    Pershendetje

  10. Elio Gora says:

    Ah more zoteri.Kesaj i thone te flasesh kaluar.Eshte e disata here qe interesojme kete njeri ne vite te ndryshme.Eshte e qarte se kreret komuniste,nuk mund te pranonin ndihma financiare te shoqeruara me kushte politike.Eshte e kuprueshme:E c`ju duheshe atyre ndihma financiare kur mendonin qe do te linin privilegjet qe u kishte krijuar sistemi komunist?Per here te pare kete here del qarte se propozimi per te financuar ne Shqiperi,kishte qellimin kryesor rrezimin e shtetit komunist.Nese do te perkrahej propozimi i babait tim-na thote miku gjerman sot Shqiperia do ta kishte me te lehte etj,etj.Une do ti bija shkurt:Le te ishin bere investimet gjermane ne Shqiperi vetem duke menduar popullsine e ketij vendi,ato do te ngeleshin,sepse komunizmi po mbante ere kalbesire dhe lideret komuniste do te kishin shkuar ne te semes dhe investimi do te kishte ngelur.E dyta qe me beri pershtypje n ga kjo interviste eshte momenti kur nga lideri komunist permendet demshperblimi ne lidhje me luften e dyte boterore.E perse na duhej perdorur ironia nga miku gjerman,ne nje kohe qe sipas ligeve nderkombetare shume vende te demtuar nga lufta u demshperblyen,pervec Shqiperise pa perkrahje dhe qe beri luuften pa ndihmen e asnje ushtari rus.Por me qesharakja nga kjo interviste eshte se miku gjerman na paska evidentuar si lider te pershtatshem Ilir Meten.Nese gazetarja do te ishte pak me e “pasjellshme” duhet ti kujtonte se kush eshte Ilir Meta dhe ti rekomandonte mikut gjerman qe para se te vinte ne Shqiperi te njihej me shtypin shqiptar te ketyre viteve te fundit.Ja keshtu na i duan “te miren” te huajt ne.Vjen tjetri nga ana e anes dhe na leshon “nje fende” ne nje kohe qedeklaron se une nuk bie kollaj ne gracken e politikes.Shpresoj qe kur te beje viziten e rradhes,te mos na i perserise me perallen e mundesise e shansit qe humbi Shqiperia qysh ne vitet e komunizmit.Komunizmi u harua.Nese e doni kete popull qe te integrohet me popujt e tjere,investoni,keni krahun e lire te punes.Nese nuk e beni kete,mos na cani derrasa.

  11. tani.deutschland says:

    Wann war Franz Josef Strauss mal deutscher Kanzler?!
    Kur ka qene ndonjehere Franz Josef Straussi kanzelar i Gjermenise?!

    APO GAZETARET SHQIPTARE NGATERRROJNE BAVARINE ME GJERMANINE.

    Hajde vazhdo te lezosh artikullin me tutje po deshe.
    TUNG SHQIPE

  12. malukati says:

    Maks…nuk eshte ndonje gje e re qe po na thua…
    si puna e nje lajmerimi tek lost and found “me ka humbur kanarina kush e gjen te ma ktheje mua…”

    ne fakt kur ka qene hera e fundit qe shqipot jane treguar te zgjuar ?

    Agoll….majmuni majmuni ? ? ?

  13. haki says:

    Po a e dini ju te rijte sot se kush e perzuri Strausin e madh E perzune eterit e bijve bastarde qe sot sundojne shqiperine Ja keto qe sot si krokodili kujtohen per Strausin e gjermanine Mos u mashtroni nga fasada se kete kan lejtmotiv keta bastarde -pushtetmbajtes

    1. m m says:

      mire e thua Haki…pushtuesit gjermane i perzune eterit e lavdishem te ketyre legenave sot…besoj qe se bashku me gjeramnet ne 1944 duhet te jete shporur edhe gjysgi ose babai yt tradhetare e kolaboracionist…Keta jane legena se nuk te vune ne hudut ty dhe shpuren e hajduteve berishjane

  14. cukali says:

    …e kujt ia thua more mik !? Shqiptareve !! Harroje..!!
    Shqiperia as ka qene,as nuk eshte dhe as nuk do te behet…per shqiperine,me mire le te themi sic ka thene Bismarku ” shprehje gjeografike ” apo, shqiperia pa shqiptare…!!

  15. Daja says:

    Mu kujtua ajo fjala e urte popullore — I zoti e jep, tellalli se jep —

  16. xhoni says:

    Do ishim bo njerez por ne jemi te keqet e vetes prandaj nuk kemi per tu bo ndonje here.Regjimi komunist kishte frike se mos largohej dhe prandaj Ramiz Alia nuk i dha pergjigje pozitive Gjermaneve por mire kesaj por na ngjeshi dhe Saliun pastaj serbi vuri serbin dhe ne sot jemi ketu ku jemi.Me te vertete kemi ndryshuar por jemi akoma xhungel.Kush ka qene ne gjermani e kupton se cdo te thote fjala shtet.

  17. Laver Stroka says:

    Te shkretet ne, presim te na shpetojne te tjeret! Pritem cekun e bardhe, pritem Bejker e me radhe. Ndrruam emra vendesh dhe rrugesh per ti nderuar mysafiret. Perseri keq e mos me keq! Shpresa vdes e fundit! Le ta provojme edhe kete! Nje shprese me shume, nje enderr me sy hapur! Edhe me endrra dhe genjeshtra shtyhet jeta per te mjeret.

  18. legali says:

    mire enveri e ramizi dy idiotet e thekur komuniste por keta aktualet jane edhe me idote me shpellaret e vicidollit dhe tos marmallaten – plehra historike…

  19. A.L says:

    Ndoshta duhet te udhetosh serish qe t’i shohesh. Kane perfunduar 70 te tille dhe njerin prej tyre ne Ashte – kompania Austriake Verbund.

  20. oskeola says:

    Po te kesh patur biseda nte gjata me ilir meten,paske gjetur shokun,njeriun qe perpiqet per veten e tij dhe per ata qe e rethojne per nje hajdut me patente dua te them.

  21. Prelilo Luaras says:

    Shume i zgjuar dhe me kembe ne toke.
    Miq te tille ne duhet ti ruajme, se ata na kane njohur cilesine tone me te larte, Respektin dhe Mirnjohjen.

  22. Vunoi says:

    Vizite “private” e interesuar per investim 100 milion marka?
    Babai jot erdhi I deleguar,perfaqesues i perendimit,zyrtarisht
    detyra e tije ishte fillimi i ktheses se lindjes.Shqiperia ishte vendi me I vogel,me I varfer dhe me me pak kosto per perendimin.Perfaqesuesi real i pales Shqipetare ishte Sofokli Lazeri.N.Hoxha R.Alia e vleresuan
    si kercenim te pushtetit te tyre ndryshimin mbasi garancia e dhene nga Shtrausi nuk ishte e mjaftueshme per ta.

    Miku jot Meta,!kjo tregon se o nuk e njeh realitetin Shqiptar perderi sa asoseciohesh me Meten, ose je nje brume si ai.

  23. Marko Boçari says:

    Te gjitha qytetet SHQIPTARE anemban neper ballkan duhet te organizojne autobuze te mbuluar me shkrime per mirseardhje per Papen dhe prezencen e tyre ne “Meshen e Madhe Historike” qe Qe te shpjegohem me mire po ju jap disa shembuj: “PRESHEVA I URON MIRSEARDHJEN PAPA FRANCESKUT”,…” MANASTIRI MIREPRET ATIN E SHENJTE”,…. emrat e qyteteve mund te jen te shumte dhe te miremenduar nga organizatoret e pritjes se Atit Te Shenjte psh, Ulqini, Kumanova, Bujanovci,Ohri,Mitrovica,Shkupi pse jo dhe qytetet e CAMERISE.
    Organizatoret duhet te bejne perpjekje per nje pjesmarje sa me masive Panshqiptare qe do trokiste zhurmshem ne mediat boterore qe do jen prezent por dhe do fshinte cdo lloj dyshimi mbi fondamentalizmin mysliman apo ortodoks te shqiptareve.

    I HAVE THE DREAM…. Meqenese ne 4 shtator mbushen 10-vjet, do te doja ta shihja bulevardin plot si ATEHERE, nga sheshi Nene Tereza deri tek sheshin Skenderbej, pa asnje lloj frenimi fetar, krahinor apo politik. Njesoj si ne shtator te 2004 kur turperuam greqërit kampion te Europes 2-1.Qe ti themi edhe nje herë njeri-tjetrit “UNE ISHA ATE DITE”

    KUSHTRIMI TE JET–TE GJITH NE BULEVARD

  24. Une says:

    Kredi te bute 60-70 milione dollare ne vit. Tall b… ky apo cfare? Paskan ardhur edhe me pantallona te shkurtra.

  25. Kalorsi Foruna says:

    Flet ti o vella drejt, por kete vend e kane zaptuar PIRATET. Piratet vetem te shfrytezojne, shkaterrojne, ngaterrojne dhe te vjedhin…..

  26. alfredi says:

    Mire e thua or mik vllai , po kujt ja thua mor aman………!!!!!!!!!

  27. herrn Steinamyer says:

    Foli murit, foli gurit me shqipot…..

  28. qytetari says:

    Shans vertet i humbur, kur e lexoj me emocionon….nj tren qe nuk e kapem por sic tha Rama treni ben xhiron dhe kthehet prape ne stacion, prandaj eshte koha per ta kapur… eshte shansi yne i madh ne kohen e duhur dhe me liderin e duhur….

  29. aqif kopertpni says:

    Te Dhjere por krenare.

  30. majlinda says:

    Interviste e shkelqyer. Njerez puntore qe diten ta bejne Gjermanine me te mirin vend ne bote ne te gjitha fushat. Jane vete Gjermanet qe punojne, nuk presin nga politika. Ne duhet te mendojme dhe punojme si Gjermanet, ndryshe nuk kemi te ardhme, ose do ta kemi shume te larget.

    1. m m says:

      mos u sugjestiono kaq shume,majlinda…gjermanine e beri ari i gjithe botes,qe ushtria naziste e transportonte per pese vjet me rradhe drejt bangave sekrete te berlinit…

  31. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    ME SALIUN DO BEHET SHTET QE SHKATERROI CDO GJE ,,,,ATE QE THANE KOMUNISTET NE ATO VITE ,,,,
    PERSERITI SALIU MBAS 30 VJETESH ,,,,VRAU VODHI SHQIPETARET ,,,, DHE ME PATURPESINE ME TE MADHE
    THA VIJME MBAS GJERMANISE ,,,,,,DHE PASTRUESIT E RRUGEVE TE GJERMANISE TE DREJTONIN
    SHQIPERINE NUK DO ISHTE KJO QE ESHTE SOT ,,,,MESJETE ,,,,E KATANDISEN GJIN GJONET ,,,,,,,,,,

  32. rid says:

    asnje ketu nuk nuk i ben pyetjen vehtes; po greku qe pjesen me te madhe te ndihmave(kredive, sepse sipas interesit perdorin edhe termat) e ka nga gjermanet si perfundoi? kur ishte per te marre leket e investuara nuk pyeten per mizerjen ku do te zhytej greqia.ndersa me ne do silleshin me ndryshe si “miq” se ne jemi “me te fisem” nga te gjithe. ne do na jepnin ndihme dhe ne do benim qejf dhe do t’ti kthenim kur te na donte qejfi, dhe ky miku i metes mendon se keto gjera do i besojme (ka njefare te drejte se ke plot budallenj qe besojne). dhe ne fund na tregon perralla me energji te rinovueshme(sepse gjermania eshte prodhuesi me i madh i paneleve solare ne evrope)per te bere lobizem.

  33. satemireqenkanketanazistet says:

    po ky nga xhepi i tij per te bere sevap do na i jepte ato leke qe ne i refuzuam ?

  34. liri drejtesi says:

    Djali i Shtrausit kur erdhi ne Shqiperi ishte nje cunak me te cilin kemi pire birra te veranda e Hotel “Dajti”, pyesni kamarieret e asaj kohe, deri ne ora 3 te mengjesit, ku ishte i pranishem edhe drejtori i pergjithshem i “Benzit”, nje king burre, dhe shume aktiv, edhe koordinator, muaj te tera pas viztes se pare. Te gjithe, per aresye nga me idiotet, e ngaterrojne djalin e Shtrausit me Shkelzen Berishen apo femije te tjere baballaresh-lidere-popullor!
    Po e perseris: djali i Shtrausit ishte djali i babait por nuk ishte pjese e delegacionit – aspak. Dhe Shtrausi ishte nga ai lloj malli me vlere saqe nuk bente shok-politik te birin, i cili as nuk e kuptonte pse ishte ne Shqiperi – vecse per turizem.
    Ne viziten e dyte Shtrausi erdhi me nje avion te vogel, privat qe e pilotonte vete, dhe na e beri me dore sapo ndaloi skic me godinen e atehershme te aeroportit, dhe ne e pershendetem duke pare me syrin tjeter …; ne krah kishte nje leshverdhe te pjekur, te hijeshme dhe teresisht seksi. Pse nuk flet njeri per ate zonje dhe pse nuk e intervistojne, sepse ajo dinte ngjyren e mbathjeve e te tjera te linjta te Shtrausit?
    Boll me sajesa spetakolare, te zeme udhen e se vertetes, dhe, me respekt per te vdekurit. Nuk i behet nder Shtrausit dhe as Gjermanise me broculla sintetike. Nese ne nuk kuptojme, ose jemi karakatina politike nuk kemi pse i bejme dem edhe kultures Gjermane. Ato qe na bashkojne jane interesat dypaleshe. Ketu te mbahemi fort, po tye dime!
    Te vjen keq gjithashtu edhe per deklarimet zyrtare foshnjarake te Rames dhe Metes, ndaj historise se marredhenieve te viteve 1980 te Shqiperise me Gjermanine.
    Hitleri kur e gjente veten ngushte ne bisedat me keshilltaret apo politikberesit e tij i akuzonte ata: komuniste!
    Germo Tare germo se genjeshtra eshte nena e se vertets!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje