PD, akuza Ramës: Të hetohen zyrat e PS, janë kthyer në punishte të favoreve të oligarkëve

24 Gusht 2014, 12:12Politika TEMA

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama në lidhje me atë që partia më e madhe opozitare e konsideron si ngritjen e sistemit të partisë shtet.Partia Demokratike protestoi para zyrës së Partisë Socialiste në Sarandë ku përfaqësuesi i deputetit Koco Kokëdhima, Agron Cane kërkoi favor seksual me një të mitur, në këmbim të një vendi pune.

Partia Demokratike e konsideron këtë një akt të rëndë, një shenjë të ngritjes në sistem të Partisë-Shtet, që nuk mund të kalohet me një tëeeter nga Kryeministri.

Koordinatori për Ndihmë Ligjore, Ervin Salianji kërkoi drejtësi të shpejtë dhe hetim të të gjithë zyrave të Partisë Socialiste në rrethe, dhe hetim te mekanizmit joligjor që ato aplikojnë për punësimet, e shërbimet e tjera.

“Jemi sot këtu për t’iu bashkangjitur shqetësimit të qytetarëve të Sarandës dhe për t’i thënë edhe njëherë tjetër kryeministrit që ngjarja e skandalit seksual ku oligarkët në veprim, oligarkët e tij lokalë,  për ne, për shoqërinë shqiptare është një ngjarje e cila nuk mund të kalohet me një cicërimë në tëitter.

Për ne kjo është skenë krimi. Ministri i papunësisë dhe i dramave sociale, i cili është tellalli i kryeministrit nuk mund të dalë dhe të shajë opozitën. Qytetarët kërkojnë punë ai u ofron shifra.Qytetarët shkojnë në zyrat e punësimit këta u kërkojnë para, u kërkojnë favore seksuale në këmbim të punës.Kanë kthyer dhe po glorifikojnë nocionin e partisë-shtet. Çdo gjë në këtë qytet  por dhe në gjithë Shqipërinë po bëhet në zyrat e  Partisë Socialiste.

Më të rëndë situatën e bën që këta oligarkë pasi e kanë kryer veprimin kërkojnë të stigmatizojnë  dhe të fyejnë qytetaren e cila pati kurajon që t’i denoncojë ashtu si shumë qytetarë të tjerë që për shkak të frikës dhe terrorit nuk arrijnë ta bëjnë. Partia Demokratike kërkon drejtësi të shpejtë për këtë çështje dhe kërkon hetim të plotë në të gjitha zyrat e Partisë Socialiste, të cilat janë kthyer në punishte të favoreve të oligarkëve në pushtet”, tha Salianji.

9 komente në “PD, akuza Ramës: Të hetohen zyrat e PS, janë kthyer në punishte të favoreve të oligarkëve”

  1. lola says:

    Ku keni gone ju me fol. Ju qe vrate per pushtet e duhet injorancen ne administrate. Ju Pisa te PD

    1. koli says:

      Ku Basha? Ku bashkia Tr? #bashadorehiqu

  2. bilua says:

    Pike e zeze.Keta te PD. kerkojne ta hetojne Ramen
    si Oligarke,kurse BE. e vleresone si ujet e paket.
    Ajde tani dhe me thoni ju mua:
    Ti besojme BE.qe na japin Para per zhvillim
    apo keta kopuket e PD.qe gjithmone kane menduar
    si ti xhvasin ato?

  3. KRETA says:

    shoku saliajni po smore dhe ylli pangon me vete nuk te beson dot njeri,mere yllin me vete qr ti qani hallin gocave te sarandes.ah harrova nuk i jep leje saliu se esht ne krye te punes dreijtor.by by ska me budallejn

  4. ohoho pasha says:

    Nuk ja vlen me tu komentosh.

  5. . says:

    ===========================================================

    -S’ju vjen Turp,
    jeni bere si Cete-Grash qe vetem “thashetheme” bejne.

    -Kjo eshte puna e partise ? … me vota te nje pakice populli ?

    -Ju Ceta-Veriore Injorante PD, beni keshtu per t’e fshehur vjedhjet dhe mashtrimet qe keni bere 23 vjet ?

    ==========================================================

  6. Kendveshtrim tjeter says:

    Hetimi duhet te filloi nga 2005!
    Ekzistojne listat e sekretarve te deputeteve,per shkarkimin e drejtuesve dhe punonjesve te thjeshte,emerimet e fanatikve partiak te PD-s.
    Lista me e fresket eshte ajo e Bashkise se Tiranes!

  7. xhino says:

    me ate te MBERTHECKAVE YYYYlli Pangon nuk dolet ndonjehere ju plera te demostronit per zyrat e ministrave tuaj ne ate kohe qe i kishin bere zyrat bordello dhe vatra bixhozi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje